Tre të lënduar në aksidentin në rrugën Prishtinë-Gjilan

Periskopi.com Lajme

Një aksident ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Gjilan, saktësisht në fshatin Parallovë.

Si pasojë e aksidentit tre persona janë lënduar.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë për rajonin e Gjilanit.

“Tre persona janë të lënduar. Besohet se personat janë jashtë rrezikut për jetë. Në aksident kanë qenë të përfshira një veturë, dhe një kamionetë.”- tha Hashani.