Labinot Tahiri në Ksamil me bashkëshorten thotë: Duke e shijuar virusin

Periskopi.com Showbiz

Labinot Tahiri është duke i bërë pushimet në Ksamil.

Labinot Tahiri pas protestës së organizuar javën e kaluar për çështjen e dasmave, kishte udhëtuar në Shqipëri për pushime.

Këngëtari çaste më parë ka publikuar një fotografi me bashkëshorten e saj dhe miqtë me të cilët ka shkuar në pushime dhe sipër fotos ka lënë një shkrim mjaft sarkastik

“Ksamil, duke bërë sefa dhe duke e shijuar virusin siç po ik prej pushimeve”, ka shkruar Labi.

Analist Gashi: Dasmat janë krim i organizuar, Labi po imiton Albin Kurtin

Periskopi.com Lajme

Analisti i mirënjohur kosovar, Krenar Gashi, ka bërë një qortim të ashpër të protestës së djeshme të këngëtarëve të dasmave që u organizua nga Labinot Tahiri e Afrim Muçiqi ndër të tjerë. 

Ai ka deklaruar se “industria e dasmave nuk është hiç ndryshe nga krimi i organizuar”, duke dhënë edhe arsyet për një gjë të tillë.

“Industria e dasmave është një industri ku grupe të individëve në sektore të ndryshme (muzikë, transport, gastronomi etj.) veprojnë në bashkëpunim dhe koordinim të plotë, për të ndërmarrë aktivitete të palicencuara, me qëllim të përfitim të drejtpërdrejtë të dobisë financiare, të pakontrolluar dhe të patatueshme.” – ka shkruar z.Gashi në një deklaratë mjaft të fuqishme.

Edhe më herët këngëtarët e dasmave janë kritikuar për ikjen nga tatimi, por askush deri tash nuk i ka quajtur “krim i organizuar”, përcjell Periskopi.

Krenar Gashi ka cituar edhe “Kodin Penal të Republikës së Kosovës” për të mbështetur pretendimin e tij ndërkohë që ka thënë se këngëtari Labinot Tahiri po imiton Albin Kurtin dhe Donald Trumpin në protestat e tij.

Deri tash, Prokuroria e vendit nuk ka ndërmarrë veprime konkrete kundër këngëtarëve dhe industrisë së çuditshme të dasmave në Kosovë që mendohet të jetë qindra-milionëshe në vit.

Statusi i plotë: 

Industria e dasmave nuk është hiç ndryshe nga krimi i organizuar — është një industri e gjerë, ku grupe të individëve në sektore të ndryshme (muzikë, transport, gastronomi, etj.) veprojnë në bashkëpunim dhe në koordinim të plotë, për të ndërmarrë aktivitete të palicencuara, me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejt të dobisë financiare, të pakontrolluar dhe të patatueshme. Mos të flas për aludimet për shpërlarje parash.

Kodi Penal i Republikës së Kosovës e përkufizon krimin e organizuar si:

“bashkim i strukturuar, që ekziston për një kohë të caktuar, i tre apo më shumë personave për kryerjen e veprave të caktuara penale, që vepron në bashkëpunim me qëllim të kryerjes së një apo më shumë veprave të rënda penale për përfitim të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të dobisë financiare apo dobisë tjetër pasurore”

Unë s’jam jurist, por nuk po shoh që kërkohet me pasë brina…

Po nejse, mirë kish qenë edhe një protestë e Labit, se në vogëlsinë e tij, po e imiton Albinin (edhe pak Trumpin).

P.S. Reflektim personal, aman mos m’citoni!

Labi organizon protestë për dasma: I jep të drejtë VV-së për tubimin

Periskopi.com Lajme

Me datën 15 Qershor, nga ora 11:00 është paralajmëruar protestë para Ministrisë së Shëndetësisë.

Këtë protestë e ka paralajmëruar këngëtari Labinot Tahiri, duke ngritur zërin për mos lejimin e organizimit të ahengjeve e dasmave, derisaa shumë veprimtari nuk e kanë ndalur fare punën.

I kontaktuar nga Indeksonline, këngëtari Labinot Tahiri u pyet rreth protestës së nesërme, se a pret përkrahje të kolegëve si dhe a pret se do të ndryshoj diçka pas kësaj proteste  dhe ai dha sqarimet e tij.

“Shpresoj që do të ndërmarrë diçka Qeveria dhe Ministria, si dhe padyshim qe duhet të lejohet mbajtja e dasmave e ahengjeve pasi që është një kosto e madhe për shtetin edhe për neve këngëtarëve që prej 4 muajsh ne nuk punojmë. Derisa shumë biznese janë hapur, pse mos të hapet edhe biznesi jonë.

Nuk ka arsye më tutje me vazhdu me mbylljen e ahengjeve familjare kur shumë të tjera si Qeveria, Parlamenti janë të hapur, kafiteritë e ndryshme, linjat e autobusëve.

Kur eventet në Mal të Zi, e Shqipëri janë hapur pse të mos hapen në Kosovë.

Kam përkrahje masive, mund ta shihni edhe nëpër rrjete sociale. Ka shumë interesim.

Nuk e kam ndërmarrë këtë iniciativë vetëm për vete, shpresoj në përkrahjen e kolegëve.

Me datën 12 ka pasë me marrë vendim qeveria, por nuk e di pse akoma nuk është marrë, po mendoj që ka vullnet të mirë prej ministrit Zemaj e qeverisë për ndonjë vendim pozitiv në favorin tone”, ka thënë Labi për IndeksOnline.

Labi ka folur edhe për tubimin e VV-së që u mbajt para disa ditësh duke thënë se: “Kur kam kërkuar protesta kam pasë kritika nga disa kolegë të cilët për tubimin e VV-së nuk e ngritën zërin për kujdesin e qytetarëve. Megjithatë për disa gjëra VV ka të drejtë. Duhet me të mbahen protestat kur kërkohet diçka e mirë për vendin.

Labi i bie pishman, largon videot e kërkon falje

Periskopi.com Showbiz

Ish-deputeti, këngëtari e humanisti, Labinot Tahiri u bë goxha i përfolur në media ditëve të fundit.

Kjo pas disa videove që i publikoi ku ishte si rrallë herë i mllefosur, shkruan gazeta inFokus.

Këto erdhën pas një reagimi të tij, ku tha që do të thërret protesta nëse nuk lejohet mbajtja e dasmave.

Por, si duket tash i ka rënë pishman për videot ku nuk mungonin as fjalët banale.

Madje, për këtë edhe ka kërkuar falje

“Mirëmengjesi qytetarë të dashur!

Më paskan  bërë një  nderë dikush me këto video inserte disa nga veprat tona e po i postoj!

Ato video qe ishin me fyrjet nga ana ime i kam fshirë të gjitha dhe prap u kërkoj falje që i keni dëgjuar nga ana ime sepse nuk jam me atë karakter por nganjeher të plasin nervat.

Isha në  të drejtën tim por jam person që nuk dua përqarje le tê jetojë rinia e ne tê punojmë së bashku!

Tash mendjen nuk mund të ia ndali secilit dhe uroj tê vazhdoj jeta e mirë e tê punojmê vetëm pêr dritên e bardhë!

Shpresoj se më ashtu nuk do me shifni sepse edhe familjen sdu ta shqetsoj me nervat e mia.

Zoti na ndihmoftë e të vazhdojmë me misionin me i gëzua femijet e pleqët e kësaj toke.

Labi-FKSH”, k ashkruar Labinot Tahiri.

Fjolla Morina me mesazh për Labinot Tahirin: Përmbaju të lutem

Periskopi.com Showbiz

Këngëtari i njohur Labinot Tahiri ka reaguar ashpër ndaj masave e reja të prezantuara nga Ministri i Shëndetësisë në detyrë, Arben Vitia.

Ky i fundit theksoi se gjatë vitit 2020 nuk do të ketë organizime të dasmave, koncerteve apo ahengjeve të ngjashme.

Ky vendim ka ngjallur reagime të shumta kryesisht nga këngëtarët e estradës shqiptare, ndër ta edhe Labinot Tahiri.

Ish-deputeti dhe njëherish këngëtari përmes një statusi në rrjetin social Facebok, ka qenë kundër këtij vendimi, duke u treguar i revoltuar ndaj kësaj ideje.

Për një kundërshtim të tillë ka reaguar edhe këngëtarja Fjolla Morina, ku përmes rrjetit social Instagram i ka kërkuar kolegut të saj, që ta marrë shtruar këtë gjë.

“Qetësohu artist, mos u merr me llojlloj injorantësh, pylli ka derra kudo! Përmbaju të lutem, je artist me zemër të madhe”, ka shkruar Fjolla në një fotografi të publikuar në InstaStory.

Ferizajasi ndër tjerash, kishte cekur në postimin e tij se këngëtarët kanë marrë kapar dhe nuk mund t’i kthejnë ato, pasi paratë në fjalë i kanë harxhuar.

Ëndrra e Labinot Tahirit vazhdohet edhe nga Albin Kurti: Ferizaji në majë të Qeverisë

Periskopi.com Lajme

Albin Kurti sot tregoi emrat e Lëvizjes Vetëvendosje për pozitat e ministrave dhe atë të zëvendëskryeministrit. E në këtë pikë, është e pamundur të mos kujtojmë ish deputetin Labinot Tahirin dhe kërkesën e tij lokaliste që në qeverinë e Kosovës të kishte edhe ministër nga qyteti i Ferizajit. 

Labinot Tahiri ishte bërë tepër i rëndësishëm në qeverinë e kaluar duke kushtëzuar votimet e shumicës me kërkesën e tij për ministër nga Ferizaji. Ai ia doli ta bënte një gjë të tillë vetëm disa muaj pas votimit të Qeverisë Haradinaj II pas skandalin me deportimin e shtetasve turq të akuzuar për terrorizëm në Turqi, e që rezultuan në shkarkimin e ministrit të mëparshëm të Punëve të Brendshme.

Mjeku Ekrem Mustafa nga Ferizaji ia doli të bëhej ministër i Punëve të Brendshme. Mediat shpesh i referoheshin atij si “ministri i Labit” dhe ministrisë së Punëve të Brendshme me të njëjtën etiketë, përcjell Periskopi.

Por, duket se Tahiri nuk do të mbetet i zhgënjyer as në Qeverinë Kurti sepse një njeri nga Ferizaji do të ulet në një prej karrigeve më të rëndësishme të saj.

Bëhet fjalë për z.Habi Abazi, i cili sipas Kurtit do të emërohet nga Vetëvendosje në pozitën e zëvendës-kryeministrit.

Ndërkohë që ministrinë e Punëve të Brendshme do ta ketë LDK-ja nëse do të bindet të jetë pjesë e qeverisë së Kurtit.

Labinot Tahiri: Gabim i madh të gëzoheni për ftesave të Speciales, Kadri Veseli, të pastë vendi e kombi për jetë e mot

Periskopi.com Lajme

Ish-deputeti, Labinot Tahiri përmes një postimi në facebook, i ka dal në mbrojtje kreut të PDK-së, Kadri Veseli i cili u ftua nga Gjykata Speciale.

Ai tha se askush nuk bën t’i gëzohet ftesave të Gjykatës Speciale.

Më poshtë keni të plotë postimin e Tahirit në facebook. /Periskopi

Politikë s’është muzikë: 12 mijë qytetarë e braktisën Labin për vetëm 2 vjet

Periskopi.com Lajme

Labinot Tahiri, këngëtari i mirënjohur i muzikës folklorike, ishte ndër deputetët më aktivë në Legjislaturën e VI të Kuvendit të Kosovës. Ai madje bëri premtime të hapura publike, si mbajtja e mjekrës dhe flokëve e heqja dorë nga udhëtimet jashtë vendit – por të cilat, nuk iu shpërblyen.

Tahiri në zgjedhjet e vitit 2017 i mori 15 mijë e 540 vota sa ishte pjesë e AKR-së brenda listës së LDK-së. Sidoqoftë, kjo parti politike e braktisi LDK-në pas zgjedhjeve dhe u bë bashkë me koalicionin PAN për të formuar Qeverinë Rambo II.

Dhe, duket se qëndrimet e luhatshme të z.Tahiri i kushtuan atij me hiç më pak se 12 mijë vota, shkruan Periskopi.

Në zgjedhjet e 6 tetorit ai i mori vetëm 3 mijë e 867 vota në total brenda një liste me AAK-në e Ramush Haradinajt.

Kësisoj, Tahiri nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës për edhe një mandat tjetër. Nuk dihet nëse angazhimi në politikë do t’i kushtojë edhe në aspektin komercial në muzikë. /Periskopi

Këta janë artistët që dështuan në politikë

Periskopi.com Showbiz

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve sot me 7 nëntor,ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme që u mbajtën me 6 tetor.

Nga disa artistë e këngëtarë që kanë kandiduar për tu bërë deputetë vetëm Eliza Hoxha nga radhët e PDK-së ka arritur që të jetë pjesë e legjislaturës së ardhshme. Eliza Hoxha ka marrë 9303 vota, duke arritur të bëhet deputete, shkruan indeksonline.

Ndërsa Gentiana Beqa Ahmeti me 2465 vota dhe këngëtari Fahrush Azemi 4238 vota poashtu nga PDK, kanë dështuar të futen në kuvend si deputet.

Poashtu edhe aktori Jeton Zogjani me 980 vota si dhe këngëtari Labinot Tahiri me 3867 vota nga radhët e AAK-së, nuk kanë arritur të bëhen deputet.

Labinot Tahiri për të ardhmen e tij: Mund ta krijojë partinë time

Periskopi.com Lajme

Ish-deputeti i AKR’së, Labinot Tahiri që në zgjedhjet e fundit garoi me AAK’në, ka folur për të ardhmen e tij politike.

Tahiri, i cili thotë se ka siguruar rreth 4 mijë vota, pret që të dalin rezultatet përfundimtare të Komisionit Qendror Zgjedhor e pastaj të vendosë për të ardhmen e tij politike.

“Nuk kam dhënë dorëheqje, por do të pres deri sa të dalin rezultatet e KQZ’së, do të vendos rrugëtimin tim”

Ish-deputeti, i pyetur nëse do të qëndrojë me AAK’në ka thënë se ‘90 për qind jo’.

Ai nuk e përjashton mundësinë e krijimit të një partie të tij, nëse nuk përshtatet me asnjë subjekt politik.

“Pse të mos e krijojë një parti, me njerëz që duan të punojnë sinqerisht për popullin”, ka thënë Tahiri, transmeton Gazeta Express.

“Unë vetëm dua t’i ndihmojë vendin tim, dhe herëdokur do të futem në histori, për politikë është fjala”, ka shtuar ai.

Labi viziton 7-vjeçarin nga Drenasi që ka nevojë për shërim urgjent

Periskopi.com Lajme

Ledion Fana, 7-vjeçari nga komuna e Drenasit vuan nga një sëmundje e rëndë “Iga linear dematosis”, e cila nuk ka shërim në Kosovë.

Pas publikimit të rastit nga mediat, vogëlushin e ka vizituar edhe këngëtari e humanisti, Labinot Tahiri, I cili ka nisur një aksion për mbledhjen e mjeteve financiare për shërimin e 7-vjeçarit, transmeton Magazina.al.

Labi ka publikuar video nga vizita e Ledionit, duke lën edhe kontaktin për të gjithë ata që duan ta ndihmojnë.

“Ne jemi këtu me përgjegjesinë më të madhe drejt shërimit të kētij djali.

Nr kontaktit është 0038349451181 ALBAN Bega Ferizaj i autorizuar në Fondacionin Labinot Tahiri.” ka shkruar Labi.

Labi thotë se votat e tij janë vjedhur, ja çfarë i shkruan Stresi

Periskopi.com Showbiz

Labinot Tahiri publikoi mesazhin që e mori nga Stresi.

Labinot Tahiri përmes një postimi në Instagram, për çështjen e votave tha se po del që është keqpërdorur dhe jo dënuar nga populli.

“Pra ata që janë gëzuar për mua duke aluduar se më ka denuar populli, doli dhe po del që unë jam keqëpërdorur ,dhe jo i denuar!

Faleminderit KQZ-së për këto informacione!

Kërkoj që prokuroria dhe organet kompetente ti denojnë komisionerët e till qofshin nga cila do parti!

Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë”, kishte shkruar Labi, i cili nuk i ka arritur votat për t’u bërë deputet.

Në mesin e shumë komenteve, ai pranoi mesazh edhe nga reperi Stresi, i cili i shkruan

“Une e mbeshtes kauzen tende labi sepse prej vitesh vota e lire Po keqperdoret Por ti je missionar I pa dorzuar ndaj jemi me ty vllaqko”.

Këngëtari e postoi në InstaStory këtë koment dhe ia kthen “Faleminderit vella! Do vazhdoj ashtu siq isha i pandalshëm për çdo derë shqiptari”.

Dështon Labi, nuk i siguron votat për t’u bërë deputet

Periskopi.com Lajme

Labinot Tahiri nuk do të jetë më pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Kjo për arsye se ai nuk i ka marrë votat e mjaftueshmë për një gjë të tillë, shkruan lajmi.net.

Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.

Postimi i plotë:

Përshêndetje njerëz të mirëëPo vazhdoj të mbaj balancimin, në mes të drejtësisë dhe padrejtësisëë Bëhet mirë!
Njeriu lind dhe ndërtohet për kohën që do ti viej në qastet e duhura! Sikurse brenda kuvendit, tani edhe jasht kuvendit, do jem gjithmonë shërbetorë i njerëzve tanë! ë Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.

Labin e dëshpëron Ferizaji, del keq me vota

Periskopi.com Lajme

Këngëtari dhe ish-deputeti, Labinot Tahiri duket se këtë herë është dëshpëruar nga vendasit e vet pasi nuk e kanë votuar edhe aq shumë sa ka pritur.

Labi dhe partia e tij e re AAK ka dështuar me vota në qytetin e Ferizajt, kjo parti ka arritur të pozicionohet si partia e katërt në qytetin e tretë më të madh në vend.

Dobët me vota ka shkuar edhe njëri prej kandidatëve që pretendonte se ka shumë njerëz prapa vetës, Labi këtë herë  ka marrë 1209 vota.

Ndryshe, partia fituese në Ferizaj ka dal Lëvizja “Vetëvendosje” me 17211 vota.

Labi bën atë që di më së miri – tash i thur lavde Vjosa Osmanit

Periskopi.com Lajme

Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Labinot Tahiri, ka uruar Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen për rezultatet e zgjedhjeve, duke thënë se uron që qytetarët të kenë bërë zgjedhjen më të mirë.

Ndërkaq ai tha se Vjosa Osmani arriti që për një muaj t’ia kthente krenarinë e LDK-së si Rugova dikur, duke mbledhur aq shumë vota.

Kjo nuk është hera e parë që e dëgjojmë Labinot Tahirin duke lavdëruar të tjerët.

Kohë më parë ai të njëjtën gjë e bënte edhe me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, duke e lavdëruar për punën e tij si kryeministër.

Tahiri shtoi se janë në pritje të rezultateve për deputetë e pastaj do të marrë veprimin e radhës.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë!

Ju falenderoj pa masë për besimin tuaj në zgjedhjet e 6 tetorit, do të ju jem mirënjohës tërë jetën.

Do u jem mirënjohës edhe që nga dita e parë kur u futa në politikë dhe kur më besuat që tê isha deputet!

Sinqerisht, urime LVV-së dhe Albin Kurtit për fitoren në këto zgjedhje, uroj që qytetarët të kenë bërë zgjedhjen më të mirë për Kosovën.

Urime edhe për Znj, Vjosa Osmani, e cila arriti në njê kohê prej një muaji ta kthej krenarie e LDK-së si Rugova dikur duke mbledhur aq shumë vota!

Me një fjalë suksese e respekt për çdo qytetarë që u lodhën për ne duke na përkrahur deri në këto ditë zgjedhje!

Po presim rezultatet nga partia se si po dalim si deputet, dhe pastaj do të marrë veprimin e radhës!

Me respekt, Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.

Labinot Tahiri: Mjekrën kur du e heku kur du e lëshoj

Periskopi.com Lajme

Labinot Tahiri nga radhët e koalicionit AAK-PSD është acaruar kur i është përmendur premtimi që e nuk do e hiqte mjekrën.

Sipas Tahirit premtimi për mjekrën ka qenë vetëm sa për ta bërë lajm, mediat në Kosovë ndërsa nuk ka qenë diçka që duhet me marrë seriozisht.

“Ajo ka qenë vetëm sa për juve mediat, portalet, për ta bërë lajm. Është mjekrra jeme, kur du e heku kur du e rriti”, tha në  emision në T7.

Tutje, Tahiri theksoi se duhet me i marrë për seriozisht premtimet që i ka dhënë për dorëzimin e pasaportave të familjes së tij, gjë të cilën ai tha se e ka bërë.

“Unë kam premtuar se do t’I dorëzoj pasaportat e familjes time dhe e kam blloku veten në Kosovë bashkë me ty që s’ke vizë”, tha Tahiri duke iu drejtuar gazetarit.

Ndër tjera, kandidati për deputet në një moment u ngrit nga tavolina dhe shkoi të marrë ujë duke iu drejtuar gazetarit “Pse nuk na keni sjellë ujë, nuk jeni mikpritës, ne të Ferizajit jemi mikpritës”, përfundon Labinot Tahiri. /Periskopi/

Labinot Tahiri: M’u ofruan dy ministri në këmbim të një vote

Periskopi.com Lajme

Ish-deputeti i AKR-së, Labinor Tahiri, që së fundmi ka aderuar në AAK ka thënë se në këmbim të votës së tij për formimin e Qeverisë Haradinaj i janë ofruar dy ministri.

Tahiri ka thënë ai e kishte mundësinë i vetëm ta bëj qeverinë pa AKR-në por nuk ka dashur ta tradhtojë Behgjet Pacollin.

“Më janë ofruar Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Mirëqenies Sociale”, ka thënë Tahiri në RTV Dukagjini.

I aderuari i ri në AAK thotë se oferta ishte bërë nga Ramush Haradinaj dhe njerëzit rreth tij.

Ai thotë se ka pasur presion shumë të madh për këtë punë por nuk ka tradhtuar Pacollin.

Tahiri thekson më tej se do t’i mungojë AKR-së dhe sipas tij PAN e di se ai ishte personi kyç që ndikoi në formimin e qeverisë së kaluar.

Tahiri shton se nuk ka asgjë kundër Behgjet Pacollit, por thotë se këshilltari i këtij të fundit, Jetlir Zyberaj ka lobuar shumë që Ferizaj të mos ketë ministër në qeveri.

 

Tahiri: Ramush Haradinaj është më i zoti se Albin Kurti për ta realizuar Bashkimin Kombëtar

Periskopi.com Lajme

Ish-deputeti Labinot Tahiri mendon se Ramush Haradinaj është më i zoti se Albin Kurti për të realizuar Bashkimin Kombëtar, transmeton Periskopi.

‘’Haradinaj është betuar për Bashkimin Kombëtar. Punët  e mëdha për kombin bëhen nër tavolinë, e jo mbi. S’do të thotë që veç Vetëvendosje e do Bashkimin Kombëtar, e duan të gjithë. Ramush Haradinaj është më i zoti për Bashkim Kombëtar. Gjithesi, ka ndikim më shumë sepse në kohë të luftës shqiptarët e Shqipërisë i janë gjendur’’, tha Tahiri sonte në Debat Plus.

Tutje Tahiri ka treguar se cilat do të jenë prioritetet e Qeverisë, nëse fitohet nga AAK dhe PSD.

‘Këto që i ka lënë në gjysmë Qeveria Haradinaj, besoj që do ti shkojmë deri në fund. Është mos ndarja e Kosovës, që është primare. Taksa mos të hiqet, përderisa prodhuesit vendos ia kanë parë hajrin taksës. Ka punë të tjera, zhvillimi ekonomik’./PERISKOPI/

Debat Plus me Ermal Pandurin – RRUGA E POLITIKËS! – 04.09.2019

VALA E ADERIMEVE NË PRAG TË ZGJEDHJEVELabinot Tahiri – AAKArmend Muja – AnalistFidan Rama – Rtv DukagjiniBekim Kabashi – ReporteriIlir Mirena – Periskopi Arben Ahmeti – Rtv Dukagjini

Posted by RTV Dukagjini on Wednesday, 4 September 2019

 

Labinot Tahiri trulloset nga analistët për shkak të Ferizajit

Periskopi.com Lajme

Ish-deputeti Labinot Tahiri, sonte në Debat Plus është kritikuar për insistimin e tij që njerëz të Ferizajt të kenë poste të rëndësishme në institucionet qendrore të Kosovës, transmeton Periskopi.

Analisit Ilir Mirena i tha Tahirit se ‘keni qenë deputet i Kosovës e jo i Kuvendit të Ferizajt’.

‘’Ti vetëm e thekson, Ferizaji, Ferizaji. Deputet i Kosovës je. Nëse secili deputet e kërkon një ministër, i bie me u kërku mbi 80 poste’, tha Mirena.

Ndërsa analisti tjetër Fidan Rama tha se nuk është domosdoshme emërimi i një personi si ministër, siç ndodhi me atë të Brendshmin.

‘’Nuk është e domosdoshme emërimi i ministrit se ti po  e ndihmon Ferizajn. Ke gabu, ke mujt me bo zgjedhje tjetër, jo emra e as pozita’’, tha Rama.

‘’Po i shtin në xhelozi qytetet tjera’’, theksoi analisti Arben Ahmeti.

Në anën tjetër, Bekim Kabashi tha se duhet gjetur një ekspert për të ndihmuar Kosovën.

‘’Pse prej Ferizajt, pra. Është dashtë me thanë që po e gjej ekspertin më të dëshmuar që e ndjimon Kosovën dhe Ferizajn, e jo patjetër prej  Ferizajt. Pa ndikim, vec simbolikë’’, tha ai.

Në fund, Labinot Tahiri u arsyetua se ‘’Ferizaj është lënë anash’’.

Nëse qëndron korrekt me mua Ramush Haradinaj, nuk do ta lëvizi këmbën kurrë. Ai e ka përmbush cdo kërkesë rreth Ferizajt. Kam kërkesën edhe me  i përfundu subvencionet për fermerët në Ferizaj’’./PERISKOPI/

Debat Plus me Ermal Pandurin – RRUGA E POLITIKËS! – 04.09.2019

VALA E ADERIMEVE NË PRAG TË ZGJEDHJEVELabinot Tahiri – AAKArmend Muja – AnalistFidan Rama – Rtv DukagjiniBekim Kabashi – ReporteriIlir Mirena – Periskopi Arben Ahmeti – Rtv Dukagjini

Posted by RTV Dukagjini on Wednesday, 4 September 2019

 

 

Tahiri: Nuk më dëmtojnë aderimet, qytetarët më njohin si Lab

Periskopi.com Lajme

Ish-deputeti Labinot Tahiri i cili braktisi AKR’në për AAK’në, ka thënë se ky kapërcim nuk e dëmton karrierën e tij, transmeton Periskopi.

‘’Mua nuk më zbeh një parti, edhe neser me dalë prej AAK’së në parti tjetër. Qytetarët më njohin mua si Labi. Nëse dal në zgjedhje me pak vota, as Ramushi nuk kish pasë interesim për mua. Asesi nuk dëmtohem, mund të bëni sondazhe sa të doni’’, tha Tahiri.

Ishte analisti Ilir Mirena që tha se Labit i është zbehur karriera.

‘’Po bëhen për interesa të ngushta në parti. Kur je brenda subjektit politi, përpiqesh që ta përçosh idealin  e angazhimin. Edhe Zoti Tahiri, me pengesat e  para që kanë mujt me hasë prej këshilltarit apo dikujt, që në start shkojnë në prehër të partive tjera. Dhe ato mezi presin me marrë dikë me influencë.. Është feomen që ia zbeh vetë karrierën këtyre, që i bëjnë këto ndryshime. Do t’i zbehet karriera Labinot Tahirit. Nuk është si atëherë kur është hyrë në AKR’’, tha Mirena./PERISKOPI/