Përfundon takimi Haradinaj – Limaj: S’ka marrëveshje për koalicion por mundësitë mbeten të hapura

Periskopi.com Lajme

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj në objektin e Qeverisë ka takuar liderin e NISMA-s për Kosovën, Fatmir Limajn, takimi ky i cili ishte paralajmëruar, shkruan Periskopi.

Këshilltarja e Ramush Haradinajt, Donjeta Gashi, në një prononcim për Periskopin ka treguar detajet e këtij takimi.

“Po Kryeministri në dorëheqje Haradinaj ka zhvilluar një takim me zotin Limaj me të cilin ka biseduar për të gjitha zhvillimet e fundit në vend”, ka deklaruar Gashi.

Haradinaj ka thënë që në takim kanë biseduar për mocionin e së enjtes por jo edhe për koalicion.

“Po disponim ka për koalicion por që nuk kemi diskutu për këtë pjesë, kemi folur për mocionin e së enjtës” është shprehur Haradinaj.

Pas koalicionit me PSD’në Ramush Haradinaj i ka bërë thirrje dhe Limajt me të cilin ishin partnerë në Qeverinë PAN që t’i bashkohet këtij koalicioni./Periskopi/