Futbollistët binjakë pensionohen nga futbolli – kjo është arsyeja

Periskopi.com Sporti

Dy futbollsitët e Bayern Leverkusenit, Sven dhe Lars Bender kanë vendosur t’i japin fund karrierës së tyre të futbollit në fund të sezonit, transmeton Periskopi.

Se vëllëzërit Bender do të pensionohen nga futbolli aktiv e ka konfirmuar edhe klubi i Bayer Leverkusenit.

Binjakët poashtu kanë treguar se çdo ditë japin nga vetja e tyre 100%, por për fat të keq kjo gjë është duke u bërë gjithnjë e më e e vështirë.

“Të gjithë ata që na njohin e dinë që ne japim 100% çdo ditë. Kjo ishte gjithmonë kërkesa themelore për ne” thanë binjakët.

“Për fat të keq, është duke u bërë gjithnjë e më e vështirë për ne që të kemi qasje të vazhdueshme në këtë me të gjitha dhimbjet dhe problemet fizike nga të cilat po vuajmë gjithnjë e më shumë”, përfunduan Lars dhe Sven Bender.