Zaev: Zgjedhje do të ketë më 15 korrik

Periskopi.com Lajme

Zgjedhjet do të mbahen më 15 korrik. Këtë e konfirmoi sot lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, i cili theksoi se kjo datë është e pranueshme për OBRM-PDUKM-në, të cilën ai tashmë e ka diskutuar me kreun e partisë, Hristijan Mickoski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ne jemi të vetëdijshëm që jemi në një moment të ndërlikuar, duhet të ndërmarrim hapa të rëndësishëm. LSDM është mbajtësi i pushtetit përgjegjës, ne duhet të bëjmë gjithçka për t’i siguruar institucioneve me kapacitet të plotë. Ne kemi nevojë për Kuvend aktiv dhe një qeveri politike funksionuese.

Kjo lojë nervash në të cilën vuajnë qytetarët duhet të përfundojë. LSDM-ja po tregon edhe një herë madhështinë e saj, në mënyrë që njerëzit të mos vuajnë, e cakton 15 korrikun, si datën përfundimtare dhe të vetme për zgjedhjet. Unë bisedova me Mickoskin dhe ai konfirmoi që ai do të kandidojë në zgjedhjet e 15 korrikut. E mërkura do të jetë ditë jo pune për të gjithë qytetarët. Kjo është për të shpëtuar shtetin. Të hënën dhe të martën do të votojnë personat e sëmurë, si dhe ata që janë pozitivë për me coronavirus, ata që janë në izolim dhe të sëmurë kronikë”, tha Zoran Zaev në konferencën për shtyp.

Ai tha se po i dërgoj një mesazh Mickoskit, përgjegjësia, thotë ai, është e madhe para njerëzve. Asnjë politikan nuk duhet të luajë me njerëzit e tij. Kjo është për shpëtimin e shtetit.