Koscielny tregoi mungesë masive respekti për Arsenalin në prezantimin te klubi i ri

Periskopi.com Sporti

Laurent Koscielny nuk është më lojtar i Arsenalit.

Francezi ishte dikur i preferuari i fansave të klubit, të cilit iu bashkua në vitin 2010.

Por pavarësisht se ishte kapiten i skuadrës, Koscielny vendosi të bënte presion për një largim këtë verë.

Klubi kishte konfirmuar me anë të një komunikate se lojtari refuzoi të udëtonte me skuadrën në turneun parasezonal.

Laurent Koscielny's nine year spell at Arsenal has come to an end

Londinezët eventualisht lejuan largimin e Koscielnyt dhe ai sot u prezantua te Bordeaux.

Shumë fansa të skuadrës nga veriu i Londrës kurrë nuk do t’ia falin mbrojtësit për sjelljet e tij para transferimit.

Ai tregoi mungesë të madhe respekti duke detyruar klubin ta shiste.

Dhe tani ai i ka frustruar fansat e Arsenalit edhe më shumë me videon e prezantimit të tij te Bordeaux.

Klubi francez postoi një video të lojtarit duke larguar fanellën e tij të Arsenalit për ta zbuluar atë të Bordeauxit të cilën e kishte veshur nën atë të “Topçinjëve”.

Shikoni më poshtë.


Fansat e Arsenalit janë të neveritur. /Periskopi.com/

Zyrtare: Nga Arsenali transferohet në Bordeaux

Periskopi.com Sporti

Tashmë është zyrtare, kapiteni Laurent Koscielny është larguar nga Arsenali, pas plot 9 sezonesh.

Mbrojtësi francez, nga sezoni i ardhshëm do të luajë për skuadrën e vendit të tij, Bordeaux, transmeton Periskopi.

33-vjeçari i ka kushtuar 5 milionë euro arkave të klubit francez. Koscielny zhvilloi 353 ndeshje me “Topçinjtë”, ku shënoi edhe 27 gola, ndërsa tani do të nisë një aventurë të re në kampionatin francez.

Arsenali tani është hedhur në afatin kalimtar për të gjetur zëvendësuesin e mbrojtësit, me alternativat që nuk mungojnë.

Mendohet se londinezët po përpiqen të arrijnë një marrëveshje me Leipzig, për Dayot Upamecano, dhe thuhet se kanë bërë një ofertë prej 60 milionë euro në drejtim të klubit gjerman. /Periskopi.com/

Krizë e thellë në Arsenal: Kapiteni refuzon të shkojë me klubin në turin parasezonal

Periskopi.com Sporti

Kapiteni i Arsenalit, Laurent Koscielny, ka refuzuar që të udhëtojë në turin parasezonal të klubit në ShBA.

33 vjeçari francez është pa kontratë në fundin e sezonit 2019-20 dhe raportohet se po kërkohet nga ekipet e vendit të tij, Bordeaux, Rennes dhe Lyon.

“Ne jemi të zhgënjyer me veprimet e Laurentit, që shkojnë kundër instruksioneve të qarta të klubit,” ka thënë Arsenali.

“Shpresojmë ta zgjidhim këtë situatë dhe nuk do të ofrojmë komente tjera për rastin.”

Bordeaux raportohet se i ka ofruar Koscielnyt kontratë tre-vjeçare, përcjell Periskopi nga BBC.

Mbrojtësi i qendrës iu bashkua Arsenalit në verën e vitit 2010 për një shumë prej 10 milionë funtesh nga Lorienti.

Ai ka luajtur 353 herë për topxhinjtë dhe e ka fituar dy herë Kupën FA në vitet 2014 dhe 2014.

Vitin e kaluar Koscielny luajti 30 herë për klubin në të gjitha kompeticionet. /Periskopi

Rio Ferdinand

Ferdinand: Këta janë dy mbrojtësit më të mirë në Angli

Ish-mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand ka zbuluar emrat e dy mbrojtësve, të cilët beson se janë më të mirë ntë Angli.

Periskopi.com Sporti

Ai thotë se Toby Alderëireld i Tottenham Hotspur dhe Laurent Koscielny i Arsenalit janë mbrojtësit më të mirë në ishull.

“Mendoj se Alderëeireld dhe Koscielny janë dy mbrojtësit më të mirë në këtë kampionat”, deklaroi Ferdinand. /Periskopi.com

Ky është mbrojtësi më i mirë në botë (Foto)

Laurent Koscielny dhe Thiago Silva janë dy mbrojtësit më të mirë në botën e futbollit, shkruan tabloidi ‘Goal’.

Periskopi.com Sporti

Por, ky tabloid i njohur shkruan se mbrojtësi francez është më në formë se braziliani kohëve të fundit.

Koscielny është një ndër shtyllat kryesore të skuadrës së Arsenalit.

Vlen të ceket se sonte me fillim nga ora 20:45 ‘topçinjtë’ presin Paris Saint-Germain, për të zhvilluar ndeshjen ndoshta vendimtare për kreun e grupit në Ligën e Kampionëve.

silva-koscielny

/Periskopi.com

Ylli i njohur pranë nënshkrimit me Arsenalin

Mbrojtësi i Arsenalit, Laurent Koscielny pritet të rinovojë kontratën me klubin.

Periskopi.com Sporti

Francezi është pjesë e londinezëve nga viti 2010, kur u bashkua nga skuadra franceze Lorient.

Në sezonet e fundit sidomos, ai ka qenë në formë mjaft të lartë, duke qenë një ndër shtyllat kryesore të lojës mbrojtëse të Arsenalit.

Pritet që marrëveshja mes tij dhe klubit nga Emirates Stadium të arrihet deri në vitin 2020. /Periskopi.com

Koscielny tallet me Costan në instagram (Foto)

Vazhdon të komentohet fitorja e Arsenalit 3-0 nga Chelsea.

Periskopi.com Sporti

Debati më i madh vazhdon të jetë në rrjetet sociale mes tifozëve.

Por, këtë herë në një mënyrë edhe Laurent Koscielny i është futur festës virtuale të Topçinjve.

Francezi ka pëlqyer një fotografi në Instagram ku ai dhe Shkodran Mustafi kanë adaptuar Diego Costan si fëmijë të tyre.

Të gjitha këto shaka kanë ardhur pas paraqitjet fantastike të dyshes mbrojtëse pasi sulmuesi spanjoll nuk arriti të bëjë asgjë gjatë gjithë takimit.

instagram

Koscielny gati kundër PSG

Periskopi.com Sporti

Tifozët e Arsenalit kanë marrë një lajm të mirë.

Mbrojtësi me përvojë i kësaj skuadre, Laurent Koscielny do të jetë i gatshëm për sfidën e nesërme ndaj Paris Saint-Germain në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Francezi ishte dëmtuar në fundjavë në fytyrë në ndeshjen ndaj Southampton, mirëpo lëndimi nuk ishte aq serioz, sa ai të mos përfshihej për sfidën në Francë. /Periskopi.com