Cana vendos Shqipërinë para Kosovës edhe për sonte

Periskopi.com Sporti

Legjenda e Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, ka reaguar në rrjetet sociale për ndeshjet që do t’iu zhvillojë sonte Kombëtarja shqiptare ndaj Andorrës një ndeshje e cila nuk është relevante për Shqipërinë dhe Kosovës ndaj Republikës së Çekisë, e cila duhet të fitojë për t’i rritur gjasat për kualifikim.

Gjakovari Cana ka postuar dy fotografi, njërën të Kombëtares së Shqipërisë dhe tjetrën i veshur me fanellë të “Dardanëve” në përkrahje të tyre.

Image

Image

Futbollistët e përzgjedhur nga zvicerani Bernard Challandes, sonte do ta zhvillojnë ndeshjen më të rëndësishme në histori ndaj Republikës së Çekisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Kosovës i duhet patjetër fitorja në Plzen për të shpresuar në një kualifikimin nga faza e grupeve.

Kosovës në rast të fitores, për t’u kualifikuar, i mjafton edhe një barazim në ndeshjen e fundit me Anglinë që zhvillohet më 17 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.