Qeveria po mundohet t’u ndihmojë kompanive të duhanit

Periskopi.com Lajme

Me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik, pesë vjet më parë ishte miratuar*-

Me këtë ligj shumë kufizime u ishin bërë bizneseve, të cilat merreshin me prodhim dhe shitjen e duhanit.

Pavarësisht këtij ligji, Qeveria e Kosovës është duke punuar që t’ia lehtësojë punën industrisë së duhanit.

Për këtë, me kërkesë të Odës Ekonomike të Kosovës, kryeministri Ramush Haradinaj ka angazhuar një këshill ndërministror, i cili po e bën hartimin e një koncept dokumenti.

Një veprim i tillë po konsiderohet se bie ndesh me Ligjin për Kontrollin e Duhanit, i cili ia ndalon qeverisë që të përkrahë ose ndihmojë në mënyra të ndryshme prodhimin e duhanit.

Qeveria është arsyetuar se me këtë iniciativë do të hapë vende të reja të punës por Kodra thotë se kjo po e rrezikon shëndetin publik.

Kohavisioni ka kontaktuar me kryetarin e ri të Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, por ai ka thënë se nuk ka shumë informacione.

Ani pse ishte sekretar paraprakisht në këtë institucion, Rukiqi ka thënë se nuk mund të flasë për këtë çështje, pasi vetëm pak ditë më parë ka marrë postin e kryetarit.

Ndërkaq, Zyra e Kryeministrit, përmes një përgjigjeje me shkrim, vetëm ka konfirmuar se është duke u punuar në këtë drejtim por pa dhënë detaje se çka saktësisht përmban ky koncept dokument.

“Nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim sepse ende është në fazën e diskutimeve nga të gjitha palët e përfshira në këtë proces. Do të thotë se qeveria, përmes Ministrisë së Financave që po udhëheqë me këtë, do të diskutojë me të gjitha palët e përfshira në proces dhe do të marrë për bazë opinionet e të gjithëve, përpara se të vendoset për draftin final të këtij koncept dokumenti”, thuhet në përgjigjen nga Qeveria e Kosovës.

Sidoqoftë, Shoqata për Mborjen e Pacientëve ka ngritur dyshime se përmes kësaj iniciative, do të pësojë ndryshime pastaj edhe Ligji për Kontrollin e Duhanit.