Skenat jashtë ‘Anfieldit’ pasi Liverpooli fitoi titullin ishin absolutisht epike

Periskopi.com Sporti

Jo fansa të Liverpoolit, nata e kaluar nuk ishte ëndërr – klubi juaj i zemrës është vërtetë kampion i Premier Leagues.

Pritja për 30 vite e “Të Kuqve” përfundoi të enjten mbrëma, pasi Manchester City u mposht nga Chelsea, transmeton Periskopi.

Ashtu si mund ta imagjinoni, secili fans i Liverpoolit dhe Jurgen Klopp ishin në ekstazë pasi u konfirmua triumfi i tyre.

p1ebmu5gr8ivi10lbkh2dje1q9of.jpg

Pamjet në rrjetet sociale shpejt shfaqën reagimin e lojtarëve të Liverpoolit, pasi ëillian ia dha epërsinë e dytë Chelseat.

Por jashtë “Anfieldit” filloi festa e vërtetë.

Rrugët jashtë stadiumit të famshëm u transformuan në det të kuq, derisa fishekzjarrët ndizën qiellin.

Fansat festuan gjatë tërë natës dhe nuk do të ishte befasi nëse ajo vazhdon edhe për disa ditë të tjera. /Periskopi.com/