Ky 5 vjeçar po lejohet të vozis motorrin si një i rritur

Periskopi.com Lajme

E filloi këtë sport që në moshën tre vjeçare, atëherë kur këmbët nuk i preknin as frenat. Mirëpo sot ai ka një dashuri të madhe për motorin, transmeton Periskopi.

Ai zotëron shumë mirë atë, pa asnjë lloj pengese.

Është ky Leon Zenuni, nga qyteti i Vitisë, i cili është i pasionuar pas këtij sporti. Ai ka thënë se kur të rritet, dëshiron të bëhet motoristi më i mirë në vend.

“Jam Leoni dhe kam pesë vjet. Më pëlqen shumë motori. Shkoj në shkollë. Motorin ma ka blerë baci. Dua të bëhem motoristi më i fortë…”, shprehet vogëlushi i talentuar Leon Zenuni.

Më motorin e tij të verdhë, bën akrobacione tërë ditën, madje nuk i pengon as bora.
Dashurinë për këtë lloj sporti si duket e ka trashëguar nga gjyshi i tij, Emin Zenuni.
Ai ka thënë se dëshiron që një ditë Leoni të ndjekë ëndërrën e tij, që ai nuk mundi ta realizonte.

“Djali im i madh që tashmë është në Gjermani, i grahi pak kohë motorit. I thashë këtij nipit eja të mësoj unë motorin. Atij nuk iu deshën më shumë se dy orë që të mësoj të vozitë vet motorin. Nga ajo kohë nuk ia kamë ndalur çelësin. Vetëm se nuk e kam lënë në qytet të del me të nga frika e ndonjë aksidenti. Është shumë talent. Edhe unë kamë pasur pasion motorin“, shprehet për RTV Dukagjinin, Emin Zenuni.

Ai që i ka qëndruar çdoherë pranë, është babai Irfan Zenuni.

Por, edhe pse përkrah dëshirën e tij prej motoristi, ai ka thënë se ai dëshiron që Leoni kur të rritet, të bëhet futbollist.

“Ka filluar prej dy vitesh të vozitë motorin. Dëshira ime është që ky të bëhet futbollist, por djali e ka hobi motorin. Nuk ia kemi prishë asnjëherë. Dëshira e tij është edhe në çerdhe të shkoj me motor, por nuk e kemi lejuar”, shprehet babai i Leonit, Irfan Zenuni.

Çdo herë i buzëqeshur, Leoni i vogël, mbi motorin e tij të madh, pa u lodhur fare sillej rreth oboorrit të tij, duke shfaqur kështu dashurinë e madhe dhe ëndërren e së ardhmes./Periskopi