LG mund të kthehet në tregun e tabletëve me G Pad 5

Periskopi.com Tech & Auto

Kompania e Koresë së Jugut ka munguar në treg për më shumë se dy vjet, por informacione të reja sugjerojnë që LG G Pad 5 (modeli LM-T600 dhe kodifikuar TF10) është në ardhje.

Modeli LM-T600L (ose LMT600L) kohët e fundit ka marrë certifikimin e radios në Korenë e Jugut.

Disa detaje të tjera janë shfaqur, si kapacitetet e ndryshme të baterisë: 6600mAh dhe 8200mAh. Mund të ketë po ashtu disa variante tabletësh në përgatitje, por këto janë vetëm spekulime për momentin.

G Pad 5 është certifikuar nga shërbimi Google Play, i cili zbulon specifikime të tjera.

Ka një ekran 10.1 inç 1920 x 1200p (16:10) dhe sistem operativ Android 9.0 Pie OS, transmeton KosovaPress.

Tableti mbështet LTE, ka një sensor gjurmësh gishtërinjsh dhe i mungon mbështetja NFC.  Do të ketë çip Snapdragon 821, 4 GB RAM dhe 32 GB për ruajtje.

 

Televizorët 8K të LG-së arrijnë vitin e ardhshëm

Periskopi.com Lajme

Kohëve të fundit televizorët me rezolucion prej 4K janë duke u bërë më të zakonshëm pasi që ato me 8K pritet që të arrijnë së shpejti.

Shumë kompanitë janë duke punuar për të sjellë televizorët 8K në treg dhe LG-ja është njëra nga to, transmeton Koha.net. Gjiganti korean ka thënë se do të fillojë prodhimin komercial të televizorëve të saj 8K në 2019-ën.

Gjithashtu, LG thotë se televizorët e saj 8K UHD OLED do të jenë në dispozicion për shitje në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, shkruan Ubergizmo.

Duket se kjo kompani është duke shënjestruar muajin qershor për lansimin e produkteve.

Ajo çfarë gjiganti korean nuk ka zbuluar është se sa do të kushtojnë televizorët e saj 8K. Duke pasur parasysh teknologjinë që do të kenë këta televizorë, pritet të kushtojnë mijëra dollarë.