Akil Gjakova lëndohet në meçin më të rëndësishëm të karrierës

Periskopi.com Sporti

Akil Gjakova ishte në rrugë të mirë për të fituar medaljen e bronztë në MAsters Qingdao të Kinës, megjithatë ai nuk do të jetë në gjendje të luftojë pasi ka pësuar një lëndim.

Ai në luftë kundër Kampionit Botëror, Hashimoto pësoi një lëndim në brryl, transmeton Indeksonline.

Këtë e ka bërë të ditur vetë trajneri, Driton Kuka me një postim në llogarinë e tij në Facebook.

“World Judo Masters Qingdao Kinë!

Akil Gjakova sot ishte ne rrugë drejt suksesit më të madh në karrierën e tij!

Ishte në ditën e tij perfekte duke mposhtur me Ippon Gjermanin Zing,Rusin Mogushkov mandej Kinezin Sayinjrigala për të ardhur më gjysëmfinale me Kampionin Botëror Hashimoto e kur ishte duke luftuar luftën shumë mirë gjatë një tentimi të Japonezit pësoj nje lëndim në brrylin e tij dhe u desh të ndërprej meçin!

Fat i keq për Akilin,shpresoj që lëndimi do i kaloj shpejt!

Akili sdo mund të luftoj as për medalje të bronztë ku do duhej të ndeshej me Azerin Orujov!

Luftat e Akilit sot treguan potencialin e tij të vërtetë fitoret e tij ishin atraktive dhe jam i sigurtë që ai sot mos të ndalej nga lëndimi do stolisej me të artën.

Sidoqoftë Akili me këtë plasman do marr

648 Pikë Olimpike!” u shpreh Kuka.

Dje, Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në këtë turne duke e renditur Kosovën para Rusisë dhe Kinës.

Myzhde – Ja kur pritet të kthehet Rashica

Periskopi.com Sporti

Milot Rashica shumë shpejt pritet që të kthehet nga lëndimi.

Rashica tek Werder Bremen ka munguar në tri ndeshje shkaku i një lëndimi muskulor – shkruan Periskopi.

Sulmuesi anësor i Kosovës, pritet që të kthehet gjatë vikendit për ndeshjen kundër Leipzigut.

Lajmi është bërë i ditur nga drejtori sportiv i Werder Bremenit, Frank Baumann.

“Miloti është mirë. Ai pritet të jetë sërish në skuadër për ndeshjen e radhës të Werderit”, tha Baumann.

Bremeni pozicionohet në vendin e dhjetë me dy fitore dhe dy humbje. /Periskopi/

Rrokulliset vetura në Randobravë të Prizrenit, lëndohet një person

Periskopi.com Lajme

Një veturë është vetèaksidentuar, duke u rrokullisur në fshatin Randobravë të Prizrenit, me ç’rast një femër ka marrë lëndime.

Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj ka konfirmuar se vetëaksidenti ka ndodhur për shkak mos respektimit të shpejtësisë nga ana e vozitësit të veturës.

“Vetura ka qenë duke udhëtuar në rrugën e fshatit Randobrave, përkatësiht në drejtim të Krushës së Vogël”, ka treguar Osmanollaj, për “PrizrenPress”.

“Vozitësi nuk iu ka duke përshtatur shpejtësisë dhe kushteve të rrugës, me ç’rast në një kthesë humb kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe rrokulliset”.

Pasagjerja e lënduar ka marrë trajtim mjekësor dhe është liruar në shtëpi.

Një i lënduar pas një shpërthimi në një parking në Pejë

Periskopi.com Lajme

Një person është lënduar pas një shpërthimi nga një mjet i rrezikshëm në një parking në Pejë, shkruan Periskopi.

Policia e Kosovës njofton se më të pranuar informatën për një rast shpërthimi më datë 26.07.2019 rreth orës 23:30 në rr.’ Kreshnik Ademaj’ në Pejë, menjëherë ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore në vendin e ngjarjes.

Është informuar prokurori i shtetit dhe të gjitha veprimet për këqyrjen e vendit të ngjarjes janë koordinuar me të njëjtin. Policia ka siguruar vendin e ngjarjes, për të vazhduar më këqyrje edhe sot me datë 27.07.2019.

Sipas të dhënave të para nga vendi i ngjarjes, janë dëgjuar dy shpërthime nga mjeti rrezikshëm shpërthyes dhe të shtëna me armë zjarri në një parking automjetesh në afërsi të një lokali në rrugën e cekur më lartë.

Nga ky shpërthim, lëndime të lehta trupore ka pësuar një person, të cilit ju ka afruar ndihma e menjëhershme mjekësore në Spitalin Rajonal Pejë dhe i njëjti pas ndërhyrjes mjekësore është liruar për në shtëpi.

Një numër i konsiderueshëm i automjeteve të cilat ishin të parkuara në ketë vend janë dëmtuar. Rasti është duke u hetuar nga Njësiti Hetimeve Rajonale DRP Pejë dhe deri më tani ende nuk janë identifikuar personat e mundshëm të dyshuar për ketë rast./Periskopi/

Financieri që akuzohet për trafikim të vajzave të mitura gjendet pa ndjenja në qeli të burgut – kishte plagë në qafë

Periskopi.com Lajme

Financieri Jeffrey Epstein, i cili po përballej me një mal akuzash për trafikim seksual të dhjetëra vajzave të mitura, është gjetur pa vetëdije, me plagë në qafë, në një qeli burgu në Manhattan – raportojnë mediat në SHBA, transmeton Periskopi.

Epstein është gjetur nga rojat e burgut, i shtrirë në qeli, pa ndjenja, gjatë ditës së djeshme.

Financieri i miliarderëve të famshëm është dërguar në spital, bën të ditur New York Post, por nuk dihet se si ishte gjendja e tij në atë moment. Akoma është e paqartë edhe mënyra se si ai pësoi lëndime të tilla.

Për këtë, nuk janë përgjigjur as zyrtarë të qendrës korrektuese e as avokati i tij.

Epsteinit së fundmi i ishte mohuar lirimi me kusht, për çka pati ankesa nga avokatët e tij. Mediat raportojnë se ai do të kërkojë nga gjykata e shkallës së dytë që të anulohet vendimi i 18 korrikut që e lë atë  në arrest shtëpiak.

Ai është deklaruar i pafajshëm ndaj akuzave që rëndojnë ndaj tij, derisa pritet që Apeli ta lirojë atë me kusht./PERISKOPI

 

 

Lëndohet një person në vendin e punës në Malishevë

Periskopi.com Lajme

Një person në Malishevë është lënduar në vendin e punës, shkruan Periskopi.

Siç bën të ditur raporti i policisë së Kosovës, derisa viktima kishte qenë duke punuar në vendin e punës aksidentalisht është lënduar.

Personi është dërguar në QKUK për tretman mjekësor

Daniel Craig rikthehet pas lëndimit

Periskopi.com Showbiz

Dëmtimi që Daniel Craig mori në muajin maj gjatë xhirimeve të “Bond 25”, ishte i rëndë dhe shkaktoi mjaft shqetësim. Por, aktori i famshëm duket se e ka marrë veten mjaft mirë dhe është gati të kthehet në shesh-xhirim, transmeton lapsi.

Ai ka nisur stërvitjen në palestër, edhe pse këmben e ka ende me protezë mbrojtëse. “Bond 25” duket nuk nisi me këmbë shumë të mbarë: në fillim Craig që e lëndoi keq kaviljen gjatë një skene aksion në Xhamajka e pastaj një figurant u plagos gjatë një skene shpërthimi, ta realizuar pranë studiove Pinewood në Angli.

Kasti i filmit të shumëpritur përfshin emra të rinj për këtë seri, si fituesi i çmimit Oskar, Rami Malek, që do të jetë personazhi kryesor negativ, ndërsa rikthehen Ben Whishaw, Lea Seydoux, Naomie Harris e Ralph Fiennes.

Plagosje me armë në Isniq

Periskopi.com Lajme

Të dielën rreth orës 17:00 një person ka përfunduar në Spital pasi ishte lënduar nga arma e zjarrit.

D.T, 33 vjeçar është lëndduar gjatë gjuajtjes me armë  në bjeshkën e Isniqit.

Sipas informacioneve që ka bërë të ditur Policia e Kosovës, personi që është lënduar së bashku me të dyshuarin kanë gjuajtur me armë në shenjë ilegalisht, nga edhe nga ardh lëndimi.

33 vjeçari është lënduar në hundë mirëpo është jashtë rrezikut për jetë.

Më poshtë gjeni edhe njoftimin e plotë të Policisë së Kosovës:

Me datë 26.05.2019, Policia e Kosovës konkretisht stacioni policor në Deçan, ka marrë informacion se rreth orës 17:00, një person i plagosur fillimisht ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF në Deçan e pastaj për shkak të lëndimeve me serioze personin e lënduar e kanë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për trajtim të mëtutjeshëm.

Menjëherë policia u është përgjigjur rastit me ç’rast ka evidentuar  se personi i lënduar në këtë rast është,  D.T. i lindur (1986).

Personi i lënduar sipas mjekëve në spitalin rajonal të Pejës është i plagosur nga arma e zjarrit në pjesën e fytyrës (hundë) por që pas intervenimit mjekësor, i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.

Nga hetimet fillestare në koordinim të plotë me prokurorin e prokurorisë themelore në Pejë, departamenti për krime të rënda është gjetur se personi i lënduar në këtë rast së bashku me personin e dyshuar,  N. T. i lindur (1978), kanë qenë duke gjuajtur me armë zjarri në shenjë ilegalisht në bjeshkën e Isniqit të quajtur Pleqe.

Përndryshe, lidhur me këtë rast dy personat e lartcekur janë trajtuar si të dyshuar për veprën penale ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, derisa rasti është duke u hetuar nga sektori i hetimeve stacioni policor në Deçan në koordinim të ngushtë me prokurorinë themelore në Pejë, Departamenti për krime të rënda.

Punëtori lëndon dy këmbët teksa po punonte në Ferizaj

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është lënduar në vendin e punës – raporton Periskopi.

Sipas Policisë, punëtori ka lënduar dy këmbët, derisa ishte duke punuar në një firmë.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë inspektorët.

“Fsh. Dardani, Ferizaj, 27.04.2019-17:10. Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se përderisa ishte duke punuar në një firmë, ka lënduar të dy këmbët. Viktima është dërguar për tretman mjekësor ne QKUK, ndërsa ne vendin e ngjarjes kanë dalur inspektoret komunal”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./PERISKOPI

 

Punëtori 23 vjeçar bie nga ndërtesa në Prishtinë, lëndohet rëndë

Periskopi.com Lajme

Një punëtor është lënduar rëndë në vendin e tij të punës sot rreth orës 16:00 në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, duke treguar se personi në fjalë është M.M, mashkull 23 vjeçar.

““Sot rreth orës 16:00 kemi pranuar informacion se një person ka rënë nga një ndërtesë në rrugën “Robert  Doll” në Prishtinë , derisa ishte duke punuar.  Personi i lënduar M.M, mashkull 23 vjecar është dërguar për tretman mjekësor ne QKUK. Me rastin po merren njësitet policore nga Stacioni Qendra”, njofton Policia.

Ky punëtor ishte duke punuar në objektin që njihet si  “44 katëshe” në Prishtinë.

Demi me peshë 535 kilogram sulmon matadorin 47 vjeçar

Periskopi.com Lajme

Një nga matadorët më të famshëm spanjoll u plagos në një festival në Venecia. Enrique Ponce, një matador 47-vjeçar, pësoi lëndime serioze kur u godit nga njëri briri i kaut në këmbë dhe pas rënies lëndoi edhe ligamentet.

Ai u transferua në spital për operacion urgjent, pasi një dem prej 535 kilogramësh e lëndoi këtë javë gjatë një beteje.

Sipas mediave spanjolle, matadori është jashtë rrezikut për jetë.

Lëndohet Xherdan Shaqiri

Periskopi.com Lajme

Xherdan Shaqiri do të mungojë në ndeshjet e para të Zvicrës në kualifikueset për “Euro 2020”.

Lajmin e ka bërë të ditur “Sky Sports News”, që raporton se shqiptari ka probleme me ijë dhe do t’i humbasë ndeshjet me Gjeorgjinë (23 mars) dhe Danimarkën (26 mars), transmeton Gazeta Express.

“Anësori i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, do të mungojë për ndeshjet e para kualifikuese të Zvicrës për “EURO 2020” për shkak të një problemi me ijë”, raporton “Sky Sports News”

Zvicra gjendet në grupin D me Danimarkën, Gjeorgjinë, Irlandën dhe Gjibraltarin.

A u lëndua dje Messi, ja çka thotë Valverde

Periskopi.com Sporti

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, gjatë ‘El Clasico-s’ u kap disa herë nga kamerat duke u ankuar nga një dëmtim.

Sigurisht se për tifozët dhe trajnerin ky ishte një shqetësim i madh, por Valverde ka treguar gjithçka për gjendjen e lojtarit, menjëherë pas ndeshjes.

Trajneri i skuadrës katalane ka bërë të ditur se argjentinasi është në gjendje të mirë dhe nuk duhet frikësuar për një lëndim.

‘Messi është mirë. Ai ka pasur një ndeshje të madhe dhe më pëlqeu iniciativa e tij’, ka thënë Valverde.

‘Ai është i jashtëzakonshëm në një mënyrë, sepse sa herë ai ka topin, diçka e jashtëzakonshme ndodh’ ka thënë më tej Valverde.

Shkëputet ashensori në katin e katërt, lëndohet një vajzë

Periskopi.com Lajme

Një incident ka ndodhur pasditen e së hënës në Tiranë, ku ashensori i një pallati është shkëputur.

Mësohet se ashensori ka rënë nga kati i katërt dhe si pasojë ka mbetur e lënduar një vajzë 24-vjeçare, e cila ndodhej brenda tij.

Ngjarja ka ndodhur në “Don Bosko”, përcjell tch.

Vajza është transportuar menjëherë në spital, ndërsa policia ka nisur hetimet për ngjarjen.

Një punëtor lëndohet në vendin e punës

Periskopi.com Lajme

Një punëtor në Ferizaj është rrëzuar gjatë kohës sa punonte në ndërtimtari, me ç’rast ka marrë lëndime trupore.

Sipas njoftimit të Policisë, i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme dhe rasti është duke u hetuar.

Pas humbjes së Arsenalit ndaj Cityt, ky është reagimi i Xhakës në rrjetet sociale

Periskopi.com Sporti

Granit Xhaka ka reaguar në ‘Instagram’ pas humbjes së Arsenalit nga City në ndeshjen e Premierligës.

Xhaka mungoi në takimin e zhvilluar sot në ‘Etihad’, ku skuadra e tij e pësoi 3:1, transmeton Insporti

Mesfushori shqiptar ka munguar në ndeshjen e dytë radhazi, teksa rreth këtij lëndimi ka shkruar në rrjete sociale, ku ai e ka shoqëruar edhe me një foto ku shihet i shtrirë.

“E diel e vështirë”, ka shkruar 26-vjeçari në Instagram.

“Por, po bëj çkado që është e mundur të rikthehem nga lëndimi që më ka mbajtur jashtë fushave për dy ndeshjet e fundit.”

“Mezi pres të rikthehem në fushë dhe të luftoj bashkë me ekipin”, ka shkruar Xhaka.

Arsenali është në pozitën e 6-të, me 47 pikë pas 25 xhirove të luajtura në kampionat.

 

Ky është 39 vjeçari nga Podujeva që vdiq pasi u rrëzua nga kamioni

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë personi i cili u lëndua pak ditë më parë në Obiliq. 

Siç njofton PK, derisa viktima kishte qenë duke e mbuluar një kamion, aksidentalisht ishte rrëzuar dhe kishte pësuar lëndime, ai ishte dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Si pasojë e lëndimeve me datën 22.01.2018 viktima ka ndërruar jetë në repartin e kujdesit intensiv në QKUK.

Në media u raportua se i ndjeri është Safet Ahmeti, nga fshati Llapashticë i Podujevës. I ndjeri pas vetës ka lënë dy fëmijë.

Lamtumira e fundit e 39-vjeçarit u dha sot në varrezat e fshatit Llapashticë.

Image may contain: 1 person, sitting and indoor

Flasin nga QKUK: Dy të lënduarit nga aksidenti janë në gjendje të rëndë, pa vetëdije

Periskopi.com Lajme

Katër punëtorë të një banke me kapital turk në Kosovë përderisa po ktheheshin nga ndeja e fundvitit të punës, dyshohet se janë vetaksidentuar mbrëmë në rrugën Prishtinë-Ferizaj. Si pasojë e këtij aksidenti kanë vdekur dy gra ndërsa vozitësi i veturës dhe pasagjeri tjetër që ishte në veturë janë në gjendje të rëndë shëndetësore. 

Njëri prej të lënduarve është dërguar në intensivë, për pak pritet që edhe tjetri të dërgohet në këtë repart, dytë janë pa vetëdije, tha për Express, Nerxhivane Halmimi , Specialiste e Mjekësisë Emergjente.

“Njëri ka shku në mjekim intensiv dhe tjeri për intensive do të dërgohet, dyt janë pavetëdije në gjendje të rëndë”, tha doktoresha.

Mësohet se dy të lënduarit janë nën moshën 30-vjeçare dhe kanë marrë lëndime të shumëfishta si në kokë, gjoks, bark, unaza etj.

“Vdekjen e viktimave, L.S (femer) 23 vjeç dhe K. H ( femer ) 31 vjeç e ka konstatuar ekipi mjekesor ne vendin e ngjarjes”, ka thënë policia.

Vdes pejani të cilit iu këput dora në vendin e punës (Foto)

Periskopi.com Lajme

Sh.Fetahaj gjatë ditës së hënë pësoi një incident tejet të rëndë derisa ishte në orarin e tij të punës.

Po të njëjtit, makineritë ia këputën dorën aksidentalisht.

Indeksonline raporton se viktima ka ndërruar jetë pak orë më parë, derisa plagët e rënda që kishte marrë ishin të papërballueshme për të.

Mësohet se Sh.Fetahaj ishte edhe veteran i luftës së UÇK-së.

Varrimi i tij do të bëhet nesër.

Lëndimi horror i Welbeck, bashkëlojtarët mbesin të shokuar (FOTO)

Periskopi.com Sporti

Danny Welbeck është larguar me barelë pas një lëndimi horror të pësuar kundër Sporting Lisbonës.

Ylli i Anglisë pësoi lëndim në këmbë gjatë pjesës së parë, me ç’rast u nevojitë ndërhyrja e stafit mjekësor.

Image may contain: 2 people, people playing sport and outdoor

Stafi mjekësor u fut menjëherë në fushë, teksa bashkëlojtarët e tij shiheshin të trishtuar e të shokuar.

Përndryshe, pas pjesës së parë, Arsenali është duke luajtur baras me Sportingun./Periskopi/