Andi Zeqiri ndihmon Lausannen të rikthehet në Superligën e Zvicrës

Periskopi.com Sporti

Futbollisti që do ta përfaqësojë Kosovën në të ardhmen, Andi Zeqiri, ka ndihmuar skuadrën e tij, Lausannen, të ngjitet në elitën e futbollit të Zvicrës.

Lausanne fitoi në udhëtim te Lausanne Ouchy me rezultatin 4:0, duke e siguruar titullin e rangut të dytë të futbollit zviceran me 70 pikë.

Zeqiri, që në duelin e xhiros së 35-të hyri si zëvendësues në minutën e 46-të, asistoi në golin e tretë për Paschen.

Lausanne kthehet në Superligën e Zvicrës pas dy vitesh mungesë, dhe brenda pak javësh do të luajë në elitën e futbollit të këtij vendi.

Në këtë edicion, kjo skuadër e pati sulmin më të mirë, me 79 në total, falë Aldin Turkesit që ka 21 të shënuar, ndërsa Andi Zeqiri, ka kontribuuar në këtë sukses me 15 gola e 6 asistime.