Kosnett lavdëron Kosovën: Duhet të jeni krenar për progresin kundër trafikimit me qenie njerëzore

Periskopi.com Lajme

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka përgëzuar Kosovën për betejën që po bën kundër trafikimit me qenie njerëzore.

Ai në një postim në Twitter tha se Kosova ka bërë një progres të rëndësishëm që qytetarët të jenë më të sigurt.

Megjithëse shpesh ambasadorët në Kosovë kanë kritika të ashpëra ndaj shumë dukurive negative për kosovarët, kësaj here Kosnett ka përgëzuar vendin tonë.

“Kosova duhet të jetë krenare për progresin e rëndësishëm që ka bërë këtë vit në betejën ndaj trafikimit me qenie njerëzore. Një kod penal i rishikuar, udhëzime të reja dënimi dhe përgjigje të forta nga policia bëjnë që qytetarët më të prekshëm të Kosovës të jenë më të sigurt”, shkruan Kosnett.