Kush do të jetë kandidati konsensual për kreun e LDK’së? Haki Rugova flet për Periskopin

Periskopi.com Lajme

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë dy ditë para Kuvendit të 3 gushtit, ku edhe do të zgjidhet kryetari i partisë. Pas mbledhjes që ka zgjatur për më shumë se dy orë, zëdhënësi i kësaj partie, Besian Mustafa, ka thënë se kanë diskutuar ‘për gjetjen e një kandidati konsensual’, duke shtuar edhe se ‘ky kandidat do të jetë ndonjë që ka punuar qe 30 vjet për LDK’në’. Për të marrë vesh më shumë se çka ka ndodhur në këtë mbledhje, Periskopi ka kontaktuar me nënkryetarin e LDK’së Haki Rugova…

I pyetur nga Periskopi për kandidatin konsensual, nënkryetari i LDK’së Haki Rugova i tha Periskopit se me 3 gusht do të ‘realizohen planifikimet që janë bërë për kandidatët’.

“Ne do të vazhdojmë edhe nesër dhe jam i sigurt që LDK’ja do të mbërrij t’i realizojë ato që janë planifiku për datën 3 gusht. Kandidtaturat shpallen në Kuvend me datën 3 prandaj kandidatura nuk dhe se mbledhja ka shkuar në rregull nuk ka pasë asnjë problem”, tha Rugova për Periskopi.

Zëdhënësi i LDK’së, Besian Mustafa, pas mbledhjes së Kryesisë së kësaj partie, ka thënë se ‘në mbledhje u diskutua për kandidaturat e kolegëve që kanë dhënë kontribut ndër vite në LDK”.

“U diskutua edhe çështja e kandidaturave. Kryesia vlerësoi lart interesimet dhe pretendimin për të kandiduar nga disa kolegë me disa kontribuesve në vitet e fundit. Kryesia vlerëson që në krye të partisë të jetë një figurë përbashkuese, zgjidhje për të cilën po punohet intensivisht deri më 3 gusht.Kandidaturat shpallen më 3 gusht konform statutit.  Po punohet intensivisht që të vlerësohen të gjitha kandidaturat të të gjithë atyre që kanë punuar qe 30 vite për LDK’në”, tha Mustafa.

Ndryshe, me të përfunduar mbledhja e LDK’së, një medium i afërt me këtë parti, ka raportuar se emri konsensual për kreun e partisë është Isa Mustafa. /Periskopi/