Shënohet 75 vjetori i përfundimit të rrethimit të Luftës së Dytë Botërore në Leningrad

Periskopi.com Lajme

Presidenti rus, Vladimir Putin, është mburrur me shpirtin e Shën Petërburgut ‘të pathyeshëm’ në 75 vjetorin e përfundimit të rrethimit të Luftës së Dytë Botërore të Leningradit, nga ku thuhet se mbetën më shumë 800,000 njerëz.

Më herët gjatë ditës, tanket dhe sistemet raketore të mbrojtjes ajrore kaluan nëpër zemër të Shën Petersburg, i njohur më parë si Leningrad, ndërsa aty u grumbulluan mijëra njerëz për të parë performancën në borë, njofton Klan Kosova.

Parada në qytetin e dytë më të madh të Rusisë u bë me artilerinë më të rëndë dhe më moderne, duke përfshirë edhe tankin e njohur të betejës T-34 dhe sistemet e raketave, që kaluan nëpër muzeun e Hermitage për të shënuar fundin e rrethimit të Leningradit.