Nis numërimi i ditëve për Kurtin

Periskopi.com Lajme

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është emëruar mandatar për formimin e qeverisë së re nga ana e presidentit Hashim Thaçi.

Propozimi i LVV-së për mandatimin e Kurtit është bërë pavarësisht faktit se ende nuk është arritur një marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës, shkruan Zëri.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka emëruar liderin e LVV-së Albin Kurtin mandatar për formimin e qeverisë së re, dje pasi Lëvizja Vetëvendosje dorëzoi propozimin te kreu i shtetit.

Emërimi i Kurtit nga ana e presidentit është bërë pavarësisht faktit se lideri i Vetëvendosjes nuk është paraqitur në takimin e thirrur nga Thaçi.

Gjatë ditës së djeshme kreu i shtetit njoftoi se dekretin presidencial me emrin e kandidatit për kryeministër e ka dërguar edhe zyrtarisht në Kuvendin e Kosovës.

Mustafa me Kurtin kontaktuan mbrëmë për t’u takuar sot?

Periskopi.com Lajme

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa kanë komunikuar direkt gjatë ditës së djeshme.

Siç mëson Gazeta Blic nga burime të saja brenda dy partive, Mustafa e Kurti janë dakorduar që të takohen sot pasdite.

“Pas takimeve të organeve drejtuese të LDK-së dhe takimit që Albin Kurti kishte me presidentin Thaçi, dy liderët kanë folur përmes telefonit dhe janë dakorduar për një takim, që te zhvillohet sot pasdite”, tha ky burim.

Sipas këtyre burimeve, Lidhja Demokratike e Kosovës mund të shkoj në këtë takim me ofertë të re për Vetëvendosjen.

”Fillimisht do të insistojnë që pos presidentit ta marrin edhe postin e kryetarit të Kuvendit, mirëpo nëse Albin Kurti e VV nuk tërheqen, atëherë LDK do të kërkojnë kompensim për postin e kryetarit të Kuvendit. Do të kërkohen dy ministri në kompensim të postit të kryetarit të Kuvendit, në mënyrë që njëra ministri t’i kthehet VV-së, në momentin që zgjedhet presidenti i propozuar nga ana e LDK-së”, thonë këto burime.

Kjo ofertë e LDK-së vjen pas dakordimit që kishte kjo parti në dy mbledhjet e mbajtura gjatë ditës së hënë.

Zyrtarisht as nga Vetëvendosje e as nga LDK nuk kanë konfirmuar për një takim të mundshëm ndërmjet Albin Kurtit e Isa Mustafës.

Deputeti i VV-së dhe njëkohësisht i propozuari për zëvendëskryeministër të dytë nga ana e Kurtit, Haki Abazi, i kontaktuar nga GazetaBlic tha se ende nuk është e konfirmuar një takim që do ndodhë mes Kurtit dhe Mustafës gjatë ditës së sotme.

“Nuk kam asnjë informacion me ju thënë të drejtën deri më tani”, tha Abazi i pyetur nëse do të ketë një takim Kurti-Mustafa për sot.Abazi thotë se nuk ka asnjë arsye pse mos të ndodhë një takim i tillë, pasi që gjatë ditës së djeshme LDK ka mbajtur takim me strukturat e saja dhe janë deklaruar se janë të gatshëm t’i vazhdojnë bisedimet për krijimin e qeverisë.

Ai shton se VV është e gatshme të takohet kurdo që caktohet një gjë e tillë.

“Nuk shoh asnjë arsye praktike që të mos vihet deri tek takimi, besoj se pas takimit me grupin parlamentar dhe kryesisë së LDK-së me qëndrimin për vazhdimin e negociatave, në anën tjetër ne jemi të gatshëm që çdo kohë të takohemi”, tha Abazi.

Megjithatë, deputeti i LDK-së, Arban Abrashi dje ka theksuar se LDK nuk tëriqet nga kërkesat që kësaj partie t’i takoj posti i presidentit, kryetarit të Kuvendit dhe 5 ministri.

Ndërkohë, lideri i VV-së, Albin Kurti dje përmes një video mesazhi në Facebook e ka prezantuar gjysmën e kabinetit qeveritar, duke ia këtkuar LDK-së emrat e 5 ministrave.

Analistët politik e kanë cilësuar si ofenduese këtë ofertë publike të Kurtit.

Mustafa – Vetëvendosjes: Rrini larg LDK-së, ne i dimë punët tona

Periskopi.com Lajme

I pyetur nëse VV do ta nominonte Vjosa Osmanin për candidate të postit të kryetarit të Kuvendit, Isa Mustafa, kryetar i LDK-së, ka thënë se kjo parti i ka kuadrot si Vjosa Osmani që i vlerëosn vetë dhe se ‘VV nuk ka nevojë të marrë rolin e LDK-së’.

Kështu tha Isa Mustafa:

“Ata nuk munden me marrë rolin e LDK-së, e kanë pa që kanë dëshirë të merren me punët tona të brendshme, por ne po iu themi rrini larg LDK-së sepse ne nuk lejojmë që ne me na i caktu kuadrot tonë”, ka thënë Mustafa./Periskopi/

Dikur akuzonte qeveritë se ishin bërë me Srpskan, tash Kurti e thotë hapur: Do t’iu japim një ministri

Periskopi.com Lajme

Lideri i Lëvizjës Vetëvendosje, Albin Kurti, thotë se do të takojë përfaqësues të Listës Serbe dhe do të bisedojë me ta për ta kryer obligimin kushtetues – dhënien e një ministrie për serbët.

Kurti thotë se duke mos pasur përfaqësues të tjerë të minoritetit serb në Kuvend, përpos Listës Serbe, atëherë ai do të takohet edhe me këtë subjekt, të cilin lideri i VV’së e quan zgjatim të Beogradit.

“Deri në ditën e certifikimit të zgjedhjeve, kemi shpresuar se ndoshta do të mund t’ia dalë një deputet tjetër serb, i cili nuk është i Listës Serbe. Problemi im me Listën Serbe nuk është pse ajo është serbe. Përfundimisht, me certifikim, u pa që kjo nuk është e mundur”, ka thënë Kurti në Euronews të Shqipërisë.

Kandidati i VV’së për kryeministër thotë se do të takohet me Listën Serbe dhe do të veprojë ashtu sic parasheh kushtetuta, për dhënien e një ministre për përfaqësuesit serbë.

“Unë nuk dua t’i ekskomunikojë Listën Serbe, mirëpo unë dua të takohem me ta dhe ta shqyrtojmë këtë cështje dhe po e theksojë edhe njëherë, unë do ta respektojë Kushtetutën sa i përket kësaj cështje. Edhe sa i përket kësaj cështje, mirëpo duke mos e ngatërruar obligimin kushtetues me koalicion politik. Koalicion politik qeverisës me Listën Serbe s’kemi obligim të bëjmë”, ka thënë Kurti.

Albin Kurti thotë se mori përkrahjen e deputetëve nga pakicat joserbe

Periskopi.com Lajme

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka njoftuar se ka marrë përkrahjen e tre deputetëve të pakicave joserbe. Me këtë hap, fituesi i zgjedhjeve ka arritur të mbërrijë numrin 60 te deputetëve që do t’i japin përkrahje për Qeverinë e re, duke llogaritur edhe votat e LDK’së.

“Në “Ambient” të Prizrenit, pavarësisht rinumërimeve dhe paneleve, u sigurua shumica parlamentare për qeverinë e re. Kryetarët e tri partive të komuniteteve joshumicë, njëkohësisht edhe deputetë të ardhshëm, zotërinjtë Rasim Demiri, Fikrim Damka dhe Albert Kinolli do ta votojnë qeverinë tonë dhe mua si kryeministër, pa kushtëzime”, ka shkruar Kurti, në një njoftim në FB.

Kurti ka bërë të ditur se me LDK’në janë marrë vesh të ndërtojnë Qeverinë posa të certifikohen zgjedhjet e 6 tetorit.

Numërimi i votave ka përfunduar sot ndërsa ditët në vazhdim pritet të përmbyllet procesi paszgjedhor.