Sonte Drita vazhdon rrugëtimin historik në Europa Leagues: Ky televizion e transmeton ndeshjen kundër Legia Varshavës

Periskopi.com Sporti

Skuadra kampione e Kosovës në futboll, Drita nga Gjilani sot do ta luajë takimin më të rëndësishëm në histori të saj, shkruan Insporti.

Ekipi i drejtuar nga Ardian Nuhiu, pas elimonoi Sileksin në raundin e dytë të kualifikimeve për Ligën e Evropës, sot zhvillon takimin tjetër ndaj Legia Warsawa në Poloni.

Kjo sfidë do të transmetohet direkt nga platforma televizive “SuperSport Kosova”.

“Ne jemi të vetëdijshëm se me kë po luajmë, por nuk do të trembemi. Ne do të luajmë ndeshjen tonë dhe do të shohim sa a do të jetë e mjaftueshme” – u shpreh trajneri Nuhiu në konferencën për shtyp mbrëmjen e kaluar.

Ky takim është shumë i rëndësishëm edhe për Superligën e Kosovës, duke qenë se është hera e parë që një ekip vendor arrin të luajë një ndeshje të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Evropës.

Ky takim nis me fillim nga ora 20:30./