Aksident në Lebanë, lëndohen shtatë persona

Periskopi.com Lajme

Policia raporton për një aksident të ndodhur mbrëmë në fshatin Lebanë të Prishtinës në të cilin janë përfshirë dy vetura.

Përveç dëmeve lëndime trupore kanë pësuar katër femra dhe tre meshkuj. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor në QKUK.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.