Pritej të fillonte në tetor, çfarë po ndodhë me Ligën Unike?

Periskopi.com Sporti

Federata e Basketbollit e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës firmosën gjatë këtij viti për krijimin e një Lige Unike.

Ajo planifikohej të fillonte në muajin tetor, por për shkak të masave të marra nga Qeveria e Shqipërisë, ajo nuk dihet se kur do të filloj.

Drejtori i Ligës Unike, Dren Zatriqi në një intervistë për Indeksonline ka folur në lidhje se çka është duke ndodhur me ligën mbarëkombëtare dhe se kur pritet që të fillojë, transmeton Periskopi.

“Liga Unike pritet të filloj në momentin që një gjë e tillë lejohet nga organet kompetente, në këtë rast Qeveria e Republikës së Shqipërisë. Megjithatë, ne tanimë i kemi përgatitur dy skenarë dhe në momentin që e kemi dritën e gjelbërt nga Ministria përkatëse ne do ta organizojmë fillimin e kampionatit ne kohe rekorde. Këtë e them pasi që të gjitha përgaditjet për mbarëvajtjen e garave janë përfunduar me sukses. Këtu përfshihen krijimi i identitetit te Ligës Unike, çështjet ligjore dhe administrative, rregullorja e garave si dhe plani i marketingut”, tha fillimisht Zatriqi.

Tutje, ai tregoj se cilat ekipe nga Kosova dhe Shqipëria do të marrin pjesë në Ligën Unike.

Që nga fillimi Liga Unike është konceptuar që në kampionatin e parë të startoj me 8 skuadra, ku 4 nga to përbëhen nga kampionati i Kosovës në basketboll, ndërsa 4 tjera nga kampionati i Shqipërisë në basketboll. Në baze të të njëjtit koncept, skuadrat janë përzgjedhur në baze të rënditjes përfundimtare të kampionateve paraprake nacionale.

“Federatat themeluese (FSHB dhe FBK) i kanë nominuar skuadrat nga kampionatet nacionale.”

“Nga Kosova janë nominuar: KB Peja, KB Sigal Prishtina, KB Rahoveci dhe KB Golden Eagle Ylli. Me këto klube ne kemi pas edhe takime të drejtpërdrejta ku kemi prezentuar planet dhe mbarëvajtjen e garave. Dëshira e madhe për pjesëmarrje në Ligen Unike është evidente nga këto klubet dhe ato mezi s’presin që të kenë paraqitje sa më të mirë në këtë kompeticion.”

“Sa i përket klubeve nga Shqipëria janë nominuar: Goga Basket, Vllaznia, Teuta dhe Partizani. Vlen të theksohet se për shkak te ndalesave te imponuara nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë, aktivitetet e klubeve janë të pezulluara dhe si të tilla nuk mund te ndryshohen përderisa gjendja me Covid19 nuk përmiresohet”, përfundoj Zatriqi.

Javën e ardhshme hidhet shorti për Ligën Unike që e bashkon Kosovën me Shqipërinë

Periskopi.com Sporti

Formimi i Ligës Unike është pritur me interesim të madh, si në Kosovë, po ashtu edhe në Shqipëri. Madje, funksionimi i kësaj lige, i ka bërë kurreshtarë të gjithë.

Të enjten, Bordi i Ligës Unike ka pasur mbledhjen e parë, ku është diskutuar për funksionimin dhe rrjedhën e kësaj lige. Në këtë mbledhje është vendosur që shorti të hidhet javën e ardhshme.

Siç dihet në Ligën Unike do të marrin pjesë katër skuadrat më të mira nga Kosova dhe katër më të mirat nga Shqipëria.

Gjithashtu në fund të javës së ardhshme pritet të mbahet edhe Klinika e Gjyqtarëve.

Në këtë takim po ashtu është diskutuar për një turne mes skuadrave në konkurrencën e femrave.

Kjo ide është përkrahur nga të gjithë të pranishmit në mbledhje, derisa ka mbetur të vendoset për formën dhe datat se, kur do të zhvillohet ky turne, mes skuadrave më të mira të Kosovës dhe Shqipërisë në konkurrencën e femrave

Bashkohen Kosovë e Shqipëri në basketboll: Këto janë klubet që do të marrin pjesë në ‘Ligën Unike’

Periskopi.com Sporti

Sot është hedhur e zeza mbi të bardhën. Sot u jetësua ëndrra e shumë shqiptarëve. 

Pas një pune të gjatë dhe intenstive, në Tiranë, u nënshkrua marrëveshja për formimin e Ligës Unike mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Një ligë me tetë skuadra. Katër më të mirat nga të dy vendet. Ëndrra e kamotshme bëhet realitet për formimin e një lige mes dy vendeve shqiptare.

Saktësisht, klubet nga Kosova që do të marrin pjesë në këtë ligë janë Sigal Prishtina, Rahoveci, Ylli dhe Peja.

Zyrtare: Shkruhet historia, Kosova dhe Shqipëria bashkohen në Ligën Unike të basketbollit

Periskopi.com Sporti

Është zyrtarizuar marrëveshja historike mes Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe Federatës së Basketbollit të Shqipërisë.

Kosova dhe Shqipëria nga sot do të kenë një ligë të përbashkët në basketboll.

Pas shumë negociatave, sot, në Tiranë, është nënshkruar marrëveshja për unifikimin e ligave.

Në këtë ligë do të marrin pjesë tetë skuadra, katër më të mirat nga dy shtetet.

Po ashtu, edhe bordi sot përbëhej nga 2 anëtarë të Bordeve të FSHB-së dhe FBK-së, si dhe nga 2 sekretarë të përgjithshëm të të dyja federatave.

Të pranishëm në mbledhje ishin edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, si dhe presidenti i FIBA Europe, Turgay Demirel.

Për ngjarjen historike ka folur edhe Edi Rama. Më poshtë mund t’i dëgjoni fjalët e kryeministrit të Shqipërisë.

Edi Rama për ligën e përbashkët Kosovë-Shqipëri: Para disa vitesh kjo dukej fantashkencë

Periskopi.com Sporti

Tashmë është e ditur, liga e përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë në basketboll do të ndodhë.

Marrëveshja u nënshkrua sonte, në ceremoninë që filloi nga ora 19:00, ku po merr pjesë edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Kjo ligë do të quhet ‘Liga Unike’ dhe do të marrin pjesë tetë skuadra, katër nga më të mirat nga të dyja shtetet.

”Eshte e cuditshme pse nuk ka ndodhur më parë, por patjetër që është dashur një periudhë pjkurie e këtyre ideve dhe dëshirave që kanë ekzistuar prej kohësh,” u shpreh fillimisht Rama.

”Idetë kanë nevojë për kohën e tyre dhe fakti që kësaj ideje i erdhi koha, jam shumë i gëzueshëm.

”Nga ana tjetër, deri para disa vitesh kjo dukej fantashkencë.” /Periskopi.com/

Presidenti i FIBA Evropës merr pjesë në ceremoninë e Ligës së përbashkët Kosovë-Shqipëri

Periskopi.com Sporti

Presidenti i FIBA Evropës, Turgay Demirel, do të jetë i pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes për themelimin e Ligës Unike mes Kosovës dhe Shqipërisë në basketboll.

Marrëveshja do të nënshkruhet sot (më 10 shtator) nga ora 19:00 në Tiranë, ku Demirel do të ofrojë përkrahen e tij dhe institucionit që ai drejton, thuhet në njoftimin e FBK-së.

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) dhe Federata Shqiptare e Basketbollit (FSHB) që disa muaj janë duke punuar intensivisht për themelimin e kësaj lige, kurse nga fillimi kanë pasur përkrahjen nga FIBA Evropa.

Demirel, i cili vitin e kaluar kishte qenë në Kosovë për të ofruar përkrahje për basketbollin e Kosovës, do të mbajë një fjalim në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes për të treguar se e përkrah Ligën dhe do të ofrojë gjithë mbështetjen e nevojshme.

Ndërkohë, marrëveshjen do ta nënshkruajnë, Presidenti i FSHB-së, Z. Avni Ponari, kryetari i FBK-së, Z. Arben Fetahu, në praninë e Znj. Besa Shahini, Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në Shqipëri dhe Znj. Vlora Dumoshi, Ministre për Kulturë, Rini dhe Sport e Kosovës.

I pranishëm në këtë ceremoni do të jetë edhe Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Z.Edi Rama, i cili njëherësh do të zbulojë edhe logon e Ligës UNIKE.

Në Ligën Unike do të marrin pjesë tetë skuadra, katër më të mirat nga Kosova dhe katër më të mirat nga Shqipëria.

Po ashtu të enjten Bordi Drejtues i Ligës UNIKE që përbëhet nga 2 anëtarë të Bordeve të FSHB-së dhe FBK-së, si dhe nga 2 Sekretarët e Përgjithshëm të të dyja Federatave, do të mbajë mbledhjen e parë, ku do të emërojë edhe Kryetarin e Bordit Drejtues, e do të emërojnë stafin e zyrës së Ligës UNIKE.

Duhet theksuar se ky është një hap i madh për basketbollin në hapësirat shqiptare duke formuar ligën UNIKE.