Dy vjet nga dhuna në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Periskopi.com Lajme

Sot bëhen dy vite që kur ndodhi dhuna në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Viti i parë i zhvillimeve në Kuvend ishte në pritje të epilogut gjyqësor kundër më shumë se 33 personave, një amnisti dhe dhjetëra dhunues të Parlamentit në burg. Në përvjetorin e dytë ka një pjesë të pjesëmarrësve të dënuar në ngjarjet, ndërsa opinioni ende pret zbulimin e organizatorëve.

Në Kuvend me një numër të madh të replikave dhe kundra-replikave saktësisht në mesditë fillon vazhdimi i njëzet i seancës konstitutive të Kuvendit, në të cilën në rend dite është edhe pika për zgjedhjen e deputetit të BDI-së Talat Xhaferi për kryetar të ri të Kuvendit. Jashtë, para godinës së Parlamentit mbahen protestat e 60-ta të iniciativës qytetare “Për Maqedoni të përbashkët” me kërkesën për hedhjen poshtë e të a.q. “Platformë të Tiranës” dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare.

Në orën 14:00 lideri i LSDM-së Zoran Zaev, kërkon respektim të Rregullores dhe të kalohet në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, duke theksuar se ka shumicë të re parlamentare me 69 deputetë.

Në orën 18:00 kryesuesi Trajko Veljanovski e ndërpret vazhdimin e 20-të të seancës konstitutive të Kuvendit, por deputetët mbeten në sallën plenare dhe shumica e re parlamentare zgjodhi deputetin e BDI-së Talat Xhaferi kryetar të ri të Kuvendit.

Në orën 18:30 në sallën për media deputetët përgatiten për konferencën për media të Zoran Zaevit dhe Talat Xhaferit, meqë katër muaj nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare dhe pas një dekade shteti u bë me shumicë të re në pushtet.

Përderisa zgjatë konferenca për media e Talat Xhaferit në monitorët deputetët dhe gazetarët shikojnë se si një turmë qytetarësh depërton rrethojën mbrojtëse të kordonit policor dhe vjen deri te dyert e Kuvendit. Derisa flet Zaevi, turma tashmë hyn në Kuvend dhe sigurimi i mbyll dyert e sallës për media.

Për më shumë se tri orë, policia nuk arrin të vendosë kontroll mbi situatën

Rreth dy orë në sallën e mediave në katin e parë disa deputetë, në mesin e të cilëve edhe kryeministri asokohe i ardhshëm Zoran Zaev dhe kryeparlamentari i sapozgjedhur Talat Xhaferi janë nën rrethim dhe goditje nga turma e qytetarëve. Zyrtarisht, mbi 100 persona përfundojnë në spital, ndërsa më kritike ishte gjendja e deputetit Ziadin Sela.

Dënimi i përgjithshëm me burg prej 211 viteve për 16 të akuzuarit për “Të enjten e përgjakshme”

Rasti për ngjarjet në Kuvend më 27 prill të vitit 2017 filloi më 22 gusht të vitit 2018 dhe është njëri prej më të mëdhave në historinë më të re të Maqedonisë. Fillimisht procesi nisi kundër gjithsej 33 personave, prej të cilëve 31 persona për rrezikim terrorist të rendit kushtetues të shtetit dhe dy persona për nxitje. Por, pas miratimit të Ligjit për amnisti u amnistuan 15 persona.

Në kuadër të procedurës së dëshmuar janë marrë në pyetje rreth 50 dëshmitarë, si edhe një dëshmitar i mbrojtur, në dëshmimin e të cilit ishte përjashtuar opinioni. Si dëshmitarë u morën në pyetje kryeministri aktual Zoran Zaev, ministri Damjan Mançeski, ish-kryeparlamentariTrajko Veljanovski, peshkopi Pimen, etj.

Në përputhje me Ligjin për amnisti për ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017, amnistia nuk ka të bëjë me organizatorët, personat që kanë ushtruar dhunë fizike, të cilët kanë mbajtur armë, si dhe personat zyrtarë që i kanë tejkaluar autorizimet zyrtare.

Mendim pozitiv lidhur me kërkesat për amnisti, morën pesë deputetët – Mukoski, Arnaudov, Vasilevski, Tarçullovski dhe Dimovski, organizatorët e iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët” Bogdan Ilievski, Vllado Jovanovski dhe Boris Damovski, të punësuarit në Kabinetin e kryeparlamentarit të atëhershëm, Ivan Cvetanovski dhe Elena Docevska-Bozhinovska, vëllezërit Mlladenovski, të cilët të parët shpalosën detaje për organizimin e së enjtes së përgjakshme dhe Zaharij Simovski, Ilija Sllavevski dhe Mitre Pitropovski nga shoqatat patriotike.

Këshilli gjyqësor në Gjykatën Penale në Shkup, i kryesuar nga gjykatësja Dobrilla Kacarska më 15 mars u shqiptoi dënim të përgjithshëm me burg prej 211 viteve 16 të akuzuarve për dhunën në Kuvend më 27 prill të vitit 2017, ndërsa Igor Durllovskin e liroi nga aktakuza.

Mitko Çavkov mori dënimin më të lartë prej 18 viteve, Mitko Peshov 15 vite, Dushko Llazarov 15 vite, Goran Gjoshevski – Levi – 15 vite, Oliver Popovski– 13 vite, Oliver Radullov 10 vite, Munir Pepiq– 15 vite, Abdulfeta Alimi– shtatë vite, Mlladen Dodevski– 12 vite, Jane Çento15 vite, Goran Angellovski– 12 vite, Igor Jug – 12, Vllatko Trajkovski– 15 vite, Vilijam Mihajllovski– 14 vite, Nikollo Mitrovski – Koljo-15 vitedhe Aleksandar Vasilevski– tetë vite.

Dhunuesit në burg, organizatorët në liri

Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit përmes kumtesës në shkurt të këtij viti informon se nën hetim janë pesë persona të dyshuar se janë organizatorë të ngjarjeve të 27 Prillit.

Ata ngarkohen se kanë kryer vepër penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”.

Nga PTHP-ja informojnë se të dhënat e procedurës para-hetuese kanë bërë të ditur se të dyshuarit në fillim të vitit 2017 kanë përgatitur dhe realizuar plan me qëllim që të pamundësojnë dorëzim-pranimin e qetë të pushtetit. Për këtë qëllim, i kanë organizuar dhe mbështetur materialisht protestat masive, fillimisht para Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, e më pas protestat e lëvizjes “Për Maqedoni të përbashkët” që kulmuan me hyrjen e dhunshme në Kuvend më 27 prill.

Talat Xhaferi nga sot flet shqip në Kuvendin e Maqedonisë

Periskopi.com Lajme

Nga sot, seanca e Kuvendit të Maqedonisë do të drejtohet në gjuhën shqipe, konform Ligjit për përdorimin e gjuhëve, i cili para disa ditëve u dekretua nga kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi.

Këtë e konfirmoi kryeparlamentari Xhaferi gjatë takimit me gazetarët.

Seanca e sotme është për pyetje të deputetëve ndaj anëtarëve të kabinetit qeveritar.

Kjo është radha e deputetëve që do të bëjnë pyetje:

Ndryshimet kushtetuese, protesta para Kuvendit të Maqedonisë

Periskopi.com Lajme

Dhjetëra persona po protestojnë para Kuvendit të Maqedonisë ndërkohë që brenda tij deputetët e mazhorancës dhe opozitës po diskutojnë ndryshimet kushtetuese për ndryshimin e emrit.

Protestuesit me pankarta në duar dhe bluza kundër referendumit kërkojnë dorëheqjen e Qeverise dhe mos-votimin e këtyre ndryshimeve  kushtetuese.

Pas gati tri dekadash, Maqedonia dhe Greqia arritën marrëveshje për ndryshimin e emrit, përmes së cilës Maqedonia do të quhet “Maqedonia e Veriut”, mirëpo ky ndryshim nuk gjeti mbështetje në referendum, pasi nuk u arrit pjesëmarrja e nevojshme prej 50 për qind të popullsisë, në mënyrë që referendumi të vlerësohet si i suksesshëm.    Tani fati i integrimit të shtetit fqinj në BE dhe NATO, ka mbetur në duart e parlamentit.

 

 

 

 

 

 

 

 

Forca policore rreth Kuvendit të Maqedonisë

Periskopi.com Lajme

Para pak minutash, gjysmë ore para përfundimit të procesit të referendumit janë vërejtur forca të shtuara të policisë para Kuvendit, ku kanë krijuar edhe një kordon policor para tij.

Policia e ka formuar këtë kordon para Parlamentit, pasi një grup qytetarësh janë grumbulluar para Kuvendit dhe po protestojnë kundër Marrëveshjes me Greqinë.

Ata kanë vendosur një podium para Kuvendit dhe po mbajnë fjalime kundër referendumit të sotëm ku kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Zaev.

Fillon gjykimi për tentim vrasje ndaj Zijadin Selës

Periskopi.com Lajme

Në Gjykatën penale në Shkup filloi mëngjesin e sotëm procedura e re për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvend. Lënda, siç është paralajmëruar do të drejtohet nga gjykatësja për krime të organizuara, Dobrilla Kacarska.

Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë, në mars të këtij viti njoftoi se është ngritur akuzë kundër 30 personave, ku 28 janë krime terroriste të rendit kushtetues dhe sigurisë të prekura në neni 313 të Kodit penal, ndërsa dy persona për bashkëpunim në kryerjen e veprës penale.

Sipas Prokurorisë publike në akuzën janë përfshirë tre persona, pjesëtarë të strukturave së MPB-së, si persona të autorizuar zyrtarë kanë qenë bartës të komandës së “artë” dhe të “argjendtë” si dhe persona pjesëmarrës në grupin tjetër, si organizatorë të Lëvizjes “Për Maqedoni të përbashkët”.

Gjykata themelore Shkupi 1 më 28 qershor, ka informuar se seanca e parë kryesore për lëndën, lidhur me ngjarjet e 27 prillit 2017 në Kuvend është caktuar më 22 gusht në ora 10:00, ndërsa për periudhën që vijon janë caktuar gjithsej 37 terminë për seancën kryesore ku përgatiten urdhra për të akuzuarit që gjenden në burg shtëpiak si dhe ftesa për të palët tjera në lëndën.

Prokurori Darko Jakimovski që përfaqëson akuzën për tentim- vrasje ndaj Ziadin Selës në njërën nga seancat e fundit në rastin e parë, ka paralajmëruar se e mundur është zgjerimi i hetimeve dhe kundër personave tjerë për “prova të reja për ndodhitë në Kuvend”.

Gjykatësja Sllavica Andrevska në 5 korrik të këtij viti shqiptoi aktvendimet për shtatë të akuzuarit për tentim- vrasje ndaj deputetit Ziadin Sela në Kuvend në 27 prill të vitit të kaluar. Kire Gjorgjievski ka marrë dënim prej 13 vjetësh, Andrej Micov 10 vjet e gjashtë muaj, Oliver Oshavkovski 10 vjet e gjashtë muaj, Nikollçe Dimitrievski 10 vjet e gjashtë muaj, Aleksandar Janevski- Toshta 13 vjet, Nikolla Vojminovski 13 vjet e gjashtë muaj dhe Kosta Delev 10 vjet e gjashtë muaj.

Para kësaj, gjykata ka dënuar Stojan Pavlevskin me tre vjet dhe Cejo Gerogievskin me një vit e dy muaj burg, derisa Prokuroria publike ka tërhequr akuzën kundër Sasho Senkovit. /Alsat M/

Opozita në Maqedoni kërkon amnisti për dhunën në Kuvend

Periskopi.com Lajme

Opozita në Maqedoni kërkon amnisti për ngjarjet e dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë, më 27 prill të vitit 2017. Kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski në marshin protestues të kësaj partie në qytetin e Strumicës, në jug të Maqedonisë, tha se të akuzuarit për “terrorizëm” për ngjarjet e vitit të kaluar janë të pafajshëm dhe se i gjithë rasti sipas tij është i orkestruar për të frikësuar popullatën si dhe për të luftuar të gjitha ata që nuk mendojnë se pushteti.

“Janë pesë deputetë të VMRO DPMNE-së që ngarkohen për diçka që nuk e kanë bërë gjegjësisht akuzohen për terrorizëm. Asnjëherë mos mendoni se i kam harruar ata vëllezër dhe motrat që tani janë nëpër burgje dhe që janë pjesë e fushatës politike kundër çdo maqedonasi që mendon lirshëm. Për këtë bëjë thirrje për amnisti për personat e ngjarjeve të 27 prillit…Nuk mund të ecim përpara nëse jetojmë në të kaluarën dhe kjo është ajo për të cilën do të luftojmë”, ka deklaruar Mickovski.

Për ngjarjet në Kuvend, 30 persona akuzohen për “rrezikim terrorist të rendit kushtetues”. Në mesin e tyre janë pesë deputet të cilët akuzohen se kanë ndihmuar masën e tubuar para Kuvendit për të hyrë në Kuvend.

Kreu i VMRO-së, ndërkohë është prononcuar edhe për marrëveshjen me Greqinë duke e quajtur të dëmshme për interesat nacionale maqedonase ndërsa sa i përket referendumit nuk dha detaje mbi pozicionin që do të ketë opozita.

Nga qeveria nuk kanë komentuar akuzat e opozitës, por sa i përket kërkesës për amnisti, Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski ka thënë se “kjo nuk vjen në shprehje pasi çdo kush që ka bërë krime apo që ka shkel ligjin duhet të përgjigjet para organeve të drejtësisë”.

Lidhur me dhunën në Kuvend, të enjten janë dënuar edhe sulmuesit e deputetit shqiptar Zijadin Sela. 7 personat e akuzuar për sulmin ndaj tij janë dënuar me 82 vjet burg.

Sulmuesit e Ziadin Selës dënohen me 82 vite burg

Periskopi.com Lajme

Gjykatësja e lëndës lexoi vendimin përfundimtar për të akuzuarit për dhunën që ushtruan ndaj Ziadin Selës më 27 prill në Kuvendin e Maqedonisë.

7 te akuzuarit për tentim vrasje ndaj Selës shpallen fajtor dhe dënohen me 82 vite burg.

Për tentim vrasjen e Selës, sipas aktakuzës së re të akuzuar janë Kire Georgievski, Oliver Oshavkovski, Nikollçe Dimitrievski, ALeksandar Janeveski-Toshta, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski dhe Kosta Dellov.

Në seancën e fundit në fjalët përfundimtare të mbrojtjes, avokatët kërkuan liri për gjithë të akuzuarit, me arsyen se për asnjërin prej tyre nuk ekzistojnë prova se kanë tentuar ta vrasin Ziadin Selën.

Në një nga seancat e kaluara për këtë rast Stojan Pavleski u dënua me 3 vite burg, ndërsa Cejo Georgievski me një vit dhe dy muaj. Në këtë dënim të akuzuarve do t’u llogariten edhe koha që kanë kaluar në paraburgim, transmeton Alsat M.

Së pari në këtë rast të akuzuar ishin disa persona, por Prokuroria para se të fillojë me fjalët përfundimtare tërhoqi akuzën kundër Sasho Senkov, për të cilin thanë se nuk kanë dëshmi të mjaftueshme.

Për tentim vrasjen e Selës, sipas aktakuzës së re të akuzuar janë Kire Georgievski, Oliver Oshavkovski, Nikollçe Dimitrievski, ALeksandar Janeveski-Toshta, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski dhe Kosta Dellov.