Anëtari i AAK’së është pro koalicionit AAK-LDK

Periskopi.com Lajme

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Anton Berisha ka reaguar pas publikimit të raportit nga instituti i njohur slloven IFIMES për zhvillimet e fundit në Kosovë pas dorëheqjes së Ramush Haradinaj nga pozita e kryeministrit.

Derisa ky raport thotë se LDK dhe VV do të jenë në luftë për vend të parë në zgjedhje të jashtëzakonshme, për vend të tretë po shtyhen sipas këtij raporti AAK dhe PDK.

Berisha duke shkruar përmes Facebook-ut ka thënë se parashikimet e tilla mbështeten në planet që kanë shtetet e caktuara, në këtë rast Sllovenia për Kosovën.

I njëjti shprehet se është pro një koalicioni në mes të AAK-së dhe LDK-së duke shtuar se jo duke u bazuar se gara për të marrë vendin e parë do të zhvillohej në një terren të përbashkët dhe djathtistë në mes të dy partive, e se e dyta Serbia e aleatët e saj do të bëjnë çmos që ky koalicion të mos ndodhë.

Postimi i plotë:

Parashikimet e instituteve dhe analisteve te disa shteteve fqinje per koalicionet e mundshme dhe rezultatet e zgjedhjeve qe priten te mbahen ne Kosove, me shume se sa bazohen ne gjendjen reale mbeshteten ne planet e shteteve te tyre. Me vone ndoshta edhe do t’i specifikoje ne varesi te rrjedhes se ngjarjeve.

Ajo, çfare une kam theksuar nje jave me pare, eshte koalicioni AAK-LDK. Sqarimet konceptuale i kam dhene, ndersa tash po i theksoj edhe dy elemente: e para, se gara per vendin e pare do te zhvillohet ne nje terren te perbashket, tradicional dhe djathtiste ndermjet LDK-se dhe AAK-se; dhe e dyta, se Serbia dhe aleatet e saj do te bejne çmos qe ky koalicion te mos ndodhe.

Gara per vendin e pare, ka te beje me partine por edhe me kandidatin per kryeminister. Derisa AAK eshte ne epersi sa i perket pozites se kryeministrit, per shkak te definimit te qarte dhe konsistences politike te z. Haradinaj; LDK eshte ende ne kerkim te gjetjes se kandidatures qe nuk do te jete e lehte.

Ne anen tjeter, si subjekt, LDK ka bere permisime koheve te fundit qe mund ta favorizoj atë, per cka AAK-se i duhet me maturi ta ndjeke duke bere hapat e duhur sidomos ne shfrytezimin e resurseve njerezore qe i ka ne dispozicion, e qe nuk i ka maksimalizuar deri me tash.

Lufta per vend te trete do te zhvillohet ndermjet VV-se dhe PDK-se, e qe do te zhvillohet ne nje terren te perbashket qe me gjase do te fitohet nga kjo e para.