Gruaja e Valon Behramit e para në garat ndërkombëtare të skijimit, ja videoja me pamjet spektakolare

Periskopi.com Sporti

Eurosport e ka publikuar një video të paraqitjes së skitares Lara Gut Behrami, gjatë garave ndërkombëtare të skijimit, që u mbajtën këtë fundjavë. 

Lara Gut – Behrami në garën për kupën e botës në skijim, ndërsa në video dëgjohet komentimi i skijmit të saj fantastik.

Aty thuhet se ajo po prin për më shumë se një sekond para konkurrentes së saj. Mediat ndërkombëtare e kanë përshkruar si “donimin e pastër i Gut-Behramit” në garat që u mbajtën në Crans Montana.

Kampionia zvicerane është bashkëshortja e futbollistit me origjinë nga Kosova, ish-kapitenit të kombëtares zvicerane, Valon Behramit.

 

 

 

Valon Behrami nis muajin e mjaltit me gruan e tij zvicerane (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Më 12 të këtij muaji mesfushori shqiptar i kombëtares zvicerane, Valon Behrami ka kurorëzuar dashurinë me skiatoren e njohur Lara Gut.

Pa ndonjë ceremoni apo dasmë, çifti u kurorëzuan në një nej private, teksa këtë lajm e kanë bërë të ditur edhe përmes rrjeteve të tyre sociale.

Ndërsa tani dyshja duket që kanë nisur muajin e mjaltit, pasi që futbollisti në llogarinë Instagram ka postuar një instastory ku shihet bashkëshortja e tij pranë një pishine në një vend luksoz, pamje këto përrallore.

 

Valon Behrami martohet me Lara Gut vetëm një javë pas eliminimit nga Kupa e Botës (Foto)

Periskopi.com Sporti

Valon Behrami është martuar me Lara Gut

Ylli i kombëtares zvicerane pati paraqitje të mëdha në Botëror, ku me shumë sukses arriti ta ndalte Neymarin ën takimin kundër Brazilit, shkruan Periskopi.

Aventura e Zvicres përfundoi pas humbjen nga Suedia më 3 korrik, ndërsa Valon Behrami vetëm 8 ditë më pas martohet me Lara Gut.

“Ju dhe unë, familjet tona dhe miqtë më të afërt përreth nesh, ndjenjat e shtëpisë …. Nuk mund të imagjinoja një mënyrë më të mirë për të thënë po. 11 Korrik 2018,” shkruan Lara në Instagram.

Kujtojmë që Valon Behrami ishte në lidhje me Elena Bonzani. Ai ka dy fëmijë me të, Sofian[9 vjeç] dhe Isabelan[18 muajshe]. Më 23 shkurt u nda nga Elena dhe më 18 mars bëri publike lidhjen e tij me Laran. /Periskopi/