Mustafa me Kurtin kontaktuan mbrëmë për t’u takuar sot?

Periskopi.com Lajme

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa kanë komunikuar direkt gjatë ditës së djeshme.

Siç mëson Gazeta Blic nga burime të saja brenda dy partive, Mustafa e Kurti janë dakorduar që të takohen sot pasdite.

“Pas takimeve të organeve drejtuese të LDK-së dhe takimit që Albin Kurti kishte me presidentin Thaçi, dy liderët kanë folur përmes telefonit dhe janë dakorduar për një takim, që te zhvillohet sot pasdite”, tha ky burim.

Sipas këtyre burimeve, Lidhja Demokratike e Kosovës mund të shkoj në këtë takim me ofertë të re për Vetëvendosjen.

”Fillimisht do të insistojnë që pos presidentit ta marrin edhe postin e kryetarit të Kuvendit, mirëpo nëse Albin Kurti e VV nuk tërheqen, atëherë LDK do të kërkojnë kompensim për postin e kryetarit të Kuvendit. Do të kërkohen dy ministri në kompensim të postit të kryetarit të Kuvendit, në mënyrë që njëra ministri t’i kthehet VV-së, në momentin që zgjedhet presidenti i propozuar nga ana e LDK-së”, thonë këto burime.

Kjo ofertë e LDK-së vjen pas dakordimit që kishte kjo parti në dy mbledhjet e mbajtura gjatë ditës së hënë.

Zyrtarisht as nga Vetëvendosje e as nga LDK nuk kanë konfirmuar për një takim të mundshëm ndërmjet Albin Kurtit e Isa Mustafës.

Deputeti i VV-së dhe njëkohësisht i propozuari për zëvendëskryeministër të dytë nga ana e Kurtit, Haki Abazi, i kontaktuar nga GazetaBlic tha se ende nuk është e konfirmuar një takim që do ndodhë mes Kurtit dhe Mustafës gjatë ditës së sotme.

“Nuk kam asnjë informacion me ju thënë të drejtën deri më tani”, tha Abazi i pyetur nëse do të ketë një takim Kurti-Mustafa për sot.Abazi thotë se nuk ka asnjë arsye pse mos të ndodhë një takim i tillë, pasi që gjatë ditës së djeshme LDK ka mbajtur takim me strukturat e saja dhe janë deklaruar se janë të gatshëm t’i vazhdojnë bisedimet për krijimin e qeverisë.

Ai shton se VV është e gatshme të takohet kurdo që caktohet një gjë e tillë.

“Nuk shoh asnjë arsye praktike që të mos vihet deri tek takimi, besoj se pas takimit me grupin parlamentar dhe kryesisë së LDK-së me qëndrimin për vazhdimin e negociatave, në anën tjetër ne jemi të gatshëm që çdo kohë të takohemi”, tha Abazi.

Megjithatë, deputeti i LDK-së, Arban Abrashi dje ka theksuar se LDK nuk tëriqet nga kërkesat që kësaj partie t’i takoj posti i presidentit, kryetarit të Kuvendit dhe 5 ministri.

Ndërkohë, lideri i VV-së, Albin Kurti dje përmes një video mesazhi në Facebook e ka prezantuar gjysmën e kabinetit qeveritar, duke ia këtkuar LDK-së emrat e 5 ministrave.

Analistët politik e kanë cilësuar si ofenduese këtë ofertë publike të Kurtit.

LDK-ja fillon fushatën me “fake news” kundër VV-së (Foto)

Periskopi.com Lajme

Simpatizantë e shumtë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë shpërndarë një lajm të rrejshëm për kinse arritjen e një marrëveshje për koalicion ndërmjet liderit të PDK-së, Kadri Veseli dhe liderit të VV-së Albin Kurtit.

Një përdorues i Facebook-ut, Rexhep Kastrati, sinpatizant i LDK-së, i cili në cover mban Ibrahim Rugovën ka shpërndarë këtë lajm, duke shkruar se ky është një skenar i mundshëm, të cilit duhet t’i frikësohet LDK-ja.

Në rrjetet sociale ky shkrim tashmë ka marrë vëmendje të madhe dhe ka për qëllim dëmtimin e reputacionit të liderit të VV-së, Albin Kurti.

Ndonëse Albin Kurti dhe Vjosa Osmani janë parë të përafruar ditët e fundit, duket se tashmë kjo ka marrë fund.

Lidhje Demokratike e Kosovës është duke iu frikësuar Lëvizjes Vetëvendosje, e cila mund t’ia marrë elektoratin.

Isa Mustafa s’do të jetë kandidat për kryeministër

Periskopi.com Lajme

Po vazhdon të mbahet mbledhja e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Burime të Indeksonline, brenda këtij takimi, thonë se është marrë vendim që Isa Mustafa mos të kandidoj për kryeministër.

Ndryshe, Mustafa dje paralajmëroi se janë pesë emra që do të diskutohet të jenë kandidat për këtë post.

Ramadani vë në pikëpyetje seriozitetin e Mustafës, kur tha se taksa nuk duhet të hiqet

Periskopi.com Lajme

Burim Ramadani i AAK-së, e ka vënë në pikëpyetje seriozitetin e liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i cili në një deklaratë të tij ka thënë se taksa 100% ndaj mallrave serbe dhe atyre të Bosnjës duhet të mbetet.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se sot Isa Mustafa i ka duartrokitur Ramush Haradinajt për taksën, e më pas ka shtuar se nuk e din se sa seriozisht mund ta kenë ai dhe LDK-ja.

“Ramush Haradinaj nuk e hoqi taksën dhe nuk u lëkund asnjë sekondë. Sot, Isa Mustafa i paska duartrokitur Ramushit. Sepse, paska thënë që taksa nuk duhet të hiqet. Shumë mirë. Saktë, kështu duhet. Por, nuk e di sa seriozisht e ka ai dhe LDK-ja?”, ka shkruar ai.

Sipas tij, lidhur me taksën Haradinajn e gozhduan për çdo ditë në forma e metoda prej më të këqijave shumëkush në Kosovë.

“E vërtetë që herët e vonë, sikurse thotë populli, e drejta triumfon. Qëndrimi i drejtë i Ramush Haradinajt kuptohet mirë nga secili që dëshiron të hapë sytë”, thotë ai.

Hilet e LDK’së

Periskopi.com Lajme

Pakënaqësitë me zgjedhjet në degët dhe në nëndegët e Lidhjes Demokratike të Kosovës po vazhdojnë. Dy deputetë nuk janë propozuar nga Dega e Katërt për Këshill Drejtues, përderisa në nëndegën “Qendra” kërkohet anulimi i zgjedhjeve, shkruan sot Gazeta ‘Zëri’. 

Pos Degës së Tretë të LDK-së në Prishtinë, e cila gjatë kuvendit zgjedhor është ballafaquar me probleme e përplasje mes anëtarëve, edhe Dega e Katërt nuk ka shpëtuar pa mospajtime, akuza e kundërakuza.

Ndonëse tashmë është zgjedhur kryetari i kësaj Dege, anëtarë të nëndegës “Qendra”, që është pjesë e Degës në fjalë, kanë kërkuar anulimin e zgjedhjeve në këtë nëndegë, pasi zgjedhja e kryetarit është bërë pa pasur kuorum dhe kundër Rregullores e Statutit të LDK-së, shkruan më tutje Gazeta “Zëri”.

Por pavarësisht kësaj nënkryetari i Nëndegës në fjalë Sheqir Zeneli dhe kryetari tashmë i zgjedhur i Degës së Katërt, Besian Mustafa, kanë thënë se i gjithë procesi ka shkuar në rregull dhe në përputhje me Rregulloren e Statutin e LDK-së.

Por kundërkandidati i Zenelit, Ramush Thaçi, ka thënë se në votimin e nëndegës në fjalë kanë votuar më pak se 30 persona, fakt ky që sipas tij, bie ndesh me Rregulloren dhe me Statutin.