Haradinaj: Kosova nuk do të kushtëzohet më për dialog

Periskopi.com Lajme

Ramush Haradinaj, i nominuari për kryeministër nga radhët e koalicionit AAK-PSD, ka takuar sonte qytetarët e Vushtrrisë.

Haradinaj, veç tjerash, ka folur edhe për logjikën e gabuar të udhëheqësve paraprakë të Kosovës për dialogun.

Ai ka thënë se ata kanë vënë standard të keq duke lejuar që Kosova të kushtëzohet për dialogun.

Tash, kur po kërkohet heqja e taksës për dialogun, ai thotë se këto kushtëzime më nuk do të ndodhin.

“Kërkohet qysh tash që ne të paguajmë diçka, për t’u kthyer në dialog me Serbinë. Është një logjikë e gabuar, që e kanë sjellë udhëheqësit e mëhershëm”, ka thënë Haradinaj në Rubikon.

 

Kërkohet që Serbia të kushtëzohet me kthimin e trupave të të pagjeturve

Periskopi.com Lajme

Familjarët e personave të pagjetur në Kosovë po kërkojnë nga Qeveria e Kosovës dhe Kryqi i Kuq Ndërkombëtar që të kushtëzojnë Serbinë me kthimin e trupave të familjarëve të tyre, të zhdukur që dy dekada. Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, është mbledhur ku përveç kërkesave të familjarëve, ka diskutuar edhe për shënimin e Ditës Ndërkombëtare për Persona të Pagjetur, dhe organizimin e saj, që do të mbahet më 30 gusht në Kosovë.

Të pashpresë dhe me lot në sy, morën pjesë edhe sot në mbledhje të komisionit, familjarë të personave të zhdukur dhe përfaqësues të shoqatave të tyre.

Ata kërkuan presion ndaj Serbisë, dhe kushtëzim me kthimin e trupave të më të dashurve të tyre.

Dy dekada pas përfundimit të luftës në Kosovë, ata po konsiderojnë që nuk po behët mjaftueshëm në zbardhjen e fatit të familjarëve të tyre të zhdukur.

Nysrete Kumnova, nga shoqata “Thirrjet e Nënave”,  u shpreh e shqetësuar për 300 mbetjet mortore në institutin e Mjekësisë Ligjore, për të cilat tha se nuk lejojnë që të varrosen diku, pa u bërë e ditur se kujt i takojnë.

“Për 300 mbetje mortore flitet që shumë vite, që janë të identifikuara, por nuk dihet kujt i përkasin. Pse nuk bëhet kjo zgjidhje, këtyre familjeve, që të kuptojmë ne për fatin e tyre, ne që vite të tëra kërkojmë, së paku po flas për vetën time, nëse vetëm një copë asht i gjendet birit tim Albionit, dua të ma ktheni, jo me i mbajt ato 300 mbetje mortore që nuk dihet kujt i takojnë, sepse ato dikujt I takojnë. Dhe nuk pajtohem që shumë shpesh flitet, që është mirë me I marr ato mbetje dhe me i varrosë diku, nuk do të lejojmë si familjarë këtë, sepse ato janë të dikujt”, tha ajo.

Ajo mori zotimin e këshilltarit të Ramush Haradinajt, Jahja Llukës, i cili i tha se askush nuk do të guxojë të prek ato mbetje mortore derisa nuk zbardhet fati i tyre.

Sipas tij, varrimi do të bëhet vetëm për ato mbetje që nuk janë pjesë e luftës.

“300 mbetje mortore që janë nuk guxojnë me u prek derisa nuk zbardhet fati dhe nuk kryhen procedurat e duhura”, tha ai.

Nysrete Kumnova foli edhe për mbështetjen shtetërore që Qeveria Haradinaj u ka premtuar, për rritjen e pensioneve për familjet e personave të pagjetur.

“Ne e dimë që Qeveria është në rënie, por lidhet me takimin e fundit që e kemi pas, kemi biseduar dhe kemi harmonizuar që si komision, si anëtarë, për rritjen e pensioneve të familjeve të pagjeturve. Fatkeqësisht kjo ndoshta ka dështuar, por ishalla jo, e kam një pyetje për zotin Jahja Lluka pasi është i partisë që i takon kryeministri, a do të vazhdojë kjo rritja e pagave të familjeve të të pagjeturve,. Apo do të ngelemi kështu si kemi qenë, pa fëmijë dhe të varfër”, tha ajo.

Jahja Lluka tha se grupi punues do të përfundojë punën e tij, pavarësisht që qeveria është në dorëheqje.

Sipas tij, qeveria ka kryer punën e saj dhe ka miratuar propozimin e grupit punues që në ligjin e ri për pensionet, të përfshihet rritja për këtë kategori.

“Koncept dokumenti është përfunduar dhe aprovuar në Qeveri, po e presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese, nuk dua ta politizoj takimin, grupi punues për përgatitjen e ligjit është themeluar , funksion, punon dhe do ta përgatisë ligjin dhe dhashtë Zoti sa më shpejtë të kryhen zgjedhjet dhe nuk e besoj që Parlamenti I Kosovës, pa marrë parasysh në çfarë përbërje do të jetë, edhe kush do ta udhëheq këtë qeverinë e ardhshme, dhe kush do ta aprovojë këtë ligj, mirëpo pa e aprovuar Parlamenti ligjin e ri me ndryshimet që janë propozuar, nuk ka me pas rritje”, tha ai.

Në mbledhjen e sotme të komisionit u diskutua edhe për shënimin e 30 gushtit, Ditës Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur, ku do të formohet një këshill organizativ.

Kryetari i Komisionit, Prenk Gjetaj propozoi që pjesë e këshillit organizativ të jenë të gjithë anëtarët e komisionit, dhe përfaqësues të familjarëve.

Por, përfaqësuesi i familjeve serbe të personave të zhdukur, Millorad Trifunoviq, bëri të ditur që në të njëjtën ditë do të marrë pjesë në një promovim të një libri, ku ai ka dhënë deklaratë, dhe nuk mund të marrë pjesë në organizmin e 30 gushtit.

E kjo bëri që këshilltari i Haradinajt, Jahja lluka dhe kryetari i komisionit Prenk Gjetaj, të kenë mosmarrëveshje.

“Ky propozim i juaji, zoti kryetar, është mos me thënë propozim i pastër komunist, krejt jemi, askush nuk jemi. Milloradi pot ë thotë unë nuk jam, tip o thua edhe Milloradi, ai tha jam i zënë, se tash po bëhem përkthyes i Milloradit, i ka punët e veta, mos bëni komision komiteti qendror me 30 vetë, sepse nuk keni me bo kushedi çfarë pune, keni me bo një organizim dhe shoqatat kanë me bo punën kryesore. Qysh ja keni fillu ky këshill ka me i pas 50 njerëz. Bëni një këshill organizativ dhe ndani detyrat për me kry punë, nëse doni kështu, po e di prej tash që punë ka me pas pak ose kam e i kry dikush tjetër, e këta që do të jenë në këto letra, pak punë kanë me kry. Mos bëni kështu sepse jemi ngopur. Si kryetar I komisionit qite vetën së pari nëse jen ë gjendje me i kry punët, nëse s’je në gjendje, thuaj sikur Milloradi, kam me shku në promovim të librit”, tha ai.

Sipas tij, nuk ka nevojë të jenë më shumë se gjashtë ose shtatë persona.

“Këshilli organizativ, nuk do të thotë që në atë ditën konkrete, sikur tha Milloradi nuk jam, përgatitjet këshilli i bën për shënimin e ditës ndërkombëtare. Ai tha me 30 nuk jam”, tha  Gjetaj.

Kosova do të shënojë Ditën Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur më 30 gusht.

Në mbledhjen e sotme të komisionit u propozua që organizime për këtë ditë të ketë më shumë nëpër komuna, dhe jo të gjitha në kryeqytet.

Serbia kushtëzon dialogun me heqjen e taksës nga Kosova

Periskopi.com Lajme

Serbia nuk do pranojë propozimet e kushtëzuara të Brukselit për vazhdimin e dialogut për eurointegrime, madje edhe nëse procesi ngrin për një periudhë të gjatë, shkruan sot e përditshmja e Beogradit. V.Novosti.

Ky, sipas kësaj gazete, është qëndrim i paluhatur i autoriteteve të Beogradit, ndërsa pas ofertës së padenjë që iu bë presidentit Aleksandar Vuçiq, të dërguar përmes kanaleve diplomatike, që të pranojë vazhdimin e dialogut me shqiptarët e Kosovës, madje edhe nëse Prishtina nuk e tërheq vendimin fatal për rritjen e taksës për produktet nga Serbia, ndërsa si shpërblim Serbisë do t’i hapeshin tre kapituj në negociatat për anëtarësim në BE, vazhdon shkrimi në këtë gazetë.

Ministrja e ngarkuar për BE, Jadranka Joksimoviq i ka thënë “Novostit” se në implementimin e marrëveshjeve të Brukselit, që vendet anëtare të BE-së i marrin parasysh kur konstatojnë përparimin dhe numrin e kapitujve, Prishtina shihet qartë se jo vetëm nuk i zbaton me përgjegjësi, por me akte të njëanshme e minon jo vetëm dialogun, por edhe marrëdhëniet ekonomike të rajonit.

Sipas nënkryeministrit të Serbisë, Rasim Lajiq, “Këtu nuk bëhet fjalë vetëm se Prishtina nuk po zbaton marrëveshjet e arritura, por nga shkaqe politike shtron pengesa të reja në rrugën e tregtisë së lirë, që dëmtojnë të gjithë. Veprimet e tilla vënë në pyetje gjithë dialogun dhe procesin e normalizimit të marrëdhënieve midis serbëve e shqiptarëve”.

BE kushtëzon Serbinë për Kosovën

Bashkimi Evropian po e kushtëzon Serbinë dhe do të vazhdojë ta kushtëzojë integrimin e saj deri në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve që ka nënshkruar me Kosovën në negociatat e Brukselit. Kështu ka thënë në një prononcim për gazetën “Zëri” ministrja për Dialog, Edita Tahiri.

Periskopi.com Lajme

Në anën tjetër, pala serbe po refuzon që ta vazhdojë dialogun duke i ndjekur kushtet e Kosovës.

Sipas ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, janë disa tema si çështja e kufirit, dëmshpërblimet e luftës, etj, për të cilat Serbia as që do të flasë e lërë më të veprojë.

Megjithatë në Bruksel thonë se dialogu është i ndërtuar mbi marrëveshje e asnjëherë mbi ultimatume.

Ndërkohë, opozita në Kosovë mendon se zgjidhja më e mirë që mund të bëhej në këtë dialog është ndërprerja e bisedimeve Kosovë –Serbi.

Ndërsa analistët deklaratat e Serbisë i konsiderojnë si blof duke pasur parasysh rrjedhën e ngjarjeve mes këtyre shteteve deri më tani.

“Kushtet për Serbinë i ka vendosur BE-ja dhe këto kushte janë në Kapitullin e 35-të, të cilat kushtëzojnë Serbinë që t’i zbatojë marrëveshjet e Brukselit nëse dëshiron të afrohet me BE-në”, ka thënë ministrja për Dialog, Edita Tahiri, për gazetën “