Këto janë skuadrat që kanë kaluar tutje në Ligën e Kampionëve

Periskopi.com Lajme

Tanimë janë 14 skuadra që kanë siguruar kualifikimin në fazën e 1/16 të Ligës së Kampionëve.

Disa prej tyre kishin siguruar kualifikim tutje ditë më parë, ndërsa disa e arritën atë pas fitoreve të arritura mbrëmë në ndeshjet e fundit të grupeve.

Sonte në mbrëmje pritet të mësohen dhe skuadrat tjera të cilat do të sigurojnë kualifikimin në këtë fazë, që pritet të zhvillohet gjatë muajit shkurt dhe mars.

Këto janë skuadrat që deri me tani kanë siguruar kualifikimin tutje:

Juventus

Napoli

Liverpool

Barcelona

Borussia Dortmund

Valencia

Chelsea

Leipzig

Lyon

Paris Saint Germain

Real Madrid

Bayern Munich

Tottenham

Manchester City

Ndërsa këto skuadrat vazhdojnë në Europa League:

Inter

Ajax

Benfica

Salzburg

Fati e shkruan historinë në Ligën e Kampionëve

Periskopi.com Sporti

Rekord pas rekordi: Ansu Fati është bërë lojtari më i ri në moshë në histori të Barcelonës që paraqitet në Ligën e Kampionëve.

Ernesto Valverde vendosi ta zgjedhë sulmuesin adoleshent në formacionin startues të Barçës kundër Dortmundit në ndeshjen e parë në sezonin e ri në Champions.

Në moshën 16 vjeçare e 351 ditë, Fati u bë lojtar imë i ri që luan për Barcelonën në këtë garë.

Deri tani, ky rekord mbahej nga Bojan Krkic, i cili ishte paraqitur kundër Lyonit më 2007 si 17 vjeçar e 22 ditë.

Ndërkohë, rekordi i përgjithshëm për lojtarin më të ri në moshën në Ligën e Kampionëve e mban Celestine Babayaro, i cili kishte luajtur për Anderlecht si 16 vjeçar, dy muaj e 25 ditë.