Ky është “mbreti” i Morena Tarakut

Periskopi.com Showbiz

Morena Taraku ka qenë pjesë e mediave të saj këto ditë, sidomos për skandalin e saj me Bentley, të cilin ajo u akuzua se e ka futur në Kosovë pa paguar doganë

Megjithatë, tani ajo është kthyer në Stamboll, vendin ku e kalon shumicën e ditëve të vitit.

E atje ajo ka kafshën e saj të preferuar.

Është ky maçoku i saj të cilin ajo e ka pagëzuar me një emër tepër interesant.

“King Roi”, e ka pagëzuar atë Morena, derisa e ka postuar foto  të tij nga një dhomë luksoze te Stambollit.

 

Ky është këmbësori që u godit për vdekje nga makina në Podujevë

Periskopi.com Lajme

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në hyrje të Podujevës.

Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi ka konfirmuar për Indeksonline se një person ka humbur jetën në aksidentin e ndodhur në ora 17:25 në magjistralen Podujevë-Prishtinë.

“Rreth orës 17:25 në magjistralen Podujevë-Prishtinë (te Qershijat e Llapashticës) ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet në mes të një veture dhe një këmbësori. Në vendin e ngjarjes emergjenca ka konstatuar vdekjen e këmbësorit mashkull”, ka thënë Krasniqi.

Ndërsa mësohet se viktima është Sheqir Zeqiri.

Kush ishte ushtari i FSK-së që humbi jetën duke ushtruar?

Periskopi.com Lajme

Nënoficeri i lartë i FSK’së, Baki Ejupi, ka vdekur sot pas testimeve fizike.

Vdekjen e Ejupit e ka konfirmuar për Periskopin zëdhënësi për informim i Ministrisë së Mbrojtjes, Ibrahim Shala.

“Mund të konfirmojmë vdekjen e nënoficerit”, ka thënë Shala.

Kapteri Baki Ejupi, ka lindur më 08.05.1974 në fshatin Sekiraqë – Komuna e Podujevës.

Baki Ejupi qysh herët iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Llapit, Brigada 152, ndërsa me krijimin e Trupave të Mbrojtjes së Kosovës, ka shërbyer në Zonën e Pestë të TMK-së.

Kapter Baki Ejupi, pas vetës ka lënë bashkëshorten dhe tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë.

Ky është personi që u gjet pa shenja jete në Pejë

Periskopi.com Lajme

Gjatë ditës së djeshme një person është gjetur pa shenja jete në Pejë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person gjatë ditës së djeshme është gjetur pa shenja jete në Pejë dhe se dyshimet e para janë që ka bërë vetëvrasje.

“Në dhomën ku është gjetur i vdekur janë gjetur dhe janë konfiskuar: një pistoletë me 9 fishekë, një gëzhojë e fishekut, një predhë e fishekut si dhe një kuti në të cilën ka pasur 40 fishekë që i përkisnin armës në fjalë”, ka bërë të ditur policia.

Në anën tjetër, Indeksonline mëson se viktima është Dren Sahatqiu.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot në orën 16:00.

Ky është zyrtari policor që u arrestua për rastin “Haraçi”

Periskopi.com Lajme

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë arrestuar dy persona, për rastin “Haraçi”, në lagjen Veternik.

Njëri nga të arrestuarit është një zyrtar policor.

IndeksOnline mëson nga burimet e saj se A.K është zënë në flagrancë.

Po ashtu mësohet se ai ka punuar në Njësi Speciale.IndeksOnline ju sjellë më poshtë fotografinë e këtij personi.