Reagimi i PSD’së për dërgimin e Ligjit për Dialog në Kushtetuese

Periskopi.com Lajme

Partia Socialdemokrate e mirëpret dërgimin e Ligjit për Delegacionin Shtetëror në Gjykatën Kushtetuese.

Dërgimin e Ligjit për Delegacionin Shtetëror në Gjykatën Kushtetuese nga LDK-ja dhe Lëvizja Vetëvendosje, e ka mirëpritur partia e Shpend Ahmetit.

Sipas PSD-së, kjo do ta qartësojë përputhshmërinë apo jo të Ligjit me Kushtetutën, rrjedhimisht edhe legjitimitetin e tij.

“Paradoksalja: në njërën anë kritikohet Ligji duke pretenduar se ai ndërhyn në kompetencat kushtetuese të drejtuesve të institucioneve në marrëveshjet ndërkombëtare dhe në anën tjetër kërkohet të ndalen të njëjtit ta firmosin marrëveshjen (lexo: Presidenti në marrëveshjen me Serbinë). Logjikja: Delegacioni Shtetëror është problemi, sepse po e pengon Presidentin në marrëveshjen me Serbinë”, thuhet në postimin e PSD-së.

Ligji dhe Platforma për dialogun fuqizojnë Ekipin negociator

Periskopi.com Lajme

Miratimi i Ligjit dhe Platformës për dialogun me Serbinë nga ana e Kuvendit të Kosovës, sipas analistëve politikë nuk pritet të sjellë ndonjë ndryshim të madh në procesin e dialogut, por ata thonë se është një tendencë për të sjellë rregull gjatë procesit të bisedimeve dhe për t’i dhënë mandat ligjor Ekipit negociator.

Jeta Krasniqi, njohëse e procesit të dialogut politik Kosovë-Serbi, nga Instituti Demokratik i Kosovës, konsideron se ende nuk mund të thuhet se kemi ndryshim në procesin e dialogut politik derisa është ende aktuale ideja për ndryshimin e kufirit dhe nuk ka një konsensus për bisedimet.

“Tani Ligji, Platforma, Rezoluta, të gjitha këto dokumente parimisht janë dokumente, të cilat mund t’i japin një qëndrim shtetit të Kosovës në këto bisedime, por mbetet çështja që ne nuk e kemi ende një konsensus të përgjithshme të spektrit politik, i cili mund të arrihet nëpërmjet këtyre dokumenteve dhe ende kemi qëndrime të ndryshme të institucioneve lidhur me atë se çka ne jemi të gatshëm të kërkojmë nga ky proces dhe çfarë ne jemi të gatshëm të bëjmë në kuadër të kompromiseve për të arritur epilogun e pritur”, thotë Krasniqi.

Sipas saj, fakti tjetër pozitiv në rrafshin e negociatave të mëtutjeshme është se procesi nga ana e Kosovës nuk do të udhëhiqet vetëm nga një institucion, por do të ketë edhe përfaqësues të tjerë.

“Një gjë që duhet të theksohet, është që si Ligji po ashtu edhe Platforma, kanë hapësira për t’u përmirësuar apo lënë hapësira për interpretime. Është më se e nevojshme që ashtu siç vetë Delegacioni shtetëror ka thënë që marrëveshja nuk duhet të ketë dykuptimësi edhe qëndrimi i shtetit të Kosovës në këto bisedime nuk duhet të ketë dykuptimësi, por duhet të ketë një qëndrim unik”, shprehet Krasniqi.

Ndërkaq, analisti politik, Imer Mushkolaj, thotë për Radion Evropa e Lirë se Platforma për dialogun mbi marrëveshjen përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është produkt i Qeverisë, por ajo, sipas tij, nuk i prek përgjegjësitë e presidentit Hashim Thaçi në dialog.

“Ata që kanë pritur se me Platformë do të ndalet presidenti Thaçi në idetë e tij, nuk ia kanë arritur për shkak se ai i ka kompetencat e veta, por në anën tjetër unë e shoh si pozitive miratimin e platformës në aspektin se megjithatë më në fund Kosova e ka një dokument, në të cilin i ka vendosur disa rregulla, në bazë të së cilave mund të zhvillohet dialogu me Serbinë dhe edhe Serbia edhe perëndimi e kanë të qartë se çka kërkon Kosova”, konsideron Mushkolaj.

Ai thotë se pavarësisht asaj se kur mund të vazhdojë dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, platforma duhet të imponohet nga Kosova si një dokument i qartë zyrtar, mbi të cilin duhet të negociohet.

“Ky dokument duhet të imponohet si pozicion zyrtar i Kosovës, pavarësisht se dikush tjetër, në këtë rast presidenti, mund të ketë ide të tjera apo provon të çoj përpara ide të tjera”, vlerëson Mushkolaj.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka deklaruar se Platforma, të cilën e ka miratuar Kuvendi i Kosovës, paraqet goditjen përfundimtare ndaj dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Sipas saj, ky është një dokument, i cili është në kundërshtim me mendjen e shëndoshë.

“Ai është kundër çfarëdo kompromisi dhe kundër çfarëdo dialogu të mëtejshëm. Në të, në asnjë moment, nuk flitet asgjë për jetën e serbëve në Kosovë. Reagimi i Serbisë do të jetë, sikurse gjithmonë deri më tash, i matur dhe i përgjegjshëm, por më duhet të them që në secilin moment do të dimë të mbrojmë interesat e republikës së Serbisë dhe të gjithë qytetarëve tanë”, ka thënë Brnabiq.

Autoritetet qeverisëse në Kosovë, pa dy partitë më të mëdha opozitare,kanë hartuar platformë dhe kanë miratuar Ligjin për dialogun, ndërkohë që nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian u bëhet e qartë se vazhdimi i dialogut ndërlidhet me pezullimin e tarifës doganore që u është vendosur importeve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Që nga nëntori i vitit të kaluar, kur ishte vendosur kjo taksë, Beogradi ka lëshuar bisedimet duke e kushtëzuar kthimin në tavolinë me shfuqizimin e vendimit.

Limaj: Ligji dhe Platforma për Dialogun janë dy gjëra të ndryshme

Periskopi.com Lajme

Në Kuvendin e Kosovës ka filluar seanca e jashtëzakonshme e cila është caktuar për sot me kërkesë të kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, gjatë së cilës është paraparë që të diskutohet projektligji për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e delegacionit shtetëror.

Në fjalimin e tij, zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj që është edhe bashkëkryesues i ekipit negociator për bisedime me Serbinë, ka thënë që duhet të dallohet ligji me platformën pasi janë dy gjëra të ndryshme.

“Duhet të dallohet ligji me platformën janë  dy gjëra të ndryshme. Ligji i rregullon kompetencat nuk ka lidhje me një dokument politik; nëse këtu ka vullnet mund edhe të votohet platforma mbetet në vullnetin e deputetëve se a duan ta votojnë. Platforma vjen si rezultat i obligimit që ka marrë dhe nga ajo rezolutë”, ka theksuar Limaj.

PSD-VV’së pas kritikave për Ligjin për Dialog: Mësohuni t’i respektoni vendimet e gjykatave

Periskopi.com Lajme

Ligji për dialogun, ishte një nga pesë kushtet e Partisë Social Demokrate, për të votuar për Buxhetin. Mirëpo një gjë e tillë, që nga fillimi nuk ka gjetur përkrahjen e opozitës. E edhe pse Ligji për dialogun është votuar në lexim të parë, VV thotë se do ta dërgojë në Kushtetuese këtë ligj, për të cilën po pajtohen edhe njohës të aktualitetit dhe të kushtetutës.

Në seancën më të gjatë të mbajtur ndonjëherë në Kuvendin e Kosovës, gjatë ditës së djeshme është votuar  me 61 vota pro në lexim të parë Projektligji për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e delegacionit shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë.

Në debatin që është  zhvilluar në orët e vona, Albulena Haxhiu  nga Vetëvendosje ka pasur shumë vërejtje për këtë projektligj, ku mes tjerash ka paralajmëruar që do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

“Ata që i kanë marrë votat e elektoratit të Vetëvendosjes  nuk kanë të drejtë me hy në pazare  dhe nuk kanë të drejtë ta legjitimojnë Thaçin. Nëse duan ta legjitojnë atë, hajde le të shkojmë në zgjedhje, dhe pastaj e shohim kush ku është.  Pra, nuk ka të drejtë askush që të marr vendime tjera për sa kohë  është deputet me votat e votuesve të Vetëvendosjes. Ky ligj është skandaloz në aspektin politik, por po ashtu edhe kundër Kushtetutës. Në emër të grupit parlamentar, ju njoftoj që ne do ta dërgojmë në  Gjykatën Kushtetuese. Tash dikush thotë, hajde thuajeni se edhe PSD-ja e ka kapur Gjykatën Kushtetuese, jo. Amë, PDK po punon shumë mirë për PSD-në, sepse kështu po i përshtatet edhe Thaçit edhe  PDK-së”, ka thënë Haxhiu.

Haxhiu mes tjerash tha se ky projektligj është shkruar nga vet Hashim Thaci. Ku sipas saj, nuk vendos asnjë vijë të kuqe, se për çka do të bisedohet  me palën tjetër.

Profesori i të Drejtës Kushtetuese, Mazllum Baraliu thotë se Projektligji për dialog, ka qenë i panevojshëm, duke ditur se Kosova ka Ligjin për marrëveshje ndërkombëtare.

“Është një ligj që Kosova e ka për marrëveshjet ndërkombëtare. Dhe për çfarë do marrëveshje, në cilin do nivel, për cilin do rast, ai ligj i cili është në fuqi, dhe i ka të gjitha mekanizmat e një ligji, të duhur që i përgjigjet kërkesave të marrëdhënieve ndërkombëtare, diplomatike dhe lidhjes së konventës dhe marrëveshjeve të ndryshme me cilin do shtet në botë. Qoftë në mënyrë bilaterale ose më shumë se kaq, ajo është në fuqi, dhe ai do të zëvendësonte shumë më mirë këtë akt ligjor që po përpiqet të trajtohet, pozita me një parti opozitare si lex specialis, ta kryente punën në çdo kontakt, me cilin do subjekt bashkësisë ndërkombëtare”, tha Baraliu.

Ky projektligj, tha ai se ishte i domosdoshëm për të kamufluar pamundësinë dhe paaftësinë që ishte evidentene tek koalicioni qeverisës për të bërë një ekip të përbashkët konsensual, pozitë-opozitë.

Se ky projektligj ka qenë i panevojshëm, thotë edhe analisti politik Ramush Tahiri, në këtë mënyrë tha se do të interferohet në punën e Kuvendit.

“Me ligj nuk rregullohet ky fushëveprim, do të thotë i dialogut, sepse nuk kemi ligj për marrëdhënien ndërkombëtare, ajo rregullohet me Ligjin për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, rregullohet me Ligjin për funksionimin e Kuvendit, Qeverisë, me kushtetutë dhe me ligje tjera. Gjithashtu deputetët për mendimin tim, me të drejtë, thanë që nuk mund të rregullohen dhe të jepen kompetenca shtesë edhe për deputetë të tjerë, edhe për mënyrën e vendimmarrjes në Kuvend, përveç asaj e cila është e paraparë me kushtetutë. Gjithashtu e theksuan se dikush që është deputet nuk ka të drejtë të jetë edhe në ekzekutiv që është normë e caktuar. Dhe gjithashtu dokumentet a do të jenë sekrete apo jo, ka ligje që i përcakton, dhe kjo nuk mund t’i mveshet një komisioni ad-hoc. Gjithashtu shpallja e ligjit si ligj special, konsiderohet që është jashtë kushtetutës, sepse  ky ligj interferon plotë ligje tjera të Kosovës, por edhe vet punën e Kuvendit ”, ka thënë Tahiri për KP.

Në një përgjigje me shkrim, zyrtari për media në Partinë Social Demokrate, Shkodran Hoti tha se ky paralajmërim i Vetëvendosjes është legjitim. Por, që sipas tij VV-ja duhet të fillojë të respektojë vendimet e gjykatave.

“E drejta për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese sipas normave ligjore, është e drejtë e garantuar në Republikën e Kosovës. Kjo sigurisht se vlen edhe për Vetëvendosjen, e cila mbase në të ardhmen do të fillojë t’i respektojë edhe vendimet e gjykatave, ku ngritin vetë procedura, si në rastin e çështjes së nënkryetares së Kuvendit”, ka thënë Hoti për KosovaPress.

Por, sipas Mazllum Baraliut nëse ky projektligj do të kalojë edhe në lexim të dytë, dhe dërgohet në Kushtetuese, atëherë duhet të ndërpritet procedura derisa të trajtohet, dhe si i tillë nuk duhet të hyjë në fuqi. Kujtojmë se pesë kushte kishte vënë Partia Socialdemokrate kur si parti opozitare, më 21 dhjetor të vitit të kaluar bëri të mundur të kalojë në parim Projektligji për Buxhetin e vitit 2019. Të gjitha këto kushte, janë  plotësuar gjatë ditës së djeshme, duke përfshirë kështu edhe shkarkimin e ish-ministrit, Nenad Rikallo.