Borrell i buzëqeshur në krah të Thaçit, injoron keq Vuçiqin

Periskopi.com Lajme

Liderët e Ballkanit Perëndimor janë duke marrë pjesë në një takim joformal në Bruksel me udhëheqjen e re të Bashkimit Evropian. Kosovën në këtë takim është duke e përfaqësues presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Në një fotot, të cilat janë publikuar nga media ndërkombëtare, shihen liderët e Ballkanit Perëndimor dhe atë të BE-së duke shkuar për të bërë një fotografi të përbashkët.

Në këtë foto, shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, injoron keq presidentin e Serbisë, Alesander Vuçiq, duke ecur i buzëqeshur dhe përkrah me Thaçin.

Në këtë takim pritet të flitet për zgjedhimin e BE-së, derisa presidenti I Kosovës ka paralajmëroj se sërish do të kërkoj liberalizimin e vizave.

​Liderët e Ballkanit Perëndimor takohen në Bruksel

Periskopi.com Lajme

Udhëheqësit politikë të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor këtë të diel pritet të takohen në Bruksel.

Ka qenë presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel i cili disa ditë më parë vendosi datën 16 shkurt për t’u mbledhur në një takim joformal me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku do të marrë pjesë edhe kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, vendi i të cilit ka kryesinë e radhës të BE-së.

Po ashtu në këtë takim priten të jenë edhe presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, si dhe përfaqësuesin e lartë të BE-së Josep Borrell.

Takimi në formën e darkës së punës është thirrur në kuadër të përgatitjeve për samitin e të gjitha vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor më 6 maj në Zagreb.

Kujtojmë se ky takim mbahet para konferencës së donatorëve (e hënë 17 shkurt) në Bruksel për të dhuruar fond e për fazën e rindërtimit në Shqipëri pas dëmeve të tërmetit të 26 nëntorit.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është shprehur optimist se në këtë konferencë do të mblidhet një shumë e përafërt me dëmet e shkaktuar nga tërmeti.

Nis takimi i Mogherinit me liderët e Ballkanit Perëndimor

Periskopi.com Lajme

Është publikuar fotografia e përbashkët e liderëve të rajonit në Bruksel nga takimi me Përfaqësuesën e Lartë e BE-së Federica Mogherinin.

Në këtë darkë lamtumirëse të cilën e ka ftuar përfaqësuesja e lartë e BE-së, janë edhe dy presidentët, Thaçi e Vuçiq.

Fotografia është publikuar nga zëdhënësja e Mogherinit, Maja Kocijançiq.

Ndërkohë, në këtë takim nuk po merr pjesë kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.

Nuk dihet nëse në të njëjtin do të ketë diskutime bilaterale mes dy liderëve, Thaçi e Vuçiq, mirëpo mediat kanë raportuar se në takimin e përbashkët dialogu do të jetë tema kryesore e diskutimit.

 

Mogherini dhe liderët e Ballkanit Perëndimor mbështesin vazhdimin e dialogut Kosovë – Serbi

Periskopi.com Lajme

Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini ka pritur mbrëmë në një darkë pune liderët e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Asamblesë së 74-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.

Siç bën të ditur zyra e Mogherinit në takim iu dha mbështetje vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi dhe arritjes së një  marrëveshjeje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes të dyja vendeve, transmeton Klan Kosova.

“Të gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor konfirmuan angazhimin e tyre të fortë për perspektivën e BE-së, duke theksuar se puna për reformat vazhdon, siç janë bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë”.

Mogherini dhe drejtuesit e Ballkanit Perëndimor shprehën solidaritet me Shqipërinë pasi vendi u godit nga një seri tërmetesh të forta këtë fundjavë.