Veseli falënderon deputetët që votuan Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka përgëzuar Kuvendin për votimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve, shkruan Periskopi.

Veseli ka thënë se votimi i këtij ligji tregon që e ardhmja  e sigurt e fëmijëve të Kosovës është e rëndësishme.

“Falënderoj deputetët që votuan sot Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve, i cili dënon çdo formë të dhunës ndaj fëmijëve. Duke e votuar të gjithë deputetët pa dallim, treguam se e ardhmja e sigurt e fëmijëve të Kosovës është më e rëndësishme se gjithçka tjetër”, ka shkruar Veseli

Shkrimi i tij i plotë

Falënderoj deputetët që votuan sot Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve, i cili dënon çdo formë të dhunës ndaj fëmijëve. Duke e votuar të gjithë deputetët pa dallim, treguam se e ardhmja e sigurt e fëmijëve të Kosovës është më e rëndësishme se gjithçka tjetër