Qeveria i falet sërish Listës Serbe – Kalon projektligji për importimin e veturave mbi 10 vjet të vjetra

Periskopi.com Lajme

Është miratuar projektligji i cili lejon importimin e veturave më të vjetra se dhjetë vjet, shkruan Periskopi. Ky projektligj kishte shkaktuar përçarje të ashpra mes pozitës dhe opozitës duke i bërë këta të fundit që ta lëshonin sallën ku po mbahej mbledhja.

Në Komisionin për Zhvillim Ekonomik, ky projektligj u votua me 6 vota pro e asnjë kundër.

Edhe pse opozita e kishte lëshuar më herët sallën, kuorumin e mundësoi deputeti Adem Hodza i Listës Serbe.

 

Përplasje në Komisionin për Zhvillim Ekonomik, Ligji për Automjete ‘largon’ deputetët nga mbledhja

Periskopi.com Lajme

Mimoza Kusari, Hykmete Bajrami dhe Dardan Sejdiu anëtarë të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal kanë lëshuar mbledhjen si shenjë kundërshtimi ndaj raportit me rekomandime për Projektligjin për ndryshim dhe plotësimin e Ligjit për Automjete.

Mimoza Kusari tha se ky projektligj rrezikon gjendjen e mjedisit në Kosovë andaj edhe nuk qëndrojnë për të bërë kuorumin që të hedhet në votim .

“Duke marrë parasysh kundërshtimet që ky projektligj i sjell për mjedisin dhe me rreziqet që  i sjellë. Ne nuk qëndrojmë në takim për me u kalu ky projektligj.”

Qesharake e turp e ka quajtur këtë vendim të anëtarëve të opozitës,deputeti Memli Krasniqi.

“Është më shumë se qesharake, e dobët,  teatrale, që s’ka të bëjë me interesat e opinionit publik. Le të kallxojnë çka kanë bo për ambientin. Po flasim për dy ish ministra. Çka kanë bë me e ulë ndotjen . Kjo çka bënë sot është më shumë se hajgare, është turp. Obligimi i tyre është me votu kundër. Ideja që kta dalin sot, kishe po e mbrojnë ambientin, kjo është rren, marre duhet me ju ardhë”.

Ndërsa Muhamrrem Nitaj e ka quajtur hipokrizi veprimin e deputetëve.

“Kusari rrallë ka ardhë, nuk mbaj mend a ka ardhë ndonjëherë. Opozita ka qenë dendur e përfshirë në këtë projektligj. Logjika që të votohet në komision ligji e pastaj të bojkotohet seanca mendoj që është  më së paku hipokrizi”.

Kryetarja e komisionit, Sala Berisha-Shala, tha se ajo çfarë bënë deputetët opozitar nuk është opozitë kundër mazhorancës, por brenda partive të tyre.

Më veprimin e deputetëve Kusari,Bajrami dhe Sejdiu nuk u pajtua as Veton Berisha, raporton EO.

“Duhej që opozita të ishte këtu dhe të kalohej në seanacë e të jepte fjalën përfunimtare, nuk pajtohem me këtë çështje”.

Në mbledhjen e komisionit paraprakisht është miratuar raporti për Projekligjin për efiçiencë të energjisë si dhe u vendos që shqyrtimi i propozim- vendimit të Qeverisë për kandidatët për kryesues gë Bordit të ZRRE-së të hiqet nga rendi i ditës e t’i kthehet prapa qeverisë.

Edhe përkundër bojkotit të opozitës, komisioni për Zhvillim ekonomik ka miratuar raportin me rekomandime për plotësim-ndryshimin e Ligjit për automjete.

Kuorumin pas largimit të opozitës e bëri deputeti Adem Hodza nga Lista Serbe.

Deputetët e Kuvendi nuk i respektojnë rezolutat që i miratojnë

Periskopi.com Lajme

Dëshminë më të mirë se deputetët e Kuvendit nuk i respektojnë rezolutat, të cilat vetë i miratojnë, e ka dhënë inicimi i ndryshimit të ligjit për Automjete, i cili e lejon importin e veturave më të vjetra se 15 vjet, raporton KTV.

Në fillimvit, kur ndotja e mjedisit kishte tejkaluar parametrat e caktuara duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve, deputetët miratuan një rezolutë për mbrojte të mjedisit.

Ndonëse njëri ndër faktorët kryesorë për ndotjen e ambientit janë edhe veturat e vjetra, vetëm katër muaj më vonë, deputeti i PDK-së Mërgim Lushtaku, inicioi ndryshimin e nenit 44 të ligjit për automjete.

Kjo iniciativë po kundërshtohet nga aktivistë për mbrojtjen e mjedisit, të cilët e quajnë një gabim të madh.

Eksperti i mjedisit, profesori Behxhet Mustafa, apelon te deputet që mos e votojnë këtë ndryshim, derisa vlerëson se kjo po bëhet për interesa të grupeve të caktuara. Sidoqoftë, mundësia e lejimit të hyrjes së automjeteve më të vjetra se dhjetë vjet, mbetet në dorën e deputetëve të vendosin për apo kundër kësaj iniciative.

Sot diskutohet për ligjin që nuk lejon importin e veturave më të vjetra se 10 vjet

Periskopi.com Lajme

Ligji për automjete që kufizoi vjetërsinë e tyre deri në 10 vjet është duke u diskutuar këto ditë për shkak të kërkesës së disa deputetëve që të ndryshohet ky nen.

Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal sot do të mbajë dëgjim publik për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete.

Dëgjimi publik mbahet në ndërtesa e Kuvendit, duke filluar nga ora 11:00.