Turpërohet Ilir Meta: Krenohet për foton me lideren që e msheli gojën për masakrën ndaj myslimanëve në vendin e saj

Periskopi.com Lajme

Presidenti shqiptar, Ilir Meta sot ka bërë skandalin e radhës. Ai në profilin e tij në Facebook ka postuar një fotografi me nobelisten e dikurshme, Aung San Suu Kyi, e cila ishte shndërruar në përkrahëse të masakrës së myslimanëve të Myanmarit.

Meta për të thur fjalë të mëdha, duke e quajtur edhe zonjë të jashtëzakonshme.

‘’Ishte kënaqësi të takoja sot Nobelisten e Paqes të mirënjohur, Aung San Suu Kyi, zonjë e jashtëzakonshme dhe shembull frymëzimi për demokraci në mbarë botën!’’, ka shkruar Meta.

Aung San Su Kyi ishte kritikuar ashpër për mosreagimin e saj në kohën kur janë masakruar e përndjekur qindra mijëra myslimanë rohingya në Birmani. Organizata të shumta ndërkombëtare, ndër to edhe Amnesty International, patën reaguar duke thënë se ‘Su Kyi kishte turpëruar botën me gjestin e saj’ dhe se ‘Nobeli nuk i takonte asaj’./PERISKOPI/