Lista e fituesve të turneut ndërkombëtar të boksit ‘Lah Nimani’

Periskopi.com Sporti

Federata e Boksit e Kosovës ka organizuar turneun ndërkombëtar tradicional i 12 me radhë “Lah Nimani” me boksierë të rinj (youth 17-18 vjeçar) i cili u mbajt sot në Pallatin e Rinisë Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

“FboxK respektoi këshillat e dala nga IKSHPK, M.SH.MKRS që në palestra të mbyllura mos të ketë më shumë se 50 persona (garues,trajner,delegate,mjek sportive etj.) turneu u zhvillua pa publik.

Ne program ishin 9 duele ku u tregua një boks mjaft cilësor dhe luftarak, pas një pauze 7 muajsh për shkak të pandemisë COVID-19”, thuhet në njoftimin e FboxK-së.

Pjesëmarrës ishin boksierët nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova.

Juria në fund bëri dhe shpalljen e boksierëve më të mirë të turneut

Boksieri me i mire: Ardian Azemi- Maqedoni

Tekniku me i mire: Ergys Toqi – Shqiperi

Qifti me luftarak: Remzo Mustafiç- Kosovë. – Arlind Çera – Shqiperi

Boksieri me ferpley: Luar Aliu Kosovë

Boksieri me i mire i huaj: Santiago Selimaj

Gjyqtarë/ Referee

1.Latif Demolli

2. Agim Shala

3.Aliriza Rexhepi

4.Agim Tahiraj

5. Safet Syla

6.Fadil Bekteshi

7.Visar Ibrahimi

8.Granit Qorri