Liberalizimi i vizave po pengohet nga propozimi për ndryshimin e kufijve, thotë Avdullah Hoti

Periskopi.com Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se mungesa e njohjeve të reja dhe ngecjet në liberalizimin e vizave janë procese që po dëmtohen shumë nga propozimi për ndryshimin e kufijve.

Në një postim në Facebook, ai shkruan se procesi i njohjeve është reduktuar deri aty ku demantimet se ky apo ai shtet nuk e ka tërhequr njohjen po konsiderohet sukses i madh, derisa për ngecjet në procesin e liberalizimit të vizave po akuzohet se është Brukseli.

“Me gjithë këto efekteve të dëmshme, po vazhdohet me propozimin jo normal për ndryshimin e kufirit duke pretenduar normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne do të vazhdojmë pa hezitim për ta ndalur këtë ide që po nxjerrë çdo proces nga binarët kushtetues dhe po dëmton çdo raport normal me aleatët tanë. Ne kemi përgjigje që ta bëjmë këtë. Zgjedhjet janë zgjidhje. Ne nuk do të ndalemi, përkundrazi”, shkruan Hoti.