Liburn Aliu nënkupton se Lutfi Haziri është ‘element i pafuqishëm’ në LDK

Periskopi.com Lajme

Liburn Aliu ka thënë se gjasat që të mos ndodh një koalicion LDK-VV janë shumë të vogla.

I pyetur lidhur me deklaratat e nënkryetartit të LDK’së Lutfi Haziri se vetëm posti i kryeministrit është i panegociueshëm ndërkaq të tjerat po – duke aluduar në Ministritë, Aliu ka nënkuptuar se Haziri është ‘element i pafuqishëm në LDK’

‘Ka elemente në LDK që nuk do ta donin një koalicion me Vetëvendosjen por tashmë ato elemente nuk kanë fuqi u dëshmua se janë të pafuqishme edhe vetë brenda LDK’së’, ka thënë Aliu në DPT te Fidani, përcjell Periskopi.

Ndryshe Aliu në këtë emision, ka përsëritur disa herë se ‘më 6 tetor qytetarër kanë votuar për ndryshim’ dhe se ‘kanë votuar edhe për njerëz të ri në parti politike, përfshirë edhe vetë LDK’në./Periskopi