Kaos në Spanjë, lojtarët refuzojnë të kthehen në fushë

Periskopi.com Sporti

Nëpërmjet Sindikatës, lojtarë e ligës kanë hedhur poshtë protokollin e prezantuar nga Komisioni i Sportit, ku projektohej rikthimi i skuadrave në stërvitje dhe më pas rifillimi i kampionatit për të përfunduar sezonin.

Sipas futbollistëve, protokolli nuk është i qartë dhe dy janë pengesat më të mëdha. Si fillim kërkohet më shumë siguri dhe se nga protokolli I prezantuar nuk qartësohet se çfarë do të ndodhë nëse dikur rezulton pozitiv kur futbolli të kthehet në fushë. Sipas mediave spanjolle, ky qëndrim i sindikatës së futbollistëve minon shpresat për të rinisje të La Liga.barcelona-v-real-madrid-la-liga-5bd2d6bd713290150a000001

Më parë, lojtarët kishin kundërshtuar edhe mundësinë e grumbullimeve të gjata që do t’i mbanin ata larg familjeve. Tema të nxehta që kërkojnë zgjidhje të shpejtë, pasi koha kalon dhe afati i përcaktuar për të mbyllur sezonin ngushtohet ndjeshëm, duke forcuar edhe skenarin francez për pezullim të parakohshëm të kampionatit.