“Jam e lidhur me një lezbike, por jam dashuruar me një mashkull”

Periskopi.com Uncategorized

Në historitë e dashurisë ndodhin shumë të papritura. Një vajzë ka tradhtuar të dashurën e saj me një shok të gjimnazit, me të cilin ka rënë në dashuri.

Ajo kërkon ndihmën e ekspertes Deidre për të zgjidhur këtë dilemë që po e mundon shumë.

Letra: Jam në një lidhje dashurie me një vajzë të mrekullueshme, por e tradhtoj vazhdimisht me mikun tim mashkull.

Kam një vit e lidhur me të dashurën time dhe është eksperienca ime e parë me një femër. Unë jam 22 vjeçe, ajo është 24.

Para 6 muajsh u shpërngul për një muaj në shtëpinë e saj që të kujdesej për vëllain, i cili u lëndua rëndë në një aksident me makinë. Unë shkoja tek shoku im i ngushtë për të kaluar kohën. Ai është 23 vjeç dhe njihemi që kur ishim në shkollë. Një natë, dolëm për të pirë diçka dhe kur po ecnim për në shtëpinë time, u puthëm.

I thashë se jam ndjerë e vetmuar, prandaj e ftova brenda. Pimë disa gota të tjera dhe përfunduam duke kryer marrëdhënie seksuale. Zbulova se po bie në dashurie dhe ia thashë. Ai e di për të dashurën time, por më shprehu ndjenjat.

Ndërkohë, ne kryem shpesh marrëdhënie pa i treguar të dashurës sime. Kohët e fundit, po sillet ndryshe. Duket sikur nuk është më i interesuar për mua dhe kam humbur shpresat. Para dy javësh, u takuam dhe më tha se ka të njëjtat ndjenja për mua, por ka fjetur me njerëz të tjerë gjatë kësaj kohe.

Unë u ndjeva xheloze. E di që nuk duhet të jem pasi jam në një lidhje dashurie. Nuk heq dot dorë nga ndjenjat e mia se janë shumë të forta. Por gjithashtu, ndjej se ai po më përdor.

Deidre: Ndoshta ai ndjen se ti po e përdor. Ti jeton me të dashurën tënde dhe ai po merret me ty. Mund të jesh biseksuale, por kjo nuk do të thotë se mund të justifikosh tradhtinë.

Ndërprit njërën marrëdhënie dhe fillo tjetrën vetëm që të jesh e lumtur e ti japësh fund tradhtisë. Nëse ndahesh nga e dashura jote, mos prit që të jesh në lidhje dashurie me mikun tënd. Nëse ai do e donte këtë gjë, do të të thoshte që të ndahesh nga e dashura. Mendoj që partneri i duhur për ty është diku tjetër.

Gjëja më e mirë është të mos bësh seks me asnjërin prej tyre dhe të dalësh me miqtë e tu.

Dy gra lezbike rrihen me shkop sepse tentuan të bënin seks

Periskopi.com Lajme

Dy gra nga Malajzia janë rrahur me shkop si dënim në një gjykatë religjioze ngase kishin tentuar të bënin seks mes vete në veturë.

Gratë myslimane, 22 dhe 32 vjeçare, janë rrahur me shkop gjashtë herë në Gjykatën e Lartë Sharia në Terengganu.

Sipas zyrtarëve shtetëror ky është dënimi i pare i shqiptuar në lidhje me marrëdhëniet seksuale në mes të gjinisë së njëjtë, si dhe rrahja e parë publike.

Aktivistët e të drejtave të njeriut kanë pasur një reagim të fuqishëm në lidhje me këtë veprim.

Aktivitetet homoseksuale janë ilegale dhe të dënueshme si me ligjet sekulare ashtu edhe nga ato religjioze.

Kjo rrahje me shkop ishte përcjellë nga më shumë se 100 persona në vendin e ngjarjes.

Në semafora në Gjermani vendosin homoseksualë e lezbike të kapura për dore

Periskopi.com Showbiz

Semaforë për barazinë: një çift homoseksual duke u përqafuar, ose një çift lezbikesh të kapura dorë për dore tani edhe në Frankfurt.

Pas Hamburgut dhe Flensburgut edhe bashkia e qytetit Frankfurt mbi Main vendosi që shenjat e zakonshme të trafikut për këmbësorë të zëvendësohen në dhjetë semaforë të qytetit përgjithmonë me sinjale që tregojnë një çift homoseksual duke u përqafuar, ose një çift lezbikesh të kapura dorë për dore. Mbi ta shkëlqen edhe një zemër e vogël.

Dhuratë speciale për Christopher Street Day

Gjatë fundjavës në Frankfurt mbi Main zhvillohet parada e LGBT-ve, Christopher Street Day. Në të pritet të marrin pjesë rreth 100.000 vetë.

E ngarkuara për integrimin pranë bashkisë Sylvia Weber tha se “Çiftet homoseksualë dhe lezbikë të semaforëve kanë një fuqi të lartë simbolike, ato janë një shenjë kundër përjashtimit dhe diskriminimit dhe pro barazisë dhe pranimit”. Ato tregojnë se sa e rëndësishme është politika e barazisë.

Fuqi e lartë simbolike

Semaforë me sinjale që tregojnë një çift homoseksualësh ka edhe në Madrid apo Vjenë. Kurse në mars në Melburn të Australisë në dhjetë semaforë simbolet e burrave u zëvendësuan me simbole grash. Ky aksion i iniciuar nga një organizatë bamirëse synon të promovojë barazinë gjinore dhe do të zgjasë vetëm për një periudhë prej dymbëdhjetë muajsh.