Shpërthim i fuqishëm në Lezhë

Periskopi.com Lajme

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer gjatë mesnatës, në fshatin Gocaj të Lezhës.

Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në biznesin e familjes Malota.

Sakaq, bëhet me dije se fatmirësisht ka vetëm dëme materiale dhe jo lëndime në njerëz.

Ndërkohë familja Malota pretendon se nuk ka patur asnjë konflikt dhe se nuk i dinë arsyet e vendosjes së eksplozivit në biznesin e tyre.

Ndërkohë forcat e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Arrestohet 60-vjeçari, dyshohet se përdhunoi një të mitur me aftësi të kufizuara

Periskopi.com Lajme

Një 60-vjeçar, banues në Lezhë ka rënë në pranga pasi ka ngacmuar një të mitur me aftësi të kufizuara.

Po kështu, dyshohet se shtetasi me iniciale V.N mund të ketë kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur me aftësi të kufizuara.

Gjithashtu, në momentin e arrestimin nga Policia, ky shtetas ka qenë duke drejtuar mjetin e tij , ku ka rezultuar në gjendje të dehur, në masën 0.93mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”, “Vepra të turpshme” dhe “Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur./TCh/

Nga nesër, edhe Lezha në gjendje të jashtëzakonshme nga tërmeti

Periskopi.com Lajme

Qeveria do të përfshijë  nesër edhe Lezhën në perimetrin e statusit të veçantë të Gjendjes së Jashtëzakonshme nga Emergjenca Natyrore.

Lajmin e dha vetë kryeministri teksa pa nga afër dëmet në pallate e banesa.

Nga ana tjetër Rama përsëriti lutjen për durim.

“Kjo që na ka rënë në kurriz nuk është as shaka, as film, as sfidë e zakonshme e këtij shteti me trup ende të paformuar sa duhet!Kjo është sprovë që tundi tokën shqiptare dhe na këputi në shpirt e në trup!Prandaj gishtin kokës të gjithë së bashku dhe o i’a dalim bashkë o hajër nuk bëjmë më kurrë!”

Më herët qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në qarkun e Durrësit, Tiranës dhe qytetin e Laçit.

Edhe Lezha kërkon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për qytetin e Durrësit, Tiranës dhe Laçit.

Ndërsa janë edhe disa qytete si Lezha që kanë pësuar dëme të mëdha nga tërmeti.

Shumë banorë kanë mbetur pastrehë dhe po qëndrojnë në çadra.

Korrespondenti i Ora News në Lezhë, Elvis Hila tha se është kërkuar shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme.

Por në mbledhjen e qeverisë mëngjesin e sotëm, u shpall gjendje e jashtëzakonshme vetëm për Laçin.

Ndërkohë që vetëm në Kurbin janë 500 ndërtesa të dëmtuara.

Disa nga banorët e qytetit të Lezhës raportohet se refuzojnë të largohen nga banesat e tyre që rrezikojnë të shemben pasi thonë se nuk kanë ku të shkojnë dhe kanë frikë se mos vjedhin sendet personale.

Ndërsa një grup tjetër banorësh janë strehuar në një resort në Shëngjin, për të mos kaluar natën në çadra.

Në Lezhë janë regjistruar në total 3 viktima. Kurse në spitale situata paraqitet e qetë. Të lënduarit kanë marrë shërbime në spitale dhe më pas janë larguar.

Shpërthen pompa e derivateve në Lezhë, gjashtë persona të lënduar

Periskopi.com Lajme

Mbrëmjen e sotme një karburant ka shpërthyer në afërsi të kryqëzimit të Shënkollit në Lezhë.

Flakët kanë përfshirë pothuajse të gjithë karburantin.

Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi i një karburanti në afërsi të kryqëzimit të Shënkollit, në Lezhë.

“Zjarrfikset kane vene nen kontroll zjarrin te karburanti. Eshte shmangur plotesisht rreziku i perfshirjes nga flaket i depozitave te karburantit.

Nga shperthimi i bombules se gazit ne karburant jane lenduar 6 persona.

Njeri prej tyre po transportohet per ne Tirane ne repartin e djegies.
5 te plagosurit e tjere jane jashte rrezikit per jeten.

Zjarrfikesit po punojne per elemimin e plote te zjarrit. Sherbimet e policise kane vendosur perimeter sigurie dhe kane larguar gjithe njerezit perrreth karburantit”, njofton policia.

 

E mahnitshme: Miliarderi suedez ia dhuron 5 milionë euro familjes së varfër shqiptare

Periskopi.com Lajme

Në Gjadër të Lezhës jeton një familje e thjeshtë. Shumë larg prej Gjadrit, në Zvicër jeton një miliarder suedez. Ai quhet Sten Ake Lindholm.

Miliarderi suedez dhe familja Voci nga Gjadri kanë një lidhje e cila për muaj të tërë është bërë objekt i një hetimi të hollësishëm të Prokurorisë së Lezhës. Me vendim gjykate, familjes Voci i janë vendosur në sekuestro preventive gati 5,5 milionë euro dhe shumë apartamente të blera së fundmi nga persona dhe kompani të ndryshme.

Më datën 22 janar, prokuroria nisi procedimin penal të referuar nga policia për pastrim parash dhe më 23 janar gjykatësi Artan Hajredinaj pranoi vendosjen në sekuestro preventive të llogarive bankare të Pjetër dhe Shqipe Vocit, dy bashkëshortë të moshuar. Në emër të Pjetër Vocit, suedezi Sten Ake Lindholm ka bërë disa transferime bankare, më e madhja me 3,8 milionë euro, duke dhënë shpjegimin se është dhuratë për mikun e tij të dashur.

Prokuroria nuk e ka të qartë se përse janë bërë këto transferime të mëdha, duke dyshuar se përfituesi është vetë suedezi Sten Ake Lindholm, për të cilin i kanë kërkuar informacione shtetit suedez dhe thuhet se përgjigje kanë marrë se zoti Lindholm ka biznese, por nuk tregohen transferimet.

Top Channel i kërkoi një koment Pjetrit dhe Shqipes, por ata thonë se nuk japin intervista për rastin. Më pas, me një kërkim të thjeshtë në internet gjetëm se suedezi tashmë i moshuar është një miliarder pronar i kompanisë “Biltema”, një nga njerëzit më të pasur në Evropë. Në kompaninë e tij punon shqiptarja Adelina Voci, vajza e Pjetër Vocit nga Gjadri. Adelina ka bërë karrierë në nivelet më të larta drejtuese.

Televizioni i kërkoi edhe zonjës Adelina një koment, por ajo nuk pranoi të flasë për këtë çështje. Ndërkohë, prokuroria po vazhdon hetimet për të kuptuar se si 5,5 milionë euro u bënë dhuratë nga një miliarder nga Suedia për një familje të thjeshtë.

 

 

Dy kosovarë rrihen mes vete në plazhin e Shëngjinit

Periskopi.com Lajme

Dy persona nga Kosova janë arrestuar nga Policia e Lezhës në Shengjin, pasi të njëjtit ishin rrahur mes veti.

Sipas policisë së Shtetit, të hënën janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Lezhë, për shtetasit B.G. dhe B.P., vjeç 37 e 20, banues në Kosovë dhe Shëngjin, pasi kanë goditur me grushte e mjete të forta njëri-tjetrin.

Rasti do të ndiqet sipas neneve 90 e 89 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Pasojat e tërmetit të vitit 1979 në Shqipëri

Periskopi.com Lajme

Një tërmet ka goditur Shqipërinë duke shkaktuar panik nga Vlora deri në Tiranë. Të dhënat e para nga ‘Emergjencat’ flasin për një epiqendër 30 kilometra larg Tiranës, në Gjirin e Lalëzit. Megjithatë ky nuk është rasti i parë që vendi është shkundur nga lëkundjet. Në disa raste, tërmeti ka shkaktuar edhe fatkeqësi te shqiptarët.

Tërmeti me vdekjeprurës është ai i viti 1979 që kishte goditur veriun e Shqipërisë, shkruan FMimages.net. Tërmeti 8 ballë kishte goditur Shkodrën duke shkaktuar viktima dhe dëmtime të mëdha. Fatkeqësisht 40 persona humbën jetën në Shkodër-Lezhë. U dëmtuan 17 118 shtëpi e objekte social-kulturore dhe mbi 46,000 mijë njerëz kishin mbetur pa kulm mbi krye.