Veprimi simbolik i Ministrisë së Pacollit si kundërpërgjigje ndaj Serbisë për krizën humanitare në veri

Periskopi.com Lajme

Këshilltari i ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj, në një publikim në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se nuk do të lëshojnë leje për asnjë vizitë të zyrtarëve serbë në Kosovë – raporton Periskopi.

Këtë vendim, Zyberaj thotë ta kenë marrë për shkak të kërcënimeve të Serbisë dhe përpjekjeve të fundit për inskenimin e të ashtuquajturës krizë humanitare në veri të Kosovës.

“Për shkak të kërcënimeve hibride që Serbia po bën ndaj Kosovës, propagandës së vazhdueshme dhe lajmeve fake ndaj vendit dhe qytetareve tanë dhe përpjekjet e fundit për të inskenuat një të ashtuquajtur krizë humanitare në veri të Kosovës duke kërcënuar popullsinë serbe që jeton atje dhe duke i detyruar ata të mbyllin bizneset e tyre vetëm për shkak të disa objektivave politike të Beogradit, Ministria e Punëve të Jashtme nuk do të lejojë asnjë zyrtar nga Beogradi për të vizituar Kosovën dhe të gjitha kërkesat do të refuzohen për aq kohë sa kjo sjellje vazhdon”, ka shkruar Zyberaj në Facebook./Periskopi

Pacollit i refuzohet leja për të shkuar në Sanxhak, mediat serbe: Ai vjen si shtetas i Zvicrës

Periskopi.com Lajme

Beogradi zyrtar ka refuzuar kërkesën e ministrit të Jashtëm të Kosovë për ta vizituar Serbinë, respektivisht Novi Pazarin.

Radio Televizioni i Serbisë (RTS) shkruan se Qeveria e Ana Bërnabiqit ka refuzuar kërkesën zyrtare. Mirëpo, Pacolli ka zgjedhur që në Forumin e Boshnjakëve në Sanxhak të shkojë si qytetarë i zakonshëm.

Shefi i diplomacisë kosovare do të niset nga Prishtina në ora 15:00.

Tryeza e organizuar nga boshnjakët do të mbahet në ndërtesën e Kuvendit Komunal të Novi Pazarit.

Përpos Pacollit, i pranishëm do të jetë edhe shefi i zyrës ndërlidhës të Prishtinës në Beograd, Valdet Sadiku.

Tanjugu serb ka raportuar se Pacolli atje do të hyjë, jo si zyrtar i lartë shtetëror, por si shtetas zviceran.