Gjyste Vulaj komenton rastin e Fjolla Morinës: Lshoja rrugën budallës

Periskopi.com Showbiz

Gjyste Vulaj i është kundërpërgjigjur mjekut që komentoi në mënyrë të çuditshme veshjen e Fjolla Morinës në koncert.

Një koncert i Fjolla Morinës në qytetin e Skënderajt ka qenë shumë i komentuar gjatë ditës së sotme.

Kjo për faktin se këngëtarja u paraqit shumë provokuese në koncert, e me këtë rast pranoi kritika të ashpra.

Ajo që befasoi të gjithë ishte deklarata e mjekur Nazim Qehaja, i cili përmes një statusi në Facebook ka shkruar se ata që dhunojnë femra të veshura si Fjolla Morina nuk duhet të dalin para ligjit.

STATUSI I PLOTË I NAZIMIT, PA NDËRHYRJE:

“LEXUES TË NDERUAR, VËLLEZËR DHE MOTRA!

TA KOMENTOJMË SË BASHKU KËTË FOTO, SI MASË PREVENTIVE, JO VETËM TË TURPIT KOMBËTAR, POR EDHE TË RREZIKUT TË DHUNIMIT ME FORCË TË FEMRAVE TË KËTILLA.

Sipas mendimit tim, jo vetëm në aspektin human, por edhe në atë profesional, psikomjekësor, dhunuesit e femrave të këtilla, publikisht, skajshëm provokative, nuk duhet të përgjigjën para ligjit.

Jepni mendimin tuaj të sinqert!

Prishtinë, 25.07. 2019”.