Frika nga karriget: Policia e pranishme në ambientin ku po mbahet kuvendi zgjedhor i LDK’së

Periskopi.com Lajme

Tashmë ka nisur Kuvendi i nëntë zgjedhor i LDK’së.

Aty sot do të votohet për kryetar të partisë.

E në ambientet e hotelit ku po mbahet ky Kuvend Zgjedhor tashmë gjenden edhe zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Dihet se në Kuvendet eZgjehdore të nëndegëve të LDK’së, disa herë ka pasur përleshje në mes të kandidatëve.

Abdixhiku pak para kuvendit zgjedhor: Përballja e LDK’së nuk është brenda

Periskopi.com Lajme

Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të mbajë Kuvendin e IX Zgjedhor, ku do të votohet për kryetarin e partisë.

Pak minuta para se të fillojë punimet Kuvendi, deputeti Lumir Abdixhiku ka thënë se kanë arritur konsensus për Shefin e LDK’së, por nuk e ka mohuar as mundësinë se mund të ketë disa kandidatura. Ka thënë se në LDK gjithçka është demokratike.

“Jo nuk jam kandidat. LDK’ja ka arritë që të formojë një konsensus për ecjen tutje. Për dallim prej partive ku gjithçka dihet para procesit, në LDK gjithçka është demokratike. Kështu do të duhej të ishte në të gjitha partitë. Përballja e LDK’së nuk është brenda, por jashtë më partitë e tjera politike”, ka thënë Abdixhiku për T7.

Abdixhiku ka folur edhe për incidentet nëpër kuvendet zgjedhore. Ai ka thënë se këto incidente nuk mund ta dëmtojnë imazhin e LDK’së.

Ndërkohë, në njoftimin me të cilin i fton mediat që të përcjellin këtë aktivitet, i cili mbahet sot, në orën 10:00, bëhet me dije se mediat mund të marrin vetëm pamje në hyrje të hotelit ku mbahet ky Kuvend.

LDK-ja do të mjaftohet me konferencë për media pas punimeve të Kuvendit Zgjedhor.

“Më datë 3 gusht 2019, në orën 10:00, Lidhja Demokratike e Kosovës finalizon procesin zgjedhor, mban Kuvendin e IX Zgjedhor. Kuvendi mbahet në Emerald Hotel. Regjistrimi i pjesëmarrësve bëhet nga ora 09:00. Në pjesën hyrëse mediet mund të marrin pamje. Pas punimeve të Kuvendit, LDK mban konferencë për medie”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Kjo nuk është hera e parë që LDK-ja mbyll për media punimet në Kuvende Zgjedhore, pas atij që njihet tashmë si Kuvendi i karrigeve.

Në Kuvendin e kaluar, në maj të 2015-s, në të cilin probleme kishte pasur me Vjosa Osmanin të cilës i ishte mohuar kandidimi si dhe me Donika Gërvalla Schartz, mediat ishin larguar nga salla, në momentin që kishin nisur pakënaqësitë mes delegatëve për përfaqësim në Këshillin Drejtues të partisë.

Isa Mustafa ishte rizgjedhur kryetar, me aklamacion në këtë Kuvend. Ndërsa për herë të parë ai ishte zgjedhur në vitin 2010, derisa kundërkandidat e kishte kryetarin e deriatëhershëm Fatmir Sejdiu. E ky i fundit ka shprehur kandidaturën për t’u kthyer në krye të LDK-së.

 

Gjithçka gati për kuvendin zgjedhor të LDK’së

Periskopi.com Lajme

Ka mbetur edhe një orë deri te fillimi i Kuvendit të nëntë zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Gazetarja e Periskopit nga vendi i ngjarjes bën të ditur se tanimë po finalizohen edhe përgatitjet teknike për fillimin e këtij Kuvendi.

Raportohet se deri më tani asnjë nga figurat kryesore të LDK’së nuk është parë aty.

Regjistrimi i delegatëve të LDK’së do të bëhet nga ora 09:00, ndërsa fillon në ora 10:00.

Mediat nuk do të lejohen të jenë të pranishme në Kuvend, ndërsa pas përfundimit të tij do të mbahet një konferencë për media.

Periskopi do t’ju mbajë të informuar….

 

Si miratohen kandidaturat për kryetar në LDK dhe çka ndodhë nëse ka vetëm një kandidat

Periskopi.com Lajme

Kryetari i LDK-së, ashtu sikurse edhe organet e tjera të këtij subjekti politik, zgjidhen me votim të fshehtë.

Kandidimi për kryetar bëhet në Kuvend. Secila kandidaturë duhet të miratohet me 50 për qind plus 1 të delegatëve të pranishëm.

Statuti i LDK-së parashikon se në rast se Kuvendi nuk aprovon më shumë se një kandidaturë, atëherë Kuvendi vendos për mënyrën e përzgjedhjes dhe votimit për kryetar.

Në punimet e Kuvendit marrin pjesë edhe anëtarët aktualë të Kryesisë dhe të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, por pa të drejtë vote, nëse nuk janë të zgjedhur delegatë të Kuvendit përkatës.

Vendimet e Kuvendit janë të plotfuqishme në qoftë se në mbledhje marrin pjesë më tepër se gjysma e anëtarëve të zgjedhur të Kuvendit dhe nëse për to votojnë shumica e të pranishmëve.

Numri i delegatëve që secila degë e LDK’së i çon në Kuvend Zgjedhor

Periskopi.com Lajme

Lidhja Demokratike e Kosovës po përballet me momentet e fundit që do të përmbyllin procesin e zgjedhjeve të brendshme në këtë parti.

Që nga marsi, LDK ka filluar të zgjedhë kryetarët e degëve, derisa i gjithë ky proces do të finalizohet këtë të shtunë, kur edhe do të votohet për atë që do të udhëheq me pozitën e të parit në katër vitet e ardhshme.

Emrat e atyre që u përfolën se synojnë pozitën u përhapën dita ditës, ani pse në këtë parti, duke u thirrur në statut që nga fillimi u munduan që gjithçka sa i përket pretendentëve të mbetet super sekrete.

Në statut të LDK-së saktësohet se Kuvendi Zgjedhor mblidhet çdo katër vite, e në të zgjidhen edhe organet e partisë.

Neni 18 ndërkaq, saktëson se Kuvendin e LDK-së e përbëjnë 354 delegatë të zgjedhur në Kuvendet e degës plus kryetari aktual i LDK-së, që me automatizëm është delegat i Kuvendit të Përgjithshëm.

Për numrin e delegatëve sipas degëve dhe cilat janë kriteret e zgjedhjeve të tyre vendoset në këshill të përgjithshëm, apo në kryesi të LDK-së.

Kësaj radhe, siç edhe ka funksionuar zakonisht në këtë parti, është përpjesëtuar numri i përgjithshëm i votave në zgjedhjet e 2017-tës, për Kuvende Komunale, derisa në këtë mënyrë janë caktuar edhe sa delegatë i takojnë një dege të caktuar në Kuvend zgjedhor.

Me numra të delegatëve po kalkulohet edhe mbështetja që ka secili emër që po përflitet për kandidat të mundshëm i të shtunës.

Express ka përpjesëtuar numrin e votave që LDK ka marrë në zgjedhjet e fundit në kuvende zgjedhore, duke ardhur kështu në përfundim edhe për numrin e votuesve apo delegatëve nëpër secilën degë, nga 38 sa janë gjithsej.

Nga 355 delegatë, Prishtina kryeson me 44 sosh, duke u ndjekur më pas nga Peja, e pastaj edhe Podujeva e Agim Veliut që kanë 29 delegatë.  Pas Podujevës radhitet Gjilani me 28 vota dhe Ferizaj që pason me 27. Këtë numër të përfaqësuesve të Ferizajt në Kuvend e ka konfirmuar edhe kryetari i Degës, Muharrem Svarqa. LDK ndërkaq do të ketë nga një përfaqësues nëpër degë të vogla, si dhe në degët që kjo parti ka në diasporë.

Pra aktualisht me delegatë kryeson Prishtina që mendohet se është komplet e  Isa Mustafës, pastaj Agim Veliu, Gazmend Muhaxheri e Gjilani i Lutfi Hazirit.

Statuti i LDK-së saktëson se votat për kryetar janë të fshehta, derisa kandidimi bëhet në Kuvend.

Mirëpo, për të kandiduar duhet fillimisht të kalohet sfida 50 për qind plus 1, që do të thotë se secili kandidat i mundshëm duhet të marrë 50 për qind plus 1 të votave të delegatëve të pranishëm.

Kjo mënyrë e votimit e pati rrëzuar nga gara katër vite më parë deputeten Vjosa Osmani, derisa, Isa Mustafa pati ruajtur postin duke u zgjedhur me aklamacion.

Lista e plotë se si do të përfaqësohen në Kuvend të LDK-së degët e caktuara:

  1. Deçan – 6
  2. Gjakovë – 8
  3. Gllogoc – 2
  4. Gjilan – 28
  5. Dragash – 8
  6. Kaçanik – 4
  7. Klinë – 7
  8. Fushë Kosovë- 15
  9. Kamenicë – 9
  10. Mitrovicë – 11
  11. Lipjan – 20
  12. Novobërdë – 2
  13. Obiliq – 5
  14. Rahovec – 10
  15. Pejë – 31
  16. Podujevë- 29
  17. Prishtinë – 44
  18. Prizren – 18
  19. Skenderaj – 1
  20. Shtime – 4
  21. Shtërpcë – 2
  22. Suharekë – 15
  23. Ferizaj – 24
  24. Viti – 14
  25. Vushtrri – 10
  26. Zubin Potok – 1
  27. Zveqan- 1
  28. Malishevë – 7
  29. Junik – 2
  30. Hani i Elezit – 3
  31. Istog – 13
  32.  Leposaviq – 1
  33.  Gracaniqë 1
  34.  Kllokot – 1
  35.  Zhur – 1
  36. Çabër – 1

LDK mban Kuvendin zgjedhor pa praninë e mediave

Periskopi.com Lajme

LDK-ja ka vendosur që Kuvendin e IX-të zgjedhor ta mbajë pa praninë e mediave

Në njoftimin me të cilin i fton mediat që të përcjellin këtë aktivitet, i cili mbahet sot (e shtunë), më datë 3 gusht, në orën 10:00, bëhet me dije se mediat mund të marrin vetëm pamje në hyrje të hotelit ku mbahet ky Kuvend. E LDK-ja do të mjaftohet me konferencë për media pas punimeve të Kuvendit Zgjedhor.

“Nesër (e shtunë), më datë 3 gusht 2019, në orën 10:00, Lidhja Demokratike e Kosovës finalizon procesin zgjedhor, mban Kuvendin e IX Zgjedhor. Kuvendi mbahet në Emerald Hotel. Regjistrimi i pjesëmarrësve bëhet nga ora 09:00. Në pjesën hyrëse mediet mund të marrin pamje. Pas punimeve të Kuvendit, LDK mban konferencë për medie”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Kjo nuk është hera e parë që LDK-ja mbyll për media punimet në Kuvende Zgjedhore, pas atij që njihet tashmë si Kuvendi i karrigeve.

Në Kuvendin e kaluar, në maj të 2015-s, në të cilin probleme kishte pasur me Vjosa Osmanin të cilës i ishte mohuar kandidimi si dhe me Donika Gërvalla Schartz, mediat ishin larguar nga salla, në momentin që kishin nisur pakënaqësitë mes delegatëve për përfaqësim në Këshillin Drejtues të partisë.

Isa Mustafa ishte rizgjedhur kryetar, me aklamacion në këtë Kuvend. Ndërsa për herë të parë ai ishte zgjedhur në vitin 2010, derisa kundërkandidat e kishte kryetarin e deriatëhershëm Fatmir Sejdiu. E ky i fundit ka shprehur kandidaturën për t’u kthyer në krye të LDK-së.

 

Mësohet vendi dhe koha e mbajtjes së Kuvendit zgjedhor të LDK’së

Periskopi.com Lajme

Lidhja Demokratike e Kosovës, tashmë ka njoftuar edhe orën dhe vendin se ku do të mbahet Kuvendi i Nëntë Zgjedhor i kësaj partie – raporton Periskopi.

Zëdhënësi i kësaj partie, Besian Mustafa ka njoftuar se Kuvendi do të fillojë në ora 10:00.

Ai ka bërë të ditur se regjistrimi i delegatëve do të fillojë nga ora 09:00.

“Kuvendi i Nëntë Zgjedhor i LDK-së mbahet më 3 gusht 2019 në Hotel Emerald dhe fillon nga ora 10:00, regjistrimi i delegatëve fillon nga ora 9:00”, ka shkruar ai në Facebook.

Në Kuvendin e së shtunës, LDK do të zgjidhë kryetarin e partisë, nënkryetarët, sekretarin e partisë dhe anëtarët e Kryesisë.

Tashmë janë përfolur disa emra të kandidatëve të mundshëm për të parin e partisë. Në mesin e tyre janë: Isa Mustafa, Agim Veliu, Lutfi Haziri, Fatmir Sejdiu, Gazmend Muhaxheri e të tjerë./PERISKOPI