Ajo që i ka bërë sonte Liverpooli skuadrës nga Liga e Tretë angleze është thjesht çnjerëzore

Periskopi.com Sporti

Liverpooli absolutisht e ka shkatërruar skuadrën nga Liga e Tretë angleze, Lincolnin, madje me formacion të dytë, duke e mposhtur me rezultat 7-2.

Liverpooli ishte favorit absolut edhe para përballjes, por ndoshta nuk pritej një fitore e tillë pasi dihej se do të luante me rezervistë, shkruan Periskopi.

Ishte pikërisht Xherdan Shaqiri, i cili pati një start të rrallë, ai që hapi llogarinë e golave me një super realizim nga gjuajtja e lirë qysh në minutën e nëntë, pastaj filloi spektakli i golave.

Minamino 18′, 46′, Jones 32′, 36′, Grujic 65′ dhe Divock Origi në minutën e 89-të ishin realizatorët e tjerë që ia siguruan një fitore brilante ‘Të Kuqve’, në kuadër të EFL Cup, se ishim shumë afër të harronim të përmendnim kompeticionin. /Periskopi.com/

Liverpooli i shkon sonte skuadrës nga Liga e Tretë, Lincoln në EFL Cup: Starton Shaqiri, formacionet zyrtare

Periskopi.com Sporti

Liverpooli sonte me fillim nga ora 20:45 ndeshet me skuadrën nga Liga e Tretë, Lincoln City.

‘Të Kuqtë’ janë favoritë absolut në këtë përballje, derisa është rast fantastik edhe për Jurgen Klopp që t’u japë hapësira të rinjëve të skuadrës, që nuk e kanë rastin të luajnë shpesh në Premier League, shkruan Periskopi.

Xherdan Shaqiri luan nga minuta e parë.

Më poshtë, formacionet zyrtare:

Lincoln: 

Image

Liverpooli: Adrian, Williams, R. Williams, Van Dijk, Tsimikas, Grujic, Jones, Elliott, Shaqiri, Minamino, Origi.