Federata e Hendbollit e Kosovës ka shpallur Laureatët e Vitit 2020

Periskopi.com Sporti

Federata e Hendbollit e Kosovës ka shpallur më të mirët e vitit të kaluar, që ishte i vështirë për shkak të pandemisë, por edhe i suksesshëm për hendbollin kosovar.

 

Çmimet kryesore i kanë fituar Kastriot Jupa dhe Albina Rugova.

I riu i Besa Famgas dhe i Kombëtares së Kosovës, Jupa, për herë të gjashtë është shpallur hendbollisti më i mirë i vitit në Kosovë.

Ndërkohë hendbollistja e Istogut dhe e Kombëtares së Kosovës, Albina Rugova, është shpallur më e mira e vitit 2020.

“Te hendbollistet, në përbërjen më të mirë të vitit 2020 kanë zënë vend: Njomza Kelmendi (Vushtrria – portierja më e mirë), Albina Rugova (Istogu – aloja e majtë më e mirë), Burneta Rama (Vushtrria – fundorja e majtë më e mirë), Puhiza Gashi (Kastrioti – qendra më e mirë), Suzana Ujkiq (Istogu – pivotja më e mirë), Shpresa Fazlija (Shqiponja – fundorja e djathtë më e mirë), Albulena Kelmendi (Ferizaj – aloja e djathtë më e mirë)”, njoftuan në llogarinë e tyre zyrtare në facebook./