Leganes Archives - Periskopi

Klubi spanjoll hedh kripë mbi plagën e Barcelonës: I tregon si ndalet Messi me një postim tallës

Periskopi.com Sporti

Të gjitha mediat e botës po flasin për Leo Messin, për dëshirën e tij të zyrtarizuar tashmë, që të largohet nga Barcelona qysh këtë verë.

Përtej pengesave ligjore dhe kontraktuale që mund të ketë ky “divorc” për momentin, fantazia ka shpërthyer në rrjetet sociale, por jo vetëm.

Një nga klubet spanjolle të futbollit, jo pa ironi i ka këshilluar katalanasit se si mund ta mbajnë kapitenin dhe yllin e tyre, që të mos largohet pas 20 vitesh shkëlqimi në “Camp Nou”.

Në foton e më poshtme, mund të kuptoni “zgjidhjen” që jep Leganes në këtë rast.

No description available.

Real Madridi e mbyll sezonin me barazim, jo që do të humb gjumë për këtë punë – Leganes bie nga elita

Periskopi.com Sporti

Real Madridi e ka mbyllur sezonin 2019/20 me barazim 2-2 kundër Leganesit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 38-të (të fundit) në La Liga.

Sergio Ramos fillimisht kaloi madrilenët në epërsi në minutën e nëntë, por nikoqirët barazuan në minutën shtesë të pjesës së parë përmes Gil, shkruan Periskopi.

Shtatë minuta pasi filloi pjesa e dytë, Reali riktheu epërsinë, kësaj radhe përmes Marco Asensios, por Leganes u kundërpërgjigj përsëri në minutën e 79-të, duke qëlluar rrjetën me anë të Assales.

Kështu, Reali mbyll sezonin me 87 pikë si kampion, pesë më shumë se Barcelona si nënkampione.

Në anën tjetër, Leganes përshëndetet nga kampionati spanjoll, teksa zë vendin e 18-të me 36 pikë. /Periskopi.com/

Leganes nuk e lë të qetë Real Madridin, barazon përsëri – reagim i tmerrshëm në mbrojtjen madrilene

Periskopi.com Sporti

Leganes ka barazuar përsëri rezultatin, në ndeshjen e fundit të sezonit në La Liga, në 2-2, shkruan Periskopi.

Assale realizoi në minutën e 79-të, pasi shfrytëzoi për mrekulli një krosim nga krahu i majtë, falë edhe reagimit të dobët në mbrojtjen e madrilenëve.

Shikoni golin më poshtë. /Periskopi.com/

 

Real Madridi rikthen epërsinë kundër Leganesit, jo që i duhet shumë

Periskopi.com Sporti

Real Madridi ka rikthyer epërsinë si mysafir i Leganesit, në ndeshjen e fundit në kampionat për këtë sezon, teksa madrilenët tashmë janë shpallur kampionë.

Por gjithsesi ata do të mundohen të mbyllin fushatën me fitore, dhe këtë po e dëshmon sonte.

Marco Asensio ka shënuar për 2-1 në minutën e 52-të, pas një asistimi nga mesi i fushës në brendësi të zonës.

Shikoni golin. /Periskopi.com/

 

Real Madridi në epërsi kundër Leganesit, kapiteni legjendar shkëputet për mrekulli dhe shënon

Periskopi.com Sporti

Sergio Ramos ka kaluar Real Madridin në epërsi, në ndeshjen e fundit të sezonit në La Liga.

Nga një ndërprerje, në zonë krosoi Isco nga krahu i majtë, duke gjetur për mrekulli Sergio Ramosin, i cili realizoi për 1-0 në minutën e nëntë.

Shikoni golin më poshtë. /Periskopi.com/

 

Kampioni i shpallur spanjoll mbyll sezonin me ndeshjen kundër Leganesit: Zidane u jep rastin rezervistëve

Periskopi.com Sporti

Kampionët e La Ligas, skuadra e Real Madrid, zbret për herë të fundit në fushën e blertë këtë sezon.

Los Blancos janë mysafirë të Leganes, në ndeshjen që fillon nga ora 21:00.

Për vendasit, kjo ndeshje është shumë e rëndësishme, në luftën për mbijetesë, ku me një fitore kundër Real Madrid, e duke shpresuar në një barazim ose humbje të Celtas, konfirojnë veten në La Liga edhe për një edicion.

Formacionet zyrtare:

Leganes:

Real Madrid: Areola; Lucas, Militao, Ramos, Mendy; Casemiro, Valverde, Isco; Vinícius, Asensio ,Benzema.

Barcelona pa probleme kundër Leganes – Legjenda dhe pasuesi i tij protagonistë

Periskopi.com Sporti

Barcelona ka mposhtur Leganes me rezultat 2-0 në “Camp Nou”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në La Liga.

Supertalenti 17-vjeçar i blaugranëve, Ansu Fati – për të cilin Manchester Unitedi së fundmi bëri një ofertë të tretë prej 150 milionë eurove, por që u refuzua – realizoi golin e parë në minutën e 42-të, pas një aksioni shumë mirë të ndërtuar. Junior Firpo ishte ai që asistoi, shkruan Periskopi.

Në pjesën e dytë, Lionel Messi bëri atë që di të bëjë më së miri, teksa filloi një vrapim duke dribluar secilin lojtar kundërshtar që i doli përpara nga gati mesi i fushës, për të nxjerr një penallti në zonë pastaj.

Nga pika e bardhë shënoi legjenda argjentinase, duke realizuar golin e 699-të në karrierë në minutën e 69-të.

Pas kësaj fitoreje, Barcelona grumbullon 64 pikë dhe zë vendin e parë në tabelë, me katër më shumë se Real Madridi, por “Los Blancos kanë një ndeshje më pak të luajtur. /Periskopi.com/

Publikohen formacionet zyrtare nga ndeshja Barcelona – Leganes

Periskopi.com Sporti

Barcelona dhe Leganes i kanë publikuar formacionet zyrtare për takimin në kuadër të javës së 29-të të La Ligas.

Ndeshja që fillon në ora 22:00 do të zhvillohet në stadiumin “Camp Nou”, me Blaugranasit që shihen si favoritë.

Për këtë takim, Quique Setien do të jetë vetëm pa Jordi Alban që ka mbushur numrin e kartonëve të verdhë.

Në anën tjetër, Leganes nuk mund të llogarisë në Osar Rodriguez dhe Dimitrios Siovas, që po ashtu kanë mbushur numrin e kartonëve të verdhë.

Formacioni startues i Barcelonës: Ter Stegen, Pique, Rakitic, Sergio, Arthur, Messi, Lenglet, Griezmann, Roberto, Junior, Ansu Fati.

Formacioni startues i Leganes:

 

Barcelona ia mori lojtarin jashtë merkatos, Leganesit nuk iu lejua të transferojë zëvendësues

Periskopi.com Sporti

Klubi në vështirësi nga La Liga, Leganes thotë se është dëmtuar jashtëzakonisht shumë nga Federata Spanjolle e Futbollit, e cila ka refuzuar kërkesën për ta zëvendësuar sulmuesin Martin Braithwaite.

28-vjeçari iu bashkua Barcelonës jashtë afatit kalimtar, saktësisht më 20 shkurt, për ta zëvendësuar Ousmane Dembelen, i cili u lëndua dhe do të mungojë gjashtë muaj, transmeton Periskopi.

Sipas rregullores, nëse një klubi i lëndohet një futbollist për gjashtë muaj ose më shumë, me leje të veçantë mund ta transferojë zëvendësuesin e tij.

Mirëpo, Leganesit i është mohuar mundësia për ta zëvendësuar Braithëaiten.

“Këto janë rregulla të padrejta,” thuhet në komunikatën e Leganesit.

“Shkojnë kundër integritetit të kompeticionit dhe të drejtave të të gjitha klubeve për të garuar barabart dhe i kanë shkaktuar dëm të jashtëzakonshëm klubit.”

Barça transferoi danezin për 18 milionë euro. /Periskopi.com/

Barcelona shkatërron Leganesin, kalon në çerekfinale të Copa del Rey

Periskopi.com Sporti

Kampionët e La Liga kanë arritur që të mposhtin skuadrën e Leganes, me rezultatin 5:0, për të kaluar në çerekfinale të Kupës së Mbretit.

Serinë e golave për katalanët e hapi francezi Antoine Griezmann, i cili shënoi në minutën e 4’ të takimit, pas asistimit të Nelson Semedo.

Në minutën e 28, Clement Lenglet shënoi me kokë, për të dyfishuar epërsinë e Barcës. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Barca gjeti golin edhe tri herë, fillimisht me Lionel Messi në minutën e 59’, e pastaj edhe me Arthur Melo, në minutën e 78’, për rezultatin 4:0.

Rezultati final u vendos nga magjiku Lionel Messi, i cili në minutën e 88’, duke dribluar edhe portierin, shënoi për 5:0.

Kështu, Barcelona do të pres për të mësuar kundërshtarin e radhës në Kupën e Mbretit, duke kaluar këtë raund pa ndonjë problem.

Nuk mund të mbyllej ndeshja pa shënuar Messi edhe një herë: E bën me stil, kalon edhe portierin

Periskopi.com Sporti

Barcelona ka shënuar edhe golin e pestë kundër Leganesit, në kuadër të Copa del Rey.

Lionel Messi ka realizuar golin e dytë personal të takimit, pas asistimit nga Ivan Rakitic.

Mesfushori kroat e futi për mrekulli në zjarr argjentinasin, i cili kaloi edhe portierin dhe shënoi për 5-0 në minutën e 89-të.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

 

Barcelona vazhdon stërvitjen kundër Leganesit: Arthur shënon për rezultatin turpërues

Periskopi.com Sporti

Barcelona ka shënuar edhe golin e katërt kundër Leganesit, në kuadër të Copa del Rey, në minutën e 78-të.

Pas dy topave të kthyer nga portieri, Arthur u gjet për mrekulli në zonë duke qëlluar cakun nga afërsia.

Shikoni golin më poshtë. /Periskopi.com/

 

Barcelona thjesht tepër e fortë për Leganesin: Shënon pas vetëm katër minutave lojë

Periskopi.com Sporti

Barcelona ka kaluar në epërsi pas vetëm katër minutave lojë kundër Leganesit, në kuadër të Copa del Rey.

Antoine Griezmann është ai që ka qëlluar cakun nga afërsia pas asistimit nga Nelson Semedo, i cili gjeti francezin për mrekulli me një pasim nga krahu i djathtë.

Shikoni golin në videon e mëposhtme. /Periskopi.com/

 

Barcelona shpëton për pak kundër Leganesit

Periskopi.com Sporti

Barcelona ka arritur me shumë vështirësi që t’i marrë tri pikë në udhëtim te Leganes në kuadër të javës së 14-të në La Liga.

Ndeshja që u zhvillua në stadiumin ‘Estadio Municipal de Butaque’ përfundoi me rezultatin 1-2.

Të parët ishin vendasit që kaluan në epërsi me anë të Youssef En Nesyri në minutën e 13-të që u shërbye mjaftë mirë nga Rouqe Mesa.

Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat minimal të Leganes, ndërsa e dyta ishte e tëra për Blaugranasit.

Ishte minuta e 53-të atëherë kur Lionel Messi asistoi në mënyrë përfekte nga gjuajtja e lirë për Luis Suarezin që shënoi me kokë.

Kur u mendua se ndeshja po përfundonte 1-1, Arturo Vidal (81’) e përmbysi rezultatin, për t’i fituar kështu tri pikë mjaftë të vështira skuadrës katalunase.

Barcelona vazhdon të jetë lider i ligës spanjolle me 28 pikë, tri më shumë se Real Madridi, derisa në xhiron e 15-të do të takohet me Atletico Madridin.

Kjo rutinë e stërvitjes së Leganes është diçka e paparë dhe e padëgjuar më herët

Periskopi.com Sporti

Klubi spanjoll, Leganes ka bërë revolucion në stërvitjet standarde me top duke bërë diçka mjaft të veçantë.

Futbollistët e Leganesit janë para duke zhvilluar stërvitje me një top të madh plastik.

Me të vërtetë një ushtrim interesant, për të tejkaluar rutinën e stërvitjeve të zakonshme.

”Lojtarët e Barcelonës janë të pafytyrë” – kritikon portieri i Leganes

Periskopi.com Sporti

Portieri i Leganes, Ivan Cuellar i ka quajtur lojtarët e Barcelonës të pafytyrë, pas fitores të befasishme që e arritën gjatë pjesës së dytë.

Katalanasit ishin duke e fituar sfidën me rezultat minimal në pjesën e parë, derisa u deshën vetëm 68 sekonda që Leganes ta rikthente epërsinë dhe të arrinte fitoren e parë këtë sezon.

Cuellar thotë se asnjë lojtarë i Barcelonës nuk erdhi të na uronte fitoren dhe kjo i ka ‘nervozuar’ lojtarët vendas: ”Kur humbet, ka nevojë të përgëzohet ekipi tjetër, diçka që lojtarët e Barcelonës nuk e kanë bërë. Askush nuk erdhi për të na uruar. Asnjeri prej nesh nuk u përgëzua. Unë mendoj se kjo është një gjë krejt e shëmtuar dhe e pafytyrë”. /Periskopi/

Reali Madrid lideri i ri në La Liga (Video)

Real Madrid ka arritur fitoren e radhës në Bernabeu ndaj Leganes, me rezultat 3-0.

Periskopi.com Sporti

Zinedine Zidane kishte vendosur të mos startojë me Benzeman duke e zëvendësuar me spanjollin në formë, Morata.

Pas një aksion të gjatë të madrilenëve, ishte Bale i cili pranoi një assist nga Isco në miuntën e 38’. Vetëm pak minuta më vonë nga afërsia sërish Bale u gjend më së miri për të shënuar për 2-0 (45+1’).

Në pjesën e dytë Morata shtoi edhe një gol në vazhdën e dominimit, me asistim të Toni Kroos (76’).

Rezultati 3-0 ishte përfundimtar dhe me këtë fitore Real Madridi përforcon kreun në La Liga me 27 pikë në vendin e parë, pesë pikë më shuëm se Barcelona që sonte i shkon Sevillas në Ramon Sanchez Pizjuan. /Periskopi.com

Reali shënon edhe golin e tretë ndaj Leganes (Video)

Alvaro Morata kë shënuar golin e tretë për Real Madridin për epërsinë 3:0 në minutën e 76'-të.

Periskopi.com Sporti

Morata pas një depërtimi në zonën e kundërshtarit ka shënuar për të thelluar edhe më shumë epërsinë kundër Leganes. /Periskopi.com

https://www.youtube.com/watch?v=mJszRzEPl5o

Real Madrid kalon në epërsi ndaj Leganes (Video)

Skuadra madrilene ka dominuar lojën por nuk ka arritur të shënojë deri në minutën e 38.

Periskopi.com Sporti

Këtë e ka bërë përmes uellsianit Gareth Bale i cili pranoi një pasim nga Isco. /Periskopi.com

Barcelona shpartallon Leganes

Periskopi.com Sporti

Barcelona ka shënuar fitore të thellë prej 5:1 si mysafir i skuadrës së inkuadruar në La Ligë në këtë vit, Leganes.

Të përzgjedhurit e trajnerit Luis Enrique pothuajse siguruan fitoren që në pjesën e parë, pas epërsisë së thellë prej 3:0.

Këta tre gola u shënuan nga Lionel Messi, Luis Suarez dhe Neymar.

Edhe në pjesën e dytë dominuan mysafirët, duke shënuar edhe dy gola të tjerë, fillimisht nëpërmjet Lionel Messi’t, i cili realizoi nga Penaltia, dhe më pas nga Rafinha.

Krejt çka arritën të bëjnë vendësit ishte goli i Gabriel në minutën e 80.

Pas kësaj fitore Barcelona del e para në tabelë ku ka baraz pikë me Real Madridin, nga nëntë pikë, por që kjo e fundit ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Periskopi.com