Napoli nuk ia doli dot, mposhtet nga Lazio

Periskopi.com Sporti

Ka përfunduar derbi i kësaj jave në kuadër të xhiros së 13’të të Ligës italiane Serie A, në të cilën u ballafaquan skuadra e Lazios kundër asaj të Napolit, raporton Periskopi.

Lazio u tregua skuadër me efikase, duke realizuar dy herë në portën e napolitanëve.

Ishte minuta e 9’të e takimit, kur sulmuesi i Përfaqësueses italiane, Ciro Immobile, realizoi golin e epërsisë për skuadrën nga Roma.

Kurse goli i dytë, për Lazion u realizua në minutën e 56’të, autor i së cilës ishte Alberto.

Vlenë të theksohet se në këtë derbi u inkuadrua në lojë nga minuta e 67’t ylli prizrenas, Vedat Muriqi, teksa për përfaqësuesin tjetër të Kosovës, Amir Rrahmanin, trajneri i Napolit nuk kishte rezervuar minuta. /Periskopi