Sot mbushen një vit pa legjendën e futbollit, Fadil Vokrri

Periskopi.com Lajme

Sot bëhen një vit të ndarjes nga jeta të legjendës shqiptare të futbollit Fadil Vokrri.

Për nder të veprimtarisë së Vokrrit, nga ora 11:00 do të bëhen homazhe pranë varrit të tij, në varrezat e qytetit të Prishtinës.

Fadil Vokrri ishte njëri nga futbollistët më të mirë shqiptar dhe është më i merituari për formimin e Kombëtares së Kosovës në futboll dhe për pranimin e FFK-së në UEFA dhe FIFA.

 

Gjashtë muaj pa legjendën Fadil Vokrri

Periskopi.com Sporti

Sot janë bërë gjashtë muaj nga vdekja e legjendës së futbollit kosovar dhe ish-presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, i cili me punën gjatë karrierës së tij ka lënë gjurmë të thella në këtë sport.

Ish-futbollisti dhe ish-kryetari i FFK-së Vokrri vdiq më 9 qershor të këtij viti pas një sulmi në zemër, dy vite pasi e kishte anëtarësuar Kosovën në dy organet kryesore qeverisëse të futbollit ndërkombëtar, FIFA dhe UEFA.

Për ta nderuar figurën e tij me rastin e gjashtëmujorit të vjetorit, Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se sot në orën 12:00 do të bëhen homazhe te varri i tij.

Vokrri e filloi karrierën e tij si futbollit me Llapin, mirëpo debutimin si futbollist profesionist e bëri me Prishtinën në vitin 1980. Karriera e tij 15-vjeçare e dërgoi atë në Partizan, Nimes, Fenerbahce, Bourges 18. Në fund të karrierës së tij, në vitin 1995, ai u pensionua në klubin Montlucon.

Pas karrierës së tij mbresëlënëse si futbollist, Vokrri e mori përgjegjësinë e pozitës së presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës më 16 shkurt 2008, dhe këtë pozitë e mbajti deri në vdekjen e tij.

Vokrri e shtroi rrugën për suksesin e treguar në Ligën e Kombeve, ku Kosova u promovua nga Liga D në Ligën C dhe e siguroi një vend në play-offs për kualifikime në Kampionatin Evropian. Falë punës së tij në FFK, Kosova u anëtarësua në UEFA dhe në FIFA në maj të vitit 2016.

 

Brenda fisit misterioz të Mianmarit, brezi i fundit i grave me tatuazhe në fytyrë

Periskopi.com Lajme

Foto të jashtëzakonshme janë shfaqur me tatu të ndërlikuara në fytyra të gjeneratës së fundit të fisit Chin në Mianmar.

Imazhet e pabesueshme, të siguruara nga fotografisti Adam Koziol shfaqin gra të fisit Chin me tatu nëpër fytyrat e tyre, një palë vathë të mëdha të cilat shikojnë ashpër kamerën.

Foto të tjera mahnitëse tregojnë se një grua e moshuar po pinte duhan, e veshur me një kapelë tradicionale në një fushë dhe të tjerë që tregojnë stolitë e tyre ekstravagante.

Legjenda e Chinit është kur një mbret birmanez ka udhëtuar drejt këtij rajoni, ai ishte aq i impresionuar nga bukuria e grave që rrëmbeu një për të marrë si nuse, raportoi “DailyMail”, transmeton Periskopi.

Për shkak të kësaj, familjet e Chin filluan të tatuojnë vajzat e tyre për të siguruar që ngjyra e vizatimeve të mos hiqet kurrë.

Tregime të tjera për legjendën Chin thonë se tatutë janë bërë për bukurinë, veçanërisht për të dalluar nga fiset e ndryshme në rast se një femër ishte vjedhur nga një fis tjetër./Periskopi/

The women have unique facial markings which are done when they are between 12 and 15 and can take several days to complete

The Burmese government banned the practice in the 1960s meaning the marks are only borne by the older women in the Chin community

The Burmese government banned the practice in the 1960s meaning the marks are only borne by the older women in the Chin community

Chin leaders were the only group allowed to retain control of their provinces when the British colonised Burma in the 19th century

The Chin people are incredibly diverse and have their own language which has 31 varieties spoken as far away as India and Bangladesh

Since younger members of the Chin tribe are no longer allowed to carry the markings the older women are known as the 'last generation'

Since younger members of the Chin tribe are no longer allowed to carry the markings the older women are known as the 'last generation'

The Chin people in Myanmar are one of the minority ethnic groups that have suffered widespread and ongoing ethnic and religious persecution

Chin legend says that the markings were put on women to stop them being kidnapped by the rulers of several neighbouring tribes

In reality, there have been numerous theories into the origin of the face tattoos and why it only applies to women and not men

With a variety of styles and designs the detailed markings have a deep rooted cultural significance to the largely Christian community

With a variety of styles and designs the detailed markings have a deep rooted cultural significance to the largely Christian community

The women live high up in the mountains in Myanmar away from the rapidly-changing world of the country's capital Yangon

Mitet e Darvinit: A është e mundur të besosh në Zot por edhe në Evolucion?

Periskopi.com Lajme

Numri i miteve dhe legjendave mbi Çarls Darvinin duket se po rritet me kalimin e kohës. Një prej më të zakonshmeve është ajo sipas të cilës, është e pamundur të besosh në Zot dhe në evolucion në të njëjtën kohë. Kjo legjendë është forcuar ndoshta prej vrullit antifetar të ateistëve të zellshëm. Por fakti është se, është e mundur të besosh në Zot dhe në evolucion. Kjo është po aq e vërtetë sot, sa edhe në kohën e Darvinit.

Shumë njerëz i shkruanin Darvinit për t’i bërë këtë pyetje dhe atij i erdhi në majë të hundës. Po, u përgjigjej ai, mund të besosh tek të dyja. Dhe për ta demonstruar u jepte një listë me shkencëtarë të famshëm, që bënin ekzaktësisht këtë gjë.

Një tjetër legjendë e përhapur është se Darvini kishte kaq shumë frikë, se cilat do të ishin reagimet për teorinë e tij, saqë e mbajti të fshehtë për 20 vite.

Përkundrazi, kur u përgjigjej më vonë pretendimeve se e kishte ekzagjeruar origjinalitetin e Mbi Origjinën e Specieve, para se të botonte në 1859, ai thoshte: “Kam folur më parë me shumë natyralistë për temën e evolucionit, dhe asnjëherë nuk kam ndeshur në një dakordësi”. / bota.al

Vdes ish-futbollisti shqiptar

Periskopi.com Sporti

Mëngjesin e kësaj të enjteje ka ndërruar jetë një nga legjendat e futbollit shqiptar dhe ekipit kombëtar, Skënder Hyka.

Hyka u lind në 1944-n dhe e kaloi të gjithë karrierën e tij në klubin e vendlindjes, “17 Nëntori”, sot Tirana, në rolin e sulmuesit.

Ai ka luajtur edhe për ekipin kombëtar të Shqipërisë, në një ndeshje ndërkombëtare. Prej vitit 2009 ka qenë kreu i Komisionit të Konkurrencës, ndërsa ishte pjesë e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit.