​Çfarë po ndodh në Las Vegas? Qyteti pushtohet nga karkalecat

Periskopi.com Lajme

Tufat masive të karkalecave kanë pushtuar Las Vegasin këtë javë. Turistët dhe banorët e zonës janë befasuar, teksa karkalecat kalonin nëpër qytetet në procesin e emigrimit të tyre në veri.

Video të postuara në mediet sociale shfaqin mizëri karkalecash, duke u ngjitur në shtyllat e ndritshme të neoneve. Gjithashtu trotuaret ishin mbuluar me insekte.

Departamenti i Bujqësisë i Nevadës tha se pushtimi i rrallë ishte i lidhur me një dimër dhe pranverë të papërshtatshme.

Jeff Knight, një entomolog në Departamentin e Bujqësisë, tha se insektet mund të jenë të frikshme, por janë të padëmshme, përcjell Top Channel.

“Ata nuk mbajnë asnjë sëmundje, nuk kafshojnë dhe nuk janë një nga speciet që ne e konsiderojmë si problem,” u tha Knight,  gazetarëve të premten. “Ata ndoshta nuk do të shkaktojnë shumë dëme në një oborr.”

Ai tha se karkalecat, me gjatësi prej  3.80 centimetra, do të largohen nga zona e Las Vegasit brenda pak javësh.

Aktori hollivudian ndërron mendje pas një jave: Isha i pirë kur u martova

Periskopi.com Showbiz

Aktori i famshëm, Nicolas Cage, si duket është penduar pasi u martua javën e kaluar në Las Vegas, transmeton Klan Kosova.

Ai ka kërkuar anulimin e kurorëzimit, vetëm disa ditë pasi u martua me të dashurën e tij, Erika Koik me pretendimin se ishte “shumë i dehur”.

55-vjeçari u martua zyrtarisht me partneren e tij të shtunën e kaluar që shënonte martesën e katërt të Cage.

Cage në të kaluarën ka qenë i martuar me Patricia Arquette (1995-2001), pastaj me Lisa Marie Presley për katër muaj në vitin 2002, si edhe me Alice Kim.

Shuma marramendëse që Wilder dhe Fury fituan pas meçit

Periskopi.com Sporti

As Deontay Wilder e as Tyson Fury nuk lejuan të humbasnin në përbaljen për titullin e WBC-s në peshat e rënda.

Në përballjen e zhvilluar në Las Vegas, epilogu final i gjyqtarëve ishte për barazim.

Edhe pse kishte shumë kritika në drejtim të këtij vendimi, as Fury, e as Wilder nuk do të ”varfërohen” pas këtij barazimi.

Divizioni i peshave të rënda në boks ka qenë gjithnjë fitimprurës për boksierët, të cilët kanë arkëtuar shuma të majme ndër vite.

Dhe siç bëjnë të ditur mediat në ishull, nga ky meç, Fury do të arkëtojë 10 milionë dollarë, ndërsa Wilder 14 milionë dollarë.

Përndryshe, të dy boksierët e lartëcekur e kanë konfirmuar se do të përballen sërish në një revansh.

https://www.youtube.com/watch?v=OZQFujtox-s

Polici xhiron të gjithë skenën kur qëllon me armë të dyshuarit

Periskopi.com Lajme

Pamje shokuese janë publikuar në rrjetet sociale kur një polic i Shteteve të Bashkuara qëllon me armë në drejtim të një automjeti me ngjyrë të zezë.

Incidenti ndërmjet policit William Umana dhe dy njerëzve që dyshohet se janë vrarë ka ndodhur në Las Vegas më 11 korrik.

Umana kishte një kamerë përpara derisa qëllonte nga dritarja e përparme e veturës së tij, raportoi “The Independent”, transmeton Periskopi.

Të dyshuarit, thuhet se janë qëlluar 34 herë nga polici.

Policia thotë se të dy burrat ishin të armatosur dhe ishin të dyshuar në një vrasje vetëm dy orë para ndjekjes. Ata kishin vrarë një person në një qendër të larjes së makinave./Periskopi/

Rita Ora me të brendshme në Las Vegas (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Rita Ora është këngëtarja shqiptare fama e të cilës çdo ditë e më shumë rritet në mbarë botën.

Pas turneut në vende të ndryshme të Evropës, këngëtarja ka udhëtuar për në Las Vegas, shkruan lajmi.net.

Nga atje, ajo ka publikuar një imazh përmes të cilit ka treguar se si e nisi ditën në atë vend.

Rita është fotografuar me të brendshme para pasqyrës, ku po përgatitej për ta bërë grimin për një ditë të gjatë me angazhime.

Si çdo herë, edhe kësaj radhe ajo dukej mahnitëse, duke vënë në fokus të pasmet bombastike.

https://www.instagram.com/p/BlL4eHpHLmc/?taken-by=ritaora