Veseli në Skenderaj: Në Drenicë flet puna, këtu i dhamë fund Serbisë

Periskopi.com Lajme

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, në bastionin më të madh të PDK-së në Kosovë, Skenderaj, ka thënë se në Drenicë flet vetëm puna.

“E ka filluar herët më Ahmet Delia. E ka vazhduar Azem Galica. E ka vazhduar edhe Shaban Polluzha dhe ia ka prerë rrënjët më 1999 Adem Jashari”, ka thënë Veseli, duke u brohoritur “UÇK”, UÇK”, nga të pranishmit.

Ai ka thënë se Drenica është vendi i lirisë, sakrificës, i luftëtarëve të lirisë dhe heronjve.

Veseli ka premtuar se me qeverisjen e PDK-së do të investohet shumë në Drenicë.

Ai ka përsëritur premtimet e tij për luftim të korrupsionit, forcim të marrëdhënieve me SHBA-në, për rritjen e pensioneve, ndërtimin e çerdheve, etj.

Veseli para qindra të rinjve: Ju besoj, po bëni punë të mrekullueshme për vendin

Periskopi.com Lajme

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, sonte në mbrëmje ka mbajtur një tubim me qindra të rinj në Gërmi.

Ai ka thënë se është i rrethuar nga të rinj premtues, iu beson atyre, sepse po bëjnë punë të mrekullueshme për vendin.

“Sa herë që u japim mundësi të rinjve, ata çdoherë bëjnë punë të mrekullueshme për vendin. Unë jam i rrethuar nga të rinj premtues, iu besoj atyre, sepse po bëjnë punë të shkëlqyeshme.

Partia Demokratike e Kosovës është e mbushur me plot të rinj energjikë, që unë do t’i promovoj në qeverisjen time”, ka shkruar Veseli.

 

Veseli: Kosova ka ngecur prej kur Qeverinë nuk e udhëheq PDK-ja

Periskopi.com Lajme

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka vizituar sot edhe fshatrat Dobërçan, Përlepnicë dhe Zhegës të Komunës së Gjilanit.

Veseli ka thënë se Kosova ka ngecur prej kur Qeverinë nuk e udhëheq Partia Demokratike e Kosovës, prandaj më nuk kemi kohë për të humbur.

“Ngado që po takoj qytetarë, të gjithë Partinë Demokratike të Kosovës e kanë shpresë për një të ardhme më të mirë.
Edhe banorët e fshatrave Dobërçan, Përlepnicë dhe Zhegër të Gjilanit e mbështesin vizionin e Partisë Demokratike të Kosovës.
Kosova ka ngecur prej kur Qeverinë nuk e udhëheqim ne. Prandaj, nuk kemi më kohë për të humbur.
Vetëm ata që e njohin rrugëtimin e Kosovës, i pranojnë vlerat, mundin, sakrificat, sukseset dhe gabimet, e dinë saktë se cili është drejtimi më i mirë që duhet të marrë vendi ynë”, ka shkruar Veseli.

Veseli në Kamenicë: Ne nuk ua mbyllim shkollat, por ua përmirësojmë jetesën dhe ngrisim mirëqenien

Periskopi.com Lajme

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, sot ka takuar qytetarët të Roganës dhe Koretinit të Kamenicës.

Veseli ka thënë se qeveria e tij do t’i mbështesë me subvencione të veçanta të gjithë banorët e zonave kufitare për ta zhvilluar jetën e tyre atje.

Ai ka thënë se në fokus e kanë gjithmonë qytetarin, kudo që ai jeton, për t’ia përmirësuar jetesën dhe ngritur mirëqenien, jo për t’ia vështirësuar jetën me mbyllje të shkollave.

“Në Roganë dhe Koretin të Kamenicës, me banorët e këtyre fshatrave, biseduam për programin zgjedhor të Partisë Demokratike të Kosovës. Në fokusin tonë është gjithmonë qytetari, kudo që ai jeton, për t’ia përmirësuar jetesën dhe ngritur mirëqenien, jo për t’ia vështirësuar jetën me mbyllje të shkollave. Qeveria ime do t’i mbështesë me subvencione të veçanta të gjithë banorët e zonave kufitare për ta zhvilluar jetën e tyre atje. Jetësimi i programit tonë garanton mundësi të shumta për rininë, vende të reja të punës dhe perspektivë më të madhe për vendin tonë”, ka shkruar Veseli.

Veseli nga Frutex: Me mua kryeministër, bujqësia dhe industria ushqimore do mbështeten edhe më shumë

Periskopi.com Lajme

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka vizituar edhe kompaninë Frutex në Suharekë.

Ai ka thënë se njerëzit e vyeshëm që punojnë tokën, krah mbështetjeje kanë gjetur vetëm me PDK-në në qeverisje, por, me të kryeministër, kjo mbështetje do të jetë edhe më e madhe dhe jo vetëm duke stimuluar rritjen e prodhimtarisë, por duke investuar edhe më shumë në industrinë ushqimore.

“Prej frutave të ëmbla të Kosovës bëhen edhe lëngjet e shijshme të “Frutex”-it, të cilat sot i shijova të sapodala nga prodhimi. Kjo kompani moderne, që prodhon pije me cilësi të lartë, me vlera ushqyese dhe me çmime konkurruese, ka rritur prodhimin edhe falë rritjes së prodhimtarisë bujqësore, ku ne do të vazhdojmë të investojmë edhe më shumë. Bujku, pemëtari, vreshtari, njerëzit e vyeshëm që punojnë tokën, krah mbështetjeje kanë gjetur vetëm me PDK-në në qeverisje. Por, me mua kryeministër, kjo mbështetje do të jetë edhe më e madhe dhe jo vetëm duke stimuluar rritjen e prodhimtarisë, por duke investuar edhe më shumë në industrinë ushqimore. Edhe marrëdhëniet ndërmjet shitësve dhe blerësve do t’i rregullojmë me Ligjin për Tregti të Brendshme dhe do të punojmë shumë që produktet vendore të kenë promovim më të madh në treg dhe trajtim shumë më dinjitoz”, ka shkruar Veseli.

Veseli: Do ta mbështesë edhe më shumë fushën e IT për të krijuar vende pune për rininë (FOTO)

Periskopi.com Lajme

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, tha sot se si Kryeministër i ardhshëm i vendit, do ta mbështesë edhe më shumë fushën e Teknologjisë Informative e cila po tregon çdo ditë shumë sukses me hapjen e shumë vendeve të punës, me paga të mira, për të rinjtë e talentuar.

Kandidati i PDK-së për kryeministër të ardhshëm të Kosovës, bashkë me ministrin e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala, ka vizituar të hënën një kompani që punëson qindra të rinj në fushën e IT-së dhe shërbimeve, e që ka potencial shumë të madh të rritjes në të ardhmen.

“Ne e kemi identifikuar këtë fushë si prioritare me potencial të madh zhvillimor prandaj edhe kemi krijuar Ministrinë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë. Kjo është edhe arsyeja përse kam emëruar një ministër të ri energjik si Muzafer Shala, me eksperiencë dhe ekspertizë të avancuar në këtë fushë”, tha kreu i PDK-së, Kadri Veseli.

Sipas Veselit, Kompani si ajo që ka vizituar sot “Vision Group”, sigurojnë paga goxha të mira për të rinjtë e kualifikuar të Kosovës duke i motivuar ata kënaqshëm materialisht që mos të largohen prej vendit.

“Prandaj, në të ardhmen unë do ta mbështes edhe më fuqishëm këtë sektor sepse kam besim që do të bëhet burim masiv i vendeve të reja të punës, gjë që do të dekurajojë emigrimin e të rinjve dhe të nxisi rritjen e ekonomisë kosovare”, tha Veseli.

Veseli takon veteranët: Bashkë në luftën kundër Serbisë, bashkë në luftën kundër korrupsionit

Periskopi.com Lajme
Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, e ka rritur aktivitetin e tij politik më shumë se gjithë të tjerët, në prag të vendimit për shpërbërjen e Kuvendit dhe shkuarjen në zgjedhje të reja.
Ai sot pareshtur ka realizuar vizita dhe takime të ndryshme në terren, duke përcjell mesazhe të ndryshme.
Së fundmi ka takuar edhe disa bashkëluftëtarë të tij, veteranë të UÇK-së, të cilët ka thënë se do ta mbështesin në luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit, siç e kanë mbështetur edhe në luftën kundër Serbisë.
“Me bashkëluftëtarët e mi kujtuam momente krenarie e dhimbjeje nga lufta. U trishtova kur dëgjova historitë e tyre për të rinjtë që po emigrojnë, sepse korrupsioni e nepotizmi i ka lënë pa mundësi në Kosovë. Jam mirënjohës ndaj tyre që njësoj sikurse patën besim tek unë gjatë luftës kundër Serbisë, do të më ofrojnë mbështetjen e tyre edhe në luftën kundër korrupsionit për ta mbajtur rininë këtu”, ka shkruar Veseli.