​Zjarr në një banesë në Gjakovë, lëndohet një femër

Periskopi.com Lajme

Një femër ka pranuar trajtim mjekësor, pasi kishte pësuar lëndime të lehta trupore si pasojë e një zjarri shkaktuar nga rryma në banesën e saj.

Rasti ka ndodhur dje pasdite në Gjakovë. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë relevante policore, ekipet e zjarrfikësve dhe ekipi i KEDS-it.

Një person lëndohet rëndë në aksident në Suharekë

Periskopi.com Lajme

Një aksident trafiku ka ndodhur të dielën në Suharekë, ndërkaq shkaktar thuhet të ketë qenë mospërshtatja e shpejtësisë.

Rasti ka ndodhur mesnatën e së dielës në Suharekë, ku një person derisa ishte duke e drejtuar veturën, nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes ka humbur kontrollin ndaj automjetit dhe ka dalë jashtë rrugës duke rënë në kanal.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se si pasojë e aksidentit, dy pasagjerë kanë marrë lëndime të lehta trupore, ndërkaq ngasësi i automjetit ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në Spitalin e Prishtinës për trajtim mjekësor.

Lajme të këqija për Kombëtaren e Shqipërisë, thyen dorën ylli ferizajas

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja e Shqipërisë ka marrë një lajm katastrofal para ndeshjes në Ligën e Kombeve.

Shqipëria e Christian Panuccit do t’i zhvillojë dy ndeshje këtë muaj – ndaj Skocisë dhe Uellsit.

Dhe në këtë ndeshje do të mungojë mesfushori ferizajas, Ylber Ramadani.

Image result for ylber ramadani

Ylli i Boldklub ka thyer dorën dhe kështu do t’i mungojë Shaqipërisë në këtë ndeshje të rëndësishme.

Këtë lëndim, Ylberi e pësoi në ndeshjen kundër Horsens, ku Ramadani luajti 90 minuta.

Tutje, raportohet se ai iu nënshtrua një operimi të mërkurën./Periskopi/

Lëndohet një polic në Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi duke mos i respektuar urdhrat e zyrtarëve policor gjatë arrestimit ka rezistuar me ç ’rast njëri nga zyrtarët ka pësuar lëndime trupore.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar.

Rasti është duke u hetuar.