Kjo është paga për të cilën kosovarët nuk do ta lëshonin shtetin e tyre

Periskopi.com Lajme

Largimi nga Kosova shpesh përmendet si ‘ëndërr’, ndërsa shumë nga qytetarët shpresojnë të ikin po sa të ndodh liberalizimi i vizave.

Arsyeja kryesore vazhdon të jetë gjendje ekonomike dhe papunësia, ndërsa jo të gjithë do ta braktisnin Kosovën me të ardhura më të mira mujore, transmeton Periskopi.

Në një hulumtim të Institutit për Kërkime Ekonomike të zhvilluar për pagën ideale në Kosovë, që do të parandalonte largimin e qytetarëve, anketuesit dhanë përgjigjie të ndryshme për pagën ideale dhe shumë pak nga ta u shprehën të kënaqur me pagat aktuale në Kosovë.

Anketa hulumtuese është bërë nga të dhënat primare, për të qenë hulumtim empirik i bazuar mbi kërkesën qytetare për pagën ideale.

36% e të anketuarve besojnë që paga 600-800 euro është e mjaftueshme për të qëndruar në Kosovë. 20% e të anketuarve ju mjafton paga 400-600 euro, kurse  18% dëshirojnë paga 800-1,000 euro.

Pagën mbi 1,000 euro e shohin si opsion për t’u mos u larguar nga Kosova 16% e të anketuarve, ndërsa  10% janë pajtuar me pagën solide 200-400 euro.

Në bazë të hulumtimit – pagat e sektorit publik përmbushin kërkesat e qytetarëve për “pagat e tyre ideale”, përderisa pagat në sektorin privat vazhdojnë të jenë të vogla./Periskopi/.